• No Suggestions Result

Agjencia e Sigurimit të Depozitave

KUADRI LIGJOR

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD)

Pse paratë e tua janë të sigurta në Bankë?

31/08/2021

Çfarë është Agjencia e Sigurmit të Depozitave (ASD)?

Ligji nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar, përcakton rregullat për funksionimin e skemës së sigurimit të depozitave të personave fizikë (individëve), tregtarëve dhe shoqërive tregtare në banka dhe shoqëritë e kursim-kreditit në Republikën e Shqipërisë. 
Agjencia e Sigurimit te Depozitave (ASD) Siguron dhe Kompenson depozitat e sigurueshme të çdo depozituesi në çdo subjekt anëtar të skemës si më poshtë:

Në bankë ose në degën e bankës së huaj në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 Lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë bankë. 
Në këtë mënyrë, paratë e Tua janë të sigurta në Banka dhe janë edhe të siguruara me zero kosto për ty si klient deri në një shumë maksimale prej 2,500,000 lekësh. Janë Bankat ato që kanë detyrimin ligjor të paguajnë për sigurimin e depozitave. Nëse një klient (rezident, jo rezident, individ apo subjekt biznesi) ka jo vetëm një llogari rrjedhëse, pra ka edhe llogari kursimi apo depozite, pavarësisht monedhës, shuma totale e parave në të gjitha llogaritë së bashku deri në maksimumin prej 2,500,000 lekësh është e siguruar. Agjencia e Sigurimit te Depozitave ka krijuar një fond i cili shërben për të siguruar dhe kompensuar depozitat. Procesi i kompensimit nis kur Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftohet nga Autoriteti mbikqyrës që banka ka filluar procesin e likuidimit të detyrueshëm. Depozitat në valutë kompensohen deri në limitin e përcaktuar nga ligji. Ato konvertohen në monedhën Lek me kursin e përcaktuar nga Banka e Shqiperisë në ditën që Banka është vënë në likuidim.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0