• No Suggestions Result

PRANIA NDERKOMBETARE

Sllovakia rikthehet në rrugën e zhvillimit ekonomik

Vendi po tregon shenja rimëkëmbjeje, falë ndërhyrjes së qeverisë dhe një tregu pune të konsoliduar. Por zinxhiri i furnizimit ende përballet me probleme

Hazel Davis

19/11/2021

Ashtu si në shumicën e vendeve, Covid-19 solli kufizime të konsiderueshme edhe në Sllovaki. Jeta ekonomike dhe sociale u ngadalësuan ndjeshëm dhe për disa sektorë zhvillimi i biznesit pothuajse u ndal.

Megjithatë, në tremujorin e tretë të 2021 PBB i vendit dukej se po i afrohej nivelit të lartë që ishte para pandemisë (fundit të vitit 2019). Rritja vjetore e PBB-së mund të tejkalojë 4% në 2021 dhe madje të përshpejtohet më tej në vitin e ardhshëm, falë investimeve të reja të mbështetura nga fondet e Bashkimit Evropian dhe rritjes së fuqishme të kërkesës së huasë nga eurozona.

Rritja ekonomike erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së bizneseve gjatë sezonit të verës në segmente të tilla si shitja me pakicë, restorantet, akomodimi, kultura dhe sporti. Kjo nuk ishte aspak e papritur, thotë Alexander Resch, DPE dhe kryetar i bordit drejtues në VUB Bank: "Ndërkohë që pandemia tashmë nën kontroll, zhvillimi ekonomik është rikthyer dhe njerëzit kanë filluar të konsumojnë dhe prodhojnë."

"Prodhimi i automjeteve po ngadalësohet ndjeshëm sepse ne thjesht nuk mund të sigurojmë një furnizim të vazhdueshëm të zinxhirit të prodhimit."

Alexander Resch, CEO dhe kryetar i bordit drejtues, VUB Banka

Kjo do të thotë se vendi po përballet momentalisht me një krizë të zinxhirit të furnizimit. "Në Sllovaki, ne përqendrohemi shumë në sektorin e prodhimit të automjeteve," thotë Resch, "por na mungojnë çipat për t’a përfunduar atë. Si rrjedhojë prodhimi po ngadalësohet ndjeshëm sepse thjesht nuk mund të sigurojmë një furnizim të vazhdueshëm."

Ndryshe nga Kroacia, për shembull, e cila mbështetet shumë në turizëm, Sllovakia është një eksportues i madh. "Nëse nuk do të kishim këtë pengesë të zinxhirit të furnizimit, do të menaxhonim më mirë," thotë Resch, "por ne jemi kaq të varur nga industria." Energjia është gjithashtu një problem, me çmimet në rritje në mënyrë dramatike.

Megjithatë, tregu i punës po i tejkalon pritshmëritë. “Edhe para krizës, ne po monitoronim me kujdes shkallën e papunësisë, për të evituar diçka të ngjashme me krizën financiare të vitit 2010. Por ne nuk pamë një tendencë të ngjashme”, thotë Resch. Kjo, thotë ai, ishte kryesisht për shkak se qeveria ndërhyri "në kohën e duhur". Ai thotë se qeveria u drejtua nga Gjermania për frymëzim dhe përdori subvencione për të inkurajuar kompanitë që të mos pushonin nga puna stafin e tyre. "Fatkeqësisht," shton ai, "ka kaq shumë pozicione të hapura tani, ndoshta do të fillojmë të vuajmë mungesën e stafit të kualifikuar."

Banka po luan një rol të qartë në këtë transformim ekonomik, thotë Resch: “Ne jemi aktivë në platforma të ndryshme dhe aktivitete të shumëllojshme, duke bashkuar industrinë dhe politikëbërësit për të diskutuar se çfarë duhet bërë – zakonisht në sistemin arsimor, thjeshtimin e administratës publike dhe infrastrukturën dixhitale...”

Banka ka zhvilluar gjithashtu një Indeks Strategjik të Kompetencës, i cili ndihmon në krahasimin e Sllovakisë me vendet e tjera për të kuptuar fushat shqetësuese. Resch thotë: “Ne shohim qartë se rritja e PBB-së prej 3% deri në 5% nuk ​​do të jetë e qëndrueshme. Dhe kjo është ajo që ne duam të parandalojmë – kështu që ne po kërkojmë zgjidhje së bashku brenda ekosistemit.” Banka është një nga liderët e tregut në të gjitha segmentet përkatëse në Sllovaki, thotë Resch. “Ne e kuptojmë se shumë, shumë kolegë po shikojnë se çfarë po bëjmë dhe si po lëvizim. Pra, gjithçka që bëjmë është nga një pozicion udhëheqës në treg.”

Për këtë qëllim, strategjia e bankës fokusohet në optimizimin e kthimit nga kapitali. "Ne e dijmë se cilësia e aseteve tona është e qëndrueshme dhe produktiviteti ynë është më i miri në treg," thotë Resch. “Një çështje reale për sa i përket të ardhurave është se si ta bëjmë modelin tonë të biznesit të qëndrueshëm – veçanërisht kur ne jemi duke operuar në zonën e euros. Ne duhet të punojmë për të ardhurat tona operacionale.

“Nëse duam të evitojmë të ardhurat neto nga interesi, e cila nxitet nga nivelet e normave të interesit në euro, ne duhet të punojmë ndjeshëm për zhvillimin e biznesin tonë të bazuar mbi të ardhurat e gjeneruara përmes komisioneve dhe ta bëjmë atë një komponent më të fortë se sa është tani.

“Kolegët tanë në Bankat e tjera po shikojnë se çfarë po bëjmë, si po rrisim produktivitetin dhe po përpiqen të na kopjojnë atë që po bëjmë.”

Kjo, thotë ai, nënkupton rishikimin e vazhdueshëm dhe sistematik të situatës, krijimin e transparencës, kontrollin e cilësive që sjellin vlerë, rialokimin e burimeve dhe thjeshtimin e proceseve. Kjo “kërkon dialog të vazhdueshëm me të gjitha njësitë organizative të përfshira”.

VUB ka arritur kthime të mira në të ardhurat nga komisionet dhe rezultate të shkëlqyera në të ardhurat nga tregtimi. Në të njëjtën kohë, ajo ka mbajtur operacione efikase dhe ka bërë kursime strukturore në kostot administrative – me rezultat që raporti kosto-të ardhura është përmirësuar me 67 pikë bazë. Transformimi i komisioneve bankare ka ndikuar edhe në përfitueshmëri.

Një temë e madhe për bankën tonë është dixhitalizimi. "Kjo na ndihmon të standardizojmë dhe optimizojmë," thotë Resch. "Për të gjitha aktivitetet me vlerë të shtuar të ulët ose aktivitetet e përsëritura, nuk ka kuptim të përdorim trurin dhe potencialin, kështu që këto duhet të dixhitalizohen."

VUB është një nga bashkëfinancuesit më të rëndësishëm të sektorit të pasurive të paluajtshme. Çmimet në pasuri të paluajtshme janë nxitur nga zbatimi i ngadaltë i projekteve, çmimet e larta të mallrave dhe veçanërisht kërkesa e lartë për shkak të hipotekave të lira. Debati rreth banesave me qira sillet rreth asaj se sa duhet të ndërtohen dhe si të financohen ato në një mënyrë të qëndrueshme ekonomikisht.

Kolegët tanë po shikojnë se çfarë po bëjmë dhe si po ecim, kështu që gjithçka që bëjmë është nga një pozicion lider në treg – Alexander Resch, CEO dhe kryetar i bordit drejtues, Banka VUB.

Ndërkohë, tregu kërkon të rregullojë kërkesën përmes ofertës më të ulët dhe masave racionalizuese, ndërkohë që inkurajon ndërtimin e ndërtesave modulare, fleksibël që i përmbahen parimeve të qëndrueshmërisë. Ka likuiditet dhe interes të mjaftueshëm për projektet e pasurive të paluajtshme në treg, duke i bërë ndërtesat e zyrave një segment premtues.

Shqetësimet e QMS (qeverisjes mjedisore dhe sociale) janë gjithashtu prioritet. "Ne jemi një nga aktorët kryesore në tregun ku ne operojmë," thotë Resch, "dhe ne po bëjmë shumë përpjekje për ta sjellë këtë temë si prioritet në tregun ku ne operojmë.

“Ka shumë gjëra për të bërë për të përmbushur objektivat e mbrojtjes mjedisore, dhe ne po punojmë me ministri të ndryshme për ta bërë këtë të ndodhë për vendin tonë.”

Përfshirja financiare është gjithashtu një konsideratë. "Ka një rrezik të madh që ne do të përballemi me probleme energjetike," thotë Resch, "dhe këtu kemi nevojë për diskutime me ministritë, por edhe me rregullatorët."

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0