• No Suggestions Result

Mbrojtja e të dhënave personale

KUADRI LIGJOR

Mbrojtja e të dhënave personale

Cilat janë disa aspekte të mbrojtjes së të dhënave personale në Banka?

03/09/2021

Banka për qëllime të identifikimit të klientëve dhe të ofrimit të shërbimeve e produkteve mbledh dhe përpunon të dhëna personale të klientëve të saj. Parimet e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale përcaktohen nga Ligji nr. 9887 date 10.03.2008.

Të dhëna personale, quhen të gjitha informacionet që e identifikojnë ose e bëjnë të identifikueshëm një person fizik. Ato ndahen në dy kategori të mëdha si më poshtë:

a)     Të dhëna personale: ku përfshihen elementët, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Këtu hyjnë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.

b)    Të dhënat sensitive: janë ato që përfshijnë çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.


I.    Parimet mbi të cilat grumbullohen dhe përpunohen të dhënat personale janë: 

-    Përpunimi në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme i të dhënave personale të klientëve;
-    Grumbullimi për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe përpunimi në përputhje me këto qëllime;
-    Të dhënat e grumbulluara duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
-   Në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdo veprimi për të siguruar që të dhënat e pasakta e të parregullta të fshihen apo të ndryshohen;
-    Në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.


II.    Kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave janë për:*
 
-    Hartimin dhe përmbushjen e kontratave, në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë; 
-    Të mbrojtur interesat jetike të subjektit të të dhënave; 
-    Përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit; 
-    Kryerjen e një Detyre Ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat; 
-    Ndjekjen e Interesave Legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këta interesa mbizoterojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave.

*Nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë Pëlqimin;

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0