• No Suggestions Result

Përfitimet e shërbimit bankar dixhital

SHERBIMI BANKAR DIXHITAL

Përfitimet e shërbimit bankar dixhital

Cilat janë disa nga përfitimet kryesore të shërbimit Bankar Dixhital?

03/09/2021

Përfitimet kryesore të Shërbimit Bankar Dixhital 

 

-    Kryerja e veprimeve bankare në çdo Kohë dhe në çdo Vend

Celularët smart apo kompjuterat janë në dispozicion 24 orë duke të mundësuar kryerjen e veprimeve bankare shpejt në kohë dhe pa u kufizuar nga orari i punës së bankës.  Një shoqëri që eviton përdorimin e parave në dorë është shumë më efikase dhe lejon një menaxhim më të zgjuar edhe të burimeve financiare.

-    Përdorimi i funksionaliteteve që ofrohen në platformë

Ato variojnë nga funksionalitetet më bazike deri tek ato më të avancuarat. Funksionalitetet janë shtuar për shkak të rritjes së kërkesës së individëve, por dhe sepse shumë lojtarë në tregun jo-bankar po sjellin risi në treg dhe kjo i ka detyruar bankat të përshtasin dhe përmiresojnë ofertën e tyre. Sot zgjedhja e platformës po drejtohet drejt zgjidhjeve që vendosin ekuilibrin midis elementit njerëzor dhe automatizimit dixhital.

-    Siguria që krijohet falë shërbimeve online 

Ky aspekt mbetet një nga përparësitë kryesore. Kjo vlen për të gjitha shërbimet online. Kërcënimet kibernetike hasen kudo, por bankat marrin vazhdimisht masa sigurie dhe monitorimi. P.sh, shumë aplikacione bankare tani përdorin identifikimin biometrik si gjurmët e gishtave apo njohjen e fytyrës. Ka platforma që kërkojne edhe identifikim shtesë nëse vërejnë ndonjë sjellje të dyshimtë. Përgjithësisht, transaksionet elektronike janë më të sigurta pasi përdoruesi nuk mban para me vete dhe ato mund të gjurmohen lehtësisht.


-    Krijon kontroll mbi financat e tua me aftësinë për tu vetë-shërbyer

Tani marrja dhe dërgimi i parave është shumë më i thjeshtë. Mjetet e automatizuara të kursimit dhe njoftimet nëpërmjet mesazheve automatike “Push” si p.sh. për balancë negative apo kalim të linjës së Overdraftit apo edhe për aktivizimin e Kartave të Debitit apo Kreditit nga aplikacioni, rrisin kontrollin e përdoruesit.

-    Ofrimi i një baze më të gjerë komunikimi

Së fundmi, platforma online që mund të përdoret edhe për ndarjen e informacioneve financiare e sociale, për fushata të ndryshme apo përfshirjen në iniciativa me impakt social.

*Mos harroni, shërbimi bankar dixhital mund të përdoret paralelisht me kanalet tradicionale të shërbimit. Je ti që bën zgjedhjen për shërbimin që funksionon më mirë për ty!

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0