• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Një epokë e re për bujqësinë shqiptare

Industria bujqësore e Shqipërisë është përballur me një sërë sfidash përgjatë historisë dhe për këtë arsye nuk është ende e zhvilluar në nivelet e duhura. Megjithatë, mundësitë e investimit po krijojnë një të ardhme të qëndrueshme për sektorin bujqësor të vendit.

Charlotte Ricca

29/06/2022

Bujqësia nuk dominon më ekonominë shqiptare. Megjithatë, ajo mbetet një sektor kyç, duke kontribuar me rreth 20% në PBB dhe duke mundësuar punësimin për më shumë se gjysmën e popullësisë së zonave rurale. Pavarësisht klimës së butë, tokës pjellore dhe ujit të bollshëm, bujqësia e vendit mbetet ende e pazhvilluar në nivelet e duhura, pasi është përballur me një numër të madh sfidash përgjatë historisë. Fragmentimi i tokës është i madh dhe kjo çështje ndikon në cilësinë dhe produktivitetin e kulturave të bujqësisë: pasi shumica e fermave janë të përmasave të vogla dhe të mesme, dhe këto të fundit kanë struktura me kosto të lartë.

Teknologjia e kufizuar dhe makineritë e vjetëruara ndikojnë gjithashtu produktivitetin, duke shkaktuar një humbje prej rreth 25% të rendimentit. Përveç kësaj, fuqia punëtore është në tkurrje, duke qenë se të rinjtë migrojnë në qytete të tjera ose jashtë vendit.

Industria ka nevojë për investime jetike për të përmirësuar ekonominë e saj në shkallë makroekonomike. Megjithatë, sektori nuk ka qenë i përkrahur mjaftueshëm nga institucionet financiare: kreditë për agrobiznesin zënë vetëm 2% të totalit të kreditimit të ekonomisë.

Aksesi në financime

Ky problem po trajtohet nga Struktura Mbështetëse e Agrobiznesit Shqiptar, e cila u lançua në vitin 2016 nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Nisma synon të përmirësojë aksesin në financim për agrobizneset vendase nëpërmjet linjave të dedikuara të kredisë ose duke ndarë rrezikun e kreditimit për sektorin e agrobiznesit. Qeveria është duke investuar 36 milionë euro në këtë strukturë, ndërkohë që BERZH po ofron deri në 100 milionë euro në financim dhe lehtësira për ndarjen e rrezikut. Intesa Sanpaolo Bank Albania i është bashkuar programit duke nënshkruar një marrëveshje për të mbështetur një instrument kreditimi, i cili pritet të nxisë prodhimin bujqësor.

"Fushat kryesore për investime janë agroturizmi, agropërpunimi, kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore, vreshtaria, kultivimi, ruajtja dhe eksporti i frutave dhe perimeve. Mundësitë gjithashtu ekzistojnë për prodhimin dhe përpunimin e kulturave bujqësore të një vlere të lartë në të ardhurat financiare siç është për shembull bujqësia organike, duke qenë se aktualisht ka një përdorim të kufizuar të plehrave dhe pesticideve në Shqipëri."

Elena Balliu, Drejtore e Departamentit të Biznesit të Vogël në Intesa Sanpaolo Bank Albania

Pamundësia për të siguruar "origjinën e produktit" përbën ende një pengesë për eksportet, problem ky i cili kërkon më shumë përpjekje npër tu adresuar nga organet vendimarrëse. Sapo kjo pengesë të jetë tejkaluar, mund të jemi optimistë për krijimin e tregjeve të reja të cilat do të rrisin eksportet.

Deficiti tregtar

Për shkak të sfidave me të cilat përballet bujqësia në Shqipëri, vendi mund të mbulojë nevojat e konsumit të brendshëm vetëm për disa produkte bujqësore. Si rezultat, ka një çekuilibër tregtar krahasuar me BE-në dhe vendet fqinje: në vitin 2020, importet e produkteve bujqësore ishin pak më shumë se 1 miliardë dollarë, ndërsa eksportet arrinin vlerën e vetëm 365 milion dollarë.

Produktet më të mëdha të importit përfshijnë drithërat, sheqerin, frutat, shpendët dhe ushqimet e kafshëve të lidhura me sojën. Kjo për shkak se prodhimi i këtyre mallrave është shpesh tepër i specializuar për sistemet e bujqësisë tradicionale familjare. Megjithatë, me investimet e fundit synohet që industria shqiptare të përmirësojë bujqësinë e saj me anë të metodave më të përparuara dhe të bëhet më e vetë-mjaftueshme.

Ndërsa qeveria po kërkon të reduktojë importet, eksportet janë në rritje: pati një rritje prej 10% në 2022 nga vitii i kaluar. Tregtia e frutave dhe perimeve po shënon rezultate të mira, pavarësisht sfidës së fragmentimit të tokës dhe mungesës së fuqisë punëtore të specializuar. Megjithatë, duhet bërë më shumë për të adresuar çekuilibrin tregtar. Një pengesë kryesore është se qumështi ose mishi nuk mund të eksportohen në vendet e BE-së, pasi prodhuesit aktualisht nuk përmbushin kërkesat e çertifikimit të origjinës së produktit. Ky është një shqetësim i madh për Ministrinë e Bujqësisë: për shkak të këtyre kufizimeve, prodhuesit nuk janë në gjendje për të arritur ekonominë e shkallës, pasi tregu vendas është shumë i vogël.

"Pamundësia për të siguruar "origjinën e produktit" përbën ende një pengesë për eksportet, problem ky i cili kërkon më shumë përpjekje npër tu adresuar nga organet vendimarrëse- thotë Balliu. "Sapo kjo pengesë të jetë tejkaluar, mund të jemi optimistë për krijimin e tregjeve të reja të cilat do të rrisin eksportet."

Bujqësi e qëndrueshme

Ka pasur edhe investime në bujqësi të qëndrueshme, menaxhimin e mbetjeve dhe efikasitetin e energjisë. Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri dominohet ende nga një qasje e grumbullimit dhe asgjësimit linear, në vend të një sistemi të menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të mbetjeve, dhe parimi i "ndotësi-paguan" nuk është zhvilluar ende mirë.

Megjithatë, Plani Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (2020-2035) ka zhvilluar një udhërrëfyes drejt integrimit të parimeve të ekonomisë qarkulluese dhe nxit prodhuesin e përgjegjshëm. Si rezultat, Shqipëria ka filluar të kalojë nga një ekonomi lineare në një ekonomi qarkulluese duke zbatuar standardet e BE-së mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Ndërsa industria bujqësore e Shqipërisë ka ende shumë për të bërë që të jetë konkurruese me homologët e BE-së në produktivitet, hapa positive tashmë janë marrë. Investimet po ndihmojnë në përmirësimin e prodhimit, eksportet janë në rritje dhe koncepti i ekonomisë qarkulluese po fillon dalëngadalë të zbatohet.

Investimi në bujqësi ofron mundësi zhvillimi të qëndrueshëm. Besoj se po hyjmë në një epokë të re, ku prioritet të lartë do të ketë eksporti i produkteve me vlerë të lartë dhe rritja e prodhimit për të përmbushur nevojat e konsumatorit vendas; duke siguruar kështu një të ardhme të qëndrueshme për industrinë e prodhimeve bujqësore.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0