• No Suggestions Result

Funskionalitetet e shërbimit bankar dixhital

SHERBIMI BANKAR DIXHITAL

Funksionalitetet e shërbimit bankar dixhital

Cilat janë disa nga funksionalitetet e shërbimit Bankar Dixhital?

03/09/2021

Cilat janë Shërbimet dhe Funksionalitetet kryesore që shërbimi bankar dixhital ofron?

-    Faqen kryesore: mund të shohësh përmbledhjen e të dhënave rreth produkteve kryesore. 
-    Llogaritë: mund të verifikosh gjendjen e llogarisë apo të shikosh veprimet e kryera. 
-    Depozitat dhe Llogaritë e kursimit: mund të shohësh informacion të detajuar për statusin dhe veprimet.
-    Kreditë: mund të gjesh detaje mbi shumën e mbetur për tu paguar, këstit të ardhshëm, detajet e ripagimit të kredisë etj.
-    Fondet: mund të shohësh të dhëna rreth fondit të investimit.
-    Kartat: mund të verifikosh informacionin e kartave të debitit apo kreditit, si dhe të shlyesh detyrimin e kartës së kreditit menjeherë, apo të kërkoni ndryshim limiti të kartës apo ndarjen me këste të blerjeve. 
-    Pagesat: mund të kryesh pothuajse të gjitha tipologjitë e pagesave si për shembull: 

-    Kundrejt llogarive personale; 
-    Kundrejt të tretëve brenda të njëjtës bankë; 
-    Brenda vendit apo edhe pagesa ndërkombëtare; 
-    Gjithashtu mund të regjistrosh përfituesin;
-    Të ruash shembuj pagesash për ti përdorur kur nevojiten 
-    Të verifikosh të gjitha pagesat e kryera
-    Kryesh pagesat e faturave utilitare, rimbushjet e telefonit, apo pagesat e taksave e detyrimeve te tjera, gjithashtu mund te kryhen online.

Disa funksionalitete të tjera janë edhe:

-    Njoftimet në kohë reale. 
-    Tërheqja e parave në bankomat pa kartë.
-    Krijimi i kartave virtuale apo kufizimi i përdorimit të kartës permes gjeokontrollit.
-    Pagesat direkte me numër celulari.
-    Mbledhja e përshtypjeve të klientit. 
-    CHAT-i apo edhe komunikimi me asistentë virtuale ‘Chatbot’.

Së fundmi gamës së gjerë të funksionaliteteve i janë shtuar edhe disa risi për tregun të cilat kanë të bejnë me proceset e shitjes apo edhe aplikimeve për produkte e shërbime bankare. Disa Banka mundësojnë vetëm fazën e aplikimit, ndërkohe që disa të tjera mundësojnë procesin "nga fillimi deri në fund” për procese specifike shitjeje falë Firmës së Kualifikuar Elektronike që mundëson firmosjen e dokumenteve pa praninë fizike. 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0