• No Suggestions Result

Karriera në Intesa Sanpaolo Bank Albania

mundesi punesimi

Mundësi punësimi

Po kërkon për një punë të re? Je student dhe po kërkon për mundësi të reja zhvillimi dhe trajnimi?
Përse Intesa Sanpaolo Bank Albania?

Përse Intesa Sanpaolo Bank Albania?

Ndër vite Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. i ka konsideruar Punonjësit si pulsin e korporatës të cilët përballen çdo ditë me aktivitetet e biznesit dhe sjellin risi. Ata janë burimi themeltar i rritjes së bankës duke shpalosur vlerat e përbashkëta të etikës së Grupit duke siguruar konsumatorët me produktet dhe shërbimet më të mira në treg dhe duke përmbushur detyrat e caktuara në mbështetje të objektivave strategjike të kompanisë në aspektin e gjenerimit te vlerave sociale, ekonomike dhe tregtare. Banka nga ana e saj menaxhon biznesin dhe frymëzon punonjësit.

Zhvillimi i punonjësve të bankës dhe krijimi i ndjenjës së përkatësisë është qasja e strategjive të Burimeve Njerëzore në këto vite, për të gjetur mënyra të motivimit dhe mbajtjes së punonjësve, pasurimin e aftësive dhe kompetencave profesionale duke vazhduar të investojë vazhdimisht në trajnime. Ne mendojmë se rritja dhe zgjerimi i njohurive dhe aftësive janë vlera shtesë dhe qëllime të domosdoshme për arritjen e metodologjisë sonë në biznes.

Si të bëhesh pjesë e Intesa Sanpaolo Bank Albania

Si të bëhesh pjesë e Intesa Sanpaolo Bank Albania

Procesi i përzgjedhjes

Ne e bazojmë përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të rinj mbi mënyrën se si aftësitë e tyre kryesore i përshtaten më së miri pozicioneve individuale të ofruara, duke i mundësuar kështu të arrijnë potencialin e tyre të plotë në vendin e tyre të ri të punës. Metoda të ndryshme përdoren gjatë procesit, në mënyrë që të sigurohet që vlerësimi i kompetencave të jetë sa më objektiv, efektiv dhe i besueshëm të jetë e mundur. Secili kandidat i përfshirë në procesin e përzgjedhjes për një pozicion brenda Intesa Sanpaolo Bank Albania kalon deri në tre raunde përzgjedhjeje, të cilat kërkojnë përmbushjen e kritereve të caktuara para se kandidati të kalojë në raundin tjetër. Këto intervista përfshijnë përzgjedhjen e përbashkët nga përfaqësuesi/ja e Burimeve Njerëzore dhe menaxherët e njësisë organizative që punësojnë punonjësin e ri. Në varësi të pozicionit që do të plotësohet, procesi i përzgjedhjes mund të përfshijë gjithashtu një test të gjuhës së huaj, një test në lidhje me zotërimin e programit MS Excel, teste të aftësive llogjike dhe/ose një intervistë shtesë përzgjedhëse.

Raundi i përzgjedhjes

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, secili kandidat që është përfshirë në një nga raundet e përzgjedhjes do të presë komentet përkatëse. Të dhënat e kandidatëve të përfshirë në procesin e përzgjedhjes ruhen dhe qëndrojnë në bazën e të dhënave të Intesa Sanpaolo Bank Albania për tu rishikuar në rastet e lajmërimit të hapjes së pozicioneve të ardhshme. Ekziston mundësia për të kontaktuar përsëri kandidatin në rast të një pozicioni të hapur i cili është në përputhje me aftësitë dhe interesat e tyre profesionale.

Prezantimi i punëdhënësit

Për të takuar kandidatët potencialë dhe për t’u paraqitur atyre mundësitë e punës dhe perspektivat e karrierës brenda Intesa Sanpaolo Bank Albania, ne bashkëpunojmë me një numër të madh institucionesh, institucione të arsimit të lartë dhe shoqata studentore.

Për këtë arsye, Intesa Sanpaolo Bank Albania merr pjesë në aktivitetet e organizuara për ditët e karrierës në shumë universiteteve në të gjithë Shqipërinë, bashkëpunon me zyrën e karrierës së universiteteve të ndryshme dhe bashkëpunon me shoqata të ndryshme studentësh.

Paketa e përfitimeve

Paketa e përfitimeve

  • Paga e 13-të është pjesë e kontratës së punës 
  • Bonus vjetor mbi bazën e Vlerësimit të Performancës 
  • Ekstra Bonus incentivues për stafin e shitjeve (2 herë në vit)  
  • Plan Kursimi i dedikuar për punonjësit me kontribut edhe nga Banka
  • Zhvillim karriere brenda grupit Intesa Sanpaolo përmes programit "Talent Program"
  • Trajtim ushqimor me kuotë të caktuar mujore
  • Mundësi për të punuar nga Shtëpia “Smart Working” 
  • International Healthcare për sëmundjet e renda: Mbulim në të gjithë botën deri në 1,000,000 Euro
  • Sigurim Shëndetësor ne Shqipëri dhe Itali me limit maksimal 20,000 euro/vit 
  • Shërbim profesional i mbështetjes psikologjike 24/7
  • Mbështetje financiare 1 pagë bruto në raste fatkeqësish familjare
  • Ditë leje ekstra mbi bazën e vjetërsisë në punë 
  • Kredi hipotekore/konsumatore/overdraft me interesa preferenciale
  • Komisione preferenciale për produkte bankare
  • Interesa preferenciale për Depozita 
  • Laptop Personal
Si të ndjekësh një karrierë me ne?

Si të ndjekësh një karrierë me ne?

Lëvizjet e brendshme

Kur pozicione të reja hapen ose plotësohen, ne gjithashtu u ofrojmë mundësi punonjësve tanë të cilët janë në kërkim të një përvojë të re nga ajo që kanë aktualisht. Duke marrë pjesë në rekrutimin e brendshëm, punonjësit tanë zhvillojnë dhe zgjerojnë bazën e njohurive të tyre të mëparshme dhe, në të njëjtën kohë, njësitë organizative krijojnë energji dhe forcë të re brenda radhëve të tyre nga individë të cilët e dinë se si funksionon sistemi, por njëkohësisht sigurojnë një perspektivë të re dhe të ndryshme.

Përvoja ndërkombëtare

Punonjësit e Intesa Sanpaolo Bank Albania, anëtare e grupit lider bankar Intesa Sanpaolo, kanë mundësinë të marrin pjesë në rekrutimin e brendshëm ndërkombëtar të Grupit Intesa Sanpaolo, dhe në këtë mënyrë të kenë një mundësi për të fituar përvojë ndërkombëtare në bankën mëmë, ose në një nga divizionet e shumta pjesë të grupit. Duke punuar jashtë vendit, në pjesën më të madhe të rasteve për dy vite, punonjësit fitojnë njohuri të çmuara specialiste, zhvillojnë kompetencat e tyre profesionale dhe zotërojnë gjuhë të huaja. Marrëveshja ndërkombëtare është e përkohshme në natyrë dhe me përfundimin e saj, punonjësi kthehet në njësinë e tij fillestare organizative brenda strukturave të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Duke punuar si pjesë e një ekipi ndërkombëtar, zhvillohen edhe më tej aftësia e tolerancës ndaj diversitetit, kulturave të ndryshme, zakoneve dhe normave shoqërore, e cila pasuron ndjeshëm jo vetëm personin në aspektin individual, por edhe organizatën në të cilën ai përket. Me kthimin e tyre në Shqipëri, dhe me shkëmbimin e përvojave të tilla, ekipi ynë po bëhet gjithnjë e më i fortë në këndvështrimin e frymës së tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit të klientëve dhe kolegëve. Njohuritë dhe përvoja e fituar, si dhe ndarja e tyre në mënyrë altruiste me kolegët, mund të jenë një faktor shtesë për progresin e mëtejshëm të punonjësve në Bankën tonë. Përvojat e mëparshme ndërkombëtare nxisin interesin domethënës të Grupit ISP për punonjësit tanë, por edhe aplikimet e mëtejshme të kolegëve tanë. Disa punonjës tashmë janë kthyer, disa janë ende në ekipe ndërkombëtare, dhe disa të tjerë po planifikojnë aktualisht të bëhen pjesë e këtij programi në një të ardhme të afërt.

Trajnimi dhe zhvillimi

Trajnimi dhe zhvillimi

Ne monitorojmë, mbështesim dhe fuqizojmë punonjësit tanë përgjatë rrugëtimit të tyre të karrierës.
Ne ofrojmë mundësi trajnimi në profile specialiste dhe menaxheriale në përputhje me interesat e punonjësve.
Ne po hapim horizonte të reja përmes bashkëfinancimit të shkollimit të mëtejshëm të punonjësve. Ne besojmë se mësimi dhe zhvillimi janë një investim, jo një kosto. Meqenëse ne e dimë se mësimi nuk arrihet vetëm duke dëgjuar leksione, ne krijojmë aktivitete me qëllime zhvilluese duke përdorur mjete të ndryshme, kanale dhe metoda ndërvepruese. Përfito nga mjedisi stimulues dhe mbështetës në të cilin "e vetmja konstante është ndryshimi".

Mundësi punësimi

Mundësi punësimi

Për të parë pozicionet vakante në Intesa Sanpaolo Bank Albania kliko këtu.

Mundësi për Praktikë Profesionale

Mundësi për Praktikë Profesionale

Intesa Sanpaolo Bank Albania investon vazhdimisht në zhvillimin teknologjik dhe zhvillimin e personelit cilësor, sepse investimi në kapitalin intelektual është parakushti bazë i përsosmërisë në cilësinë e shërbimeve dhe konkurrencës së lartë në tregun bankar modern.
Në qoftë se je:

  • një student i shkëlqyer që ndjek vitet e dyta, të treta ose më të larta të programit të studimit universitar me kohë të plotë të inxhinierisë elektrike, shkencave kompjuterike, informatikës, shkencës-matematikës dhe programe të tjera studimi të ngjashme në universitet,
  • i tërhequr nga puna në sektorin bankar,

duke dërguar një CV në hr@intesasanpaolobank.al ti mund të kesh mundësinë: të përzgjidhesh për të punuar në një mjedis bashkëpunues, inovator dhe të përparuar në aspektin teknologjik, ndërkohë që mund të ndjekësh dhe përfundosh pjesën e mbetur të programit të studimit universitar.
 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0