• No Suggestions Result

PRANIA NDERKOMBETARE

Ekonomia e Hungarisë do të rimëkëmbet me 10% deri në vitin 2022, thotë Pál Simák DPE i Bankës CIB

Pál Simák, kryetar dhe DPE i degës hungareze të Intesa Sanpaolo, CIB Bank, beson se ekonomia hungareze do të shënojë një transformim të fortë.

22/07/2021

Me rihapjen e ekonomisë, e cila po ndodh relativisht shpejt në krahasim me vendet e tjera, Hungaria do të përjetojë një rritje të madhe të konsumit lokal duke qenë se gjatë pandemisë janë mbledhur shumë faktorë, thotë Pál Simák.

Kryetari dhe DPE i Bankës CIB beson se ekonomia hungareze mund të rritet me rreth 5% këtë vit, dhe pritshmëria për 2021 dhe 2022 në mënyrë kumulative është një rritje prej 10% në PBB.

Ai ia atribuon këtë potencial për një rritje të shpejtë të ekonomisë themeleve që Hungaria ka ngritur tashmë: bankat që janë të forta dhe të përgatitura për të nxitur investimet; prodhimi i brendshëm bruto parashikohet të rritet në nivelet para pandemisë; dhe konsumatorët që përgatiten për të nxitur konsumin e brendshëm.

Intervista e plotë e Pál Simák

Pál Simák, kryetar dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës CIB, filiali hungarez i Grupit Intesa Sanpaolo, beson se ekonomia hungareze është në rrugën e duhur për një kthim të fortë.

"Unë besoj se rikthimi do të jetë disi më i lartë se mesatarja rajonale," thotë ai. "Unë mendoj se ne mund të rritemi me rreth 5% këtë vit, dhe pritshmëria për 2021 dhe 2022 në mënyrë kumulative është një rritje prej 10% e PBB-së."

Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen bizneset në sektorë si hoteleria dhe turizmi, Hungaria duket se është në një pozicion relativisht të fortë krahasuar me vendet fqinje.

Qeveria veproi me vendosmëri për të mbështetur individët dhe bizneset. Simák beson se pezullimi i shlyerjes së kredisë, ose i njohur ndryshe si moratoriumi i huasë, është një faktor veçanërisht i rëndësishëm në reagimin ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në vend.

“Ne jemi dëshmitarë të një rritje prej 25% deri në 30% nga viti në vit në kursimet e individëve”, thotë ai. “Kjo është për shkak të një ndërthurje të moratoriumit dhe një qasjeje natyrisht të kujdesshme gjatë pandemisë, por mendoj se me hapjen e ekonomisë – e cila po ndodh relativisht shpejt në krahasim me vendet e rajonit – do të shohim një rritje të madhe të konsumit lokal sepse shumë para janë grumbulluar gjatë pandemisë si rezultat i faktorëve të lartëpërmendur. Kjo është një arsye për të qenë optimistë.”

Përfundimi i moratoriumeve mund të zbehë rimëkëmbjen, pasi familjet dhe bizneset do të duhet të fillojnë të ripagojnë kreditë. Por Simák thotë se përvoja e vendeve të tjera në rajon që tashmë i kanë përfunduar pezullimet e huave ka qenë përgjithësisht pozitive, me vetëm një përqindje të vogël të familjeve dhe bizneseve që luftojnë për të përmbushur detyrimet e ripagimit.

"Kjo ka të ngjarë të jetë situata edhe në Hungari," shton ai. “Por është e vërtetë që për momentin ne nuk e dimë saktësisht se si përfundimi i moratoriumit do të ndikojë në performancën ekonomike në nivel makro.”

Megjithatë, një rritje në konsumin e brendshëm do të nxisë rimëkëmbjen e Hungarisë edhe në vazhdim. Prodhimi është një sektor vendimtar në ekonominë hungareze, me një pjesë të madhe të prodhimit të destinuar për eksport. Në atë masë, rimëkëmbja mbështetet shumë në klimën ekonomike në tregjet kryesore të eksportit si Gjermania dhe jashtë Evropës, SHBA-ja. Për momentin, këto tregje po rimëkëmben relativisht shpejt, duke u dhënë prodhuesve hungarezë arsye për optimizëm të kujdesshëm.

“Ne presim një përshpejtim mjaft të madh në rritjen e nivelit të prodhimit, me rreth 10%,” thotë Simák. "Kjo është e rëndësishme sepse prodhimi është një nga përbërësit kryesorë të PBB-së sonë."

Është shumë e mundur që, pasi e ka përballuar stuhinë e shkaktuar nga COVID-19, më mirë se shumë homologë rajonalë, rimëkëmbja e Hungarisë mund të jetë pak më e mirë se mesatarja e BE-së. Në veçanti, vala e dytë e COVID-it pati një ndikim më të vogël se sa pritej në aktivitetin ekonomik, duke rezultuar në rritjen e PBB-së për vitin 2020, mbi nivelet e parashikuara.

Rikthimi i rritjes së ekonomisë do të mbështetet në një sektor të fuqishëm bankar që është i përgatitur të mbështesë investimet e biznesit. Edhe këtu ka arsye për besim. Një raport i fundit i Intesa Sanpaolo i titulluar "Perspektiva Ekonomike dhe Bankare" pohoi se, "pavarësisht mjedisit që po kalon një recesion ekonomik, kapitali, likuiditeti dhe pozicionet e financimit të sektorit bankar vazhdojnë ende të mbeten të forta". Simák pajtohet me këtë vlerësim.

"Por në përgjithësi, Hungaria duket se ka themelet për një kthim të shpejtë të rritjes ekonomike. Bankat janë të forta dhe të përgatitura për të nxitur investimet, niveli i prodhimit të brendshëm pritet të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe konsumatorët po përgatiten të nxisin konsumin e brendshëm."

Pál Simák, kryetar dhe DPE i Bankës CIB

"Ajo që ka qenë veçanërisht interesante për t'u parë gjatë krizë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19,  është elasticiteti i sektorit bankar në Hungari," thotë ai. “Në përgjithësi, bankat ishin shumë më mirë të kapitalizuara, me likuiditet më të mirë se përpara krizës të vitit 2008, kështu që cenueshmëria është e ulët. Rentabiliteti është goditur, sigurisht, por sektori është përgjithësisht i fortë dhe në një pozicion për të mbështetur ekonominë ndërsa dalim nga pandemia.”

Në fakt, megjithëse pritej, përfitueshmëria e sektorit ra me më shumë se 50% në vitin 2020. Vëllimet e transaksioneve të huadhënies u rritën me 18% atë vit, duke treguar se sektori vazhdoi të mbështeste ekonominë reale.

Si të gjitha ekonomitë fqinje, Hungarisë i duhej të përballej me shumë sfida pas daljes nga kria e shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Inflacioni mund të rritet në vitin 2021, megjithëse kjo pjesërisht do të zbresë në ndikime të menjëhershme. Rreziqet që lidhen me kthimin në masat kundët përhapjes së pandemisë nuk mund të zvogëlohen plotësisht në këtë fazë.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Singapori: destinacioni më i ri i zhvillimit ekonomik
Vietnami: një platformë e re e të bërit biznes për kompanitë italiane
Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të dalim nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0