• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Zbulimi i një perle të fshehur: si po e mbështet Intesa Sanpaolo zhvillimin e turizmit shqiptar

Alberto De Stavola, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Menaxher ESG (Qeverisje me bazë mjedisore dhe sociale) i Intesa Sanpaolo Bank Albania, shpjegon se si grupi Intesa Sanpaolo po mbështet zhvillimin e industrisë se turizmit në Shqipëri, e cila është në proces zhvillimi.

Rosie Murray-West

20/07/2022

Shqipëria është një vend ku ka 280 ditë me diell në vit, peisazhe me pamje spektakolare, plazhe të virgjëra dhe vende historike, që e bëjnë një pikë të rëndësishme dhe duhet të jetë në radarin e çdo turisti ndërkombëtar.

Por ekzistojnë disa probleme të cilat i stepin vizitorët potencialë, siç janë vazhdimi i punimeve te projekteve te infrastrukturës gjatë sezonit veror, trajnimi i pamjaftueshëm i stafit dhe ndonjëherë një promovim i kufizuar i vendit si një destinacion turistik në vende te ndryshme te cilat perbejne potencial per te thithur vizitore - thotë Alberto De Stavola, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania.

“Qeveria ka rritur ndjeshëm investimet në infrastrukturë gjatë viteve të fundit,” thotë ai. “Por duhet bërë më shumë për të ngushtuar hendekun me standardet e ofruara nga vendet fqinje.

“Duhet bërë më shumë përpjekje për reklamimin dhe promovimin e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar – për ta vendosur vendin në hartën turistike si një perlë e fshehur për t’u zbuluar”.

Roli i grupit Intesa Sanpaolo në Shqipëri

Ndërsa vendi po rimëkëmbet pas pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, qeveria shqiptare po i jep prioritet zhvillimit të sektorit të turizmit. Ajo po investon shumë në infrastrukturë – dhe Intesa Sanpaolo po ofron mbështetje për ato biznese që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në sezonin veror gjatë kthimit të turistëve.

“Ne po shqyrtojmë dhe përpunojmë aplikimet për financimin e operatorëve në të gjitha nivelet, duke ofruar jo vetëm mbështetje financiare, por edhe konsulencë gjatë të gjitha hapave të aplikimit të tyre”, thotë De Stavola.

Klientët e Bankës përfshijnë hotele të të gjitha madhësive dhe vlerësimeve si dhe biznese të tjera në sektorin e turizmit si restorante dhe bare.

Një nismë e re e quajtur Lehtësia e Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri (ALMAT) ofron edhe më shumë mundësi për bizneset shqiptare: ata mund të kenë akses në financa dhe të përfitojnë një rimbursim prej 10% të huamarrjes sapo të përfundojë investimi. “Kjo është vërtet tërheqëse për klientët tanë,” thotë De Stavola.

Si drejtuesi i ESG i Bankës në Shqipëri si dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, ai është krenar që kompania mbështet të gjithë sektorët ndërsa ata përparojnë në mënyrë të qëndrueshme.

“Ky është një nga diferencuesit e bankës në tregun vendas,” thotë ai. “Ne jemi ndër Bankat më të angazhuara, duke projektuar vazhdimisht programe specifike për të mbështetur integrimin social dhe ekonominë qarkulluese. Mund të përmendim veçanërisht investimet në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe financimin e automjeteve elektrike me emetim të ulët të gazeve serë."

“Ne gjithashtu ndajmë praktikat më të mira që kemi marrë nga veprimtaria në nivel grupi dhe në Divizioni ndërkombëtar i Bankave filiale, duke u përpjekur të gjejmë mënyrat më efikse për të aplikuar praktika të tilla në sektorin e biznesit shqiptar.”

"Në të gjitha ndërveprimet tona me klientët ekzistues dhe ato potencialë, ne kërkojmë mënyra për të qenë partnerët e tyre në terma afatgjatë, për t'i mbështetur ata më shumë se thjesht duke i ofruar një produkt ose shërbim."

Alberto De Stavola, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Menaxher QMS-je, Intesa Sanpaolo Bank Albania

Kostoja e pandemisë Covid-19

Gjatë ditëve të para të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, Intesa Sanpaolo mbështeti klientët e saj pasi sektori i turizmit u dëmtua nga kufizimet e shteteve. “Ne aplikuam një program të gjerë moratoriumesh për klientët e ekspozuar ndaj sektorit të turizmit, duke përfshirë ngrirjen e shlyerjes së kësteve dhe zgjatjen e kohëzgjatjes së kredisë, si dhe rregullimin e planeve të ripagimit dhe pritjet e fluksit të parave.

“Këto ishin shumë efektive. Ata shmangën pasoja të pakthyeshme në veprimtarinë e biznesit. Dhe kjo me të vërtetë e mbështeti sektorin e përgjithshëm në mënyrë që ai të rikthehej pa humbur kohë në gjendjen normale.” Si rrjedhojë, turizmi shqiptar verën e kaluar i tejkaloi pritshmëritë dhe De Stavola shpreson që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sfidat e së ardhmes

Ndërsa Shqipëria punon shumë për përmirësimin e infrastrukturës dhe trajnimit, De Stavola thotë se ka ende probleme për t'u zgjidhur. “Ka një shkallë të lartë të informalitetit në ekonomi, gjë që e bën shumë të vështirë vlerësimin e rrezikut real nga ana e institucioneve financiare. Kjo është një çështje që duhet të përmirësohet për t'iu afruar edhe më shumë standardeve ndërkombëtare perëndimore."

“Nuk ka gjithashtu një përcaktim të qartë kur bëhet fjalë për dokumentet e pronësisë – gjë që bëhet pengesë për bankat kur ato duhet të konsiderojnë një pronë si kolateral për financim."

“Industria bankare po advokon me autoritetet në nivel lokal dhe qendror për të zgjidhur këtë çështje dokumentacioni,” shpjegon ai, duke shtuar se, megjithëse ka një proces për dixhitalizimin e pronësisë së tokës, është një “aktivitet i cili kërkon shumë kohë”.

Ne po përpiqemi të bëjmë diskutime proaktive me autoritetet si dhe t'ju shpjegojmë klientëve tanë se si mund t'u ofrojmë atyre më shumë nëse ata janë më transparentë."

Mundësia troket

Projektet infrastrukturore që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri do ta bëjnë udhëtimin më të lehtë dhe do të sjellin më shumë vizitorë, thotë De Stavola, me hapjen e një aeroporti të ri në jug të vendit deri në vitin 2025, duke dyfishuar kapacitetin e tij për të pritur vizitorë nga rruga ajrore.

Së bashku me rrugët e reja malore, marinat, portet dhe infrastrukturën përreth, ai thotë se Shqipëria po transformohet: “Ka shumë interes nga Banka jonë për të mbështetur një pjesë të këtij zhvillimi. Zgjedhja e Shqipërisë si destinacion turistik pritet të ndryshojë në mënyrë të dukshme në aspektin pozitiv.”

Për të ndihmuar në mbështetjen e klientëve në këtë moment, grupi Intesa Sanpaolo po lançon dy produkte të reja në rajon: një platformë e menaxhimit të fluksit të parave të quajtur “Confirming” i cili do të ndihmojë kompanitë që eksportojnë nga Shqipëria për të reduktuar rrezikun dhe borxhin financiar. Gjithashtu do të prezantohet dhe një skemë dixhitale kredie që do të ndihmojë kompanitë për të ndërmarrë hapin tjetër drejt dixhitalizimit të bizneseve të tyre për të përmbushur pritshmëritë moderne.

Me gjithë këtë risi që kontribuon në zhvillimin e industrisë së turizmit, De Stavola shpreson që edhe ata që nuk e kanë konsideruar më parë Shqipërinë si destinacion pushimi, do të gjejnë arsye për ta provuar.

Besoj se çdo turist që vjen në Shqipëri me pak paragjykim mbi atë se çfarë e pret do të befasohej në aspektin pozitiv dhe me siguri do të rikthehej vit pas viti – sepse do t’i bënte jashtëzakonisht shumë përshtypje ajo çfarë do të gjente këtu. Është me të vërtetë një destinacion turistik i mahnitshëm dhe unik.

Imazhe nga Shqipëria

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0