FREE TO BE A WOMAN
Intesa Sanpaolo Bank Albania i bashkohet fushatës sensibilizuese për eleminimin e dhunës ndaj grave në bashkëpunim me organizatën e Kombeve të Bashkuara UN Women në Shqipëri
22/11/2022
Data 25 nëntor është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave e Vajzave.
Intesa Sanpaolo Bank Albania i bashkohet @UNwomenAlbania në 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore nën sloganin "Bëje botën portokalli: Le t'i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave tani!" e cila do të organizohet në kuadër të fushatës globale UNITE për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Në ditët e sotme dhuna ndaj gruas është një nga problemet më të përhapura dhe alarmuese me të cilat po përballet shoqëria jonë si pasojë e heshtjes, mosndëshkimit, stigmës dhe ndjenjës së turpit që shoqëron aktin e dhunës.
Rastet e dhunës duhen raportuar!
Mos hezitoni! Herën tjetër kur do të jesh dëshmitar i një rasti dhune, telefono numrat 112 ose 129 për ta raportuar atë.