• No Suggestions Result

VIDEO

Kalimi drejt një energjie më të pastër

Një kompani sllovake, prodhuese e energjisë është financuar nga VUB Bank në tranzicionin e saj drejt energjisë së gjelbër.

26/10/2023

 

Banka VUB kupton rëndësinë e energjisë së pastër, e cila është në qendër të tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër. Si pjesë e angazhimit të saj afatgjatë për të arritur këtë qëllim, banka i ka dhënë mbështetjen e saj Revol TT Consulting (RTC), një biznes sllovak që prodhon pjesë përbërëse komplekse për reaktorët e shkrirjes.

Revol TT Consulting është i angazhuar në disa nga projektet më inovatore për prodhimin e energjisë së pastër në botë. Kompania e specializuar prodhon pjesë për projektin japonez-evropian JT60SA. Ky projekt ka në qendër ndërtimin e “tokamak-ut” më të fuqishëm në botë -  një makinë eksperimentale e krijuar për të shfrytëzuar energjinë e shkrirjes termonukleare.

Si e tillë, RTC përbën një rast premtues dhe emocionues për tu financuar nga Banka VUB. Rasti i kësaj kompanie tregon se si një mbështetje e vogël financiare mund të arrijë rezultate shumë të mëdha dhe me ndikim, thotë Andrej Viceník, Drejtor Senior i Departamentit të Korporatave të VUB dhe anëtar i Bordit Drejtues të saj.

"Qasja inovative e RTC mund të ketë një ndikim pozitiv në sektorin e energjisë në ofrimin e një burimi të besueshëm dhe të qëndrueshëm energjie, por gjithashtu u jep një shembull pozitiv kompanive të tjera për shfrytëzimin e mundësive në rrugën e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër."

Andrej Viceník, Drejtues Senior i Departamentit të Korporatave të VUB Bank dhe anëtar i Bordit Drejtues të saj

"Ne kemi qenë të angazhuar në projekte të shumta të shkrirjes së plazmës në të gjithë botën. Disa nga projektet janë të mëdha dhe komplekse dhe kërkojnë një bashkëpunim me një partner të fortë dhe të besueshëm financiar – një partner që mund të na mbështesë gjatë fazës së zhvillimit dhe inxhinierisë drejt prodhimit të produktit final, testimit dhe integrimit të tij."

Tomas Vavro, Drejtues i Përgjithshëm Ekzekutiv në RTC

Në përputhje me planin e biznesit të grupit, i cili ka një fokus kryesor tranzicionin e gjelbër, VUB Bank është lider në politikat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG). “Zhvillimi i qëndrueshëm është në qendër të aktiviteteve tona dhe aspektet e zhvillimit social integrohen gjithnjë e më shumë në të gjitha aktivitetet e bankës, jo vetëm brenda bankës, por edhe ndaj klientëve dhe komuniteteve ku ne operojmë – megjithëse kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, thotë Viceník.

"Rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe tregojnë se banka po zbaton në mënyrë të suksesshme parimet e ESG më shpejt nga sa ishte planifikuar."

Andrej Viceník, Drejtues Senior i Departamentit të Korporatave të VUB dhe anëtar i Bordit Drejtues të saj

Mbështetja e energjisë së pastër është një nga mënyrat kryesore se si Divizioni i Bankave Filiale të grupit Intesa Sanpaolo (ISBD) po punon drejt një të ardhmeje më të gjelbër, thotë Giuseppe Ferraro, Drejtues i Korporatave & SME-ve në Divizionin e Bankave Filiale Intesa Sanpaolo. 

"Grupi Intesa Sanpaolo dëshiron të udhëheqë një tranzicioni të qëndrueshëm në një shkallë të gjerë dhe për këtë arsye objektivat e ESG-së janë një pjesë integrale e planit tonë të biznesit. Ne i ndajmë këto synime me kompanitë ndërkombëtare – kështu që kemi marrë vendimin të financojmë disa prej tyre."

Giuseppe Ferraro, Drejtues i Korporatave & SME-ve në Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale Intesa Sanpaolo

Lexo më shumë

Një markë ndërkombëtare kafeje që po sjell risi
Rimodelimi i financës për një të ardhme të qëndrueshme

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0