• No Suggestions Result

QENDRUESHMERIA

Bankë me ndikim pozitiv në botë dhe në komunitet

Udhëheqësit, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, po studiojnë mbi gjetjen e mënyrave të reja të përfshirjes së parimeve të Qeverisjes Mjedisore dhe Sociale (ESG) në praktikat e biznesit për të sjellë një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm tek komunitetet dhe planeti ku ne jetojmë.

03/11/2021

"Ne duhet të jemi një motor i vërtetë i rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke ofruar mundësi më të mira për gjeneratat e ardhshme," tha Marco Rottigni, Drejtor i Divizionit të Bankave Filiale Ndërkombëtare të grupit Intesa Sanpaolo (ISBD), gjatë fjalës së tij përshendetëse në uebinarin e fundit mbi praktikat bankare me ndikim pozitiv në komunitet dhe mjedis.
 
Tendencat globale si kriza klimatike, plakja e popullsisë dhe dixhitalizimi kanë nxitur ambicien e grupit për t'u bërë "bankë me ndikimi pozitiv për botën dhe komunitetet", dhe kjo ambicie është theksuar edhe më tepër si rezultat i situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. “Ne duhet të rikthejmë shpresën,” vazhdoi Rottigni.

Shtatë drejtues të lartë të ardhur nga një gamë e gjerë departamentesh i’u bashkuan tryezës së diskutimeve. Qëllimi i tyre kryesor, sipas Rottignit, nuk ishte vetëm eksplorimi i strategjive të reja për përmirësimin e modeleve të strukturave të organizatave dhe të biznesit, që vendosin vlerat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në thelbin e tyre, por gjithashtu të nënvizonin mundësitë e shumta që kjo qasje i ofron bankës dhe palëve të saj të interesuara.

"Intesa Sanpaolo duhet të veprojë si një udhëheqës në këtë iniciativë të re."

Marco Rottigni - Drejtor i Divizionit të Bankave Filiale Ndërkombëtare, grupi Intesa Sanpaolo

Alessandro Dordolo, Drejtori i Burimeve Njerëzore për divizionin e Bankave Filiale të grupit Intesa Sanpoalo, e nisi mbledhjen duke vendosur në dukje nevojën për një qasje "glokale", e thënë ndryshe, përshtatja sipas kulturës vendase, përgjatë procesit të përfshirjes dhe zbatimit të vlerave të qeverisjes mjedisore dhe sociale në nivel global. Kjo qasje nevojitet të zbatohet nga strukturat qendrore organizative të grupit e deri tek niveli i komuniteteve lokale. "Kjo kulturë ka ndryshuar plotësisht përgjatë pesë viteve të fundit," vuri në dukje ai, "duke i sjellë më pranë në ngjashmërinë e praktikave të përdorura të Qeverisjes Mjedisore dhe Sociale (ESG), si bankat filale me kompaninë mëmë ashtu edhe kompaninë mëmë me bankat filiale."

Duke qenë se këto banka do të përfshijnë praktikat e përgjegjësisë sociale të korporatës (CSR) në veprimtarinë e tyre, kjo pritet të rezultojë në përmirësimin e performancës konkurruese për bankat filiale. 
Duke theksuar përqëndrimin e strategjisë globale tek elementët e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, Dordolo theksoi se avantazhet e diversitetit nuk do të ishin të dukshme pa zbatimin e vlerave të gjithëpërfshirjes në një shoqëri. “Nga momenti që një shoqëri tregohet gjithpërfshirëse në politikat dhe veprimtaritë sociale të saj, personat pjesëmarrës në komunitetet përbërëse të saj janë më të vetëdijshëm për paragjykimet e tyre dhe gjithashtu janë më të prirur ti tejkalojnë ato.”

Mosha nuk duhet të harrohet në një kulturë gjithëpërfshirëse, tha ai: "Mënyra se si i angazhojmë të rinjtë është me të vërtetë e rëndësishme." Dhe përgjegjësia për gjithëpërfshirjen i takon të gjithë aktorëve, shtoi ai, duke paralajmëruar organizatat që ti shmangen tendencës së strukturave të veçuara, në formën e siluetave të ndara. “Ne nuk mund të ndalemi gjithmonë dhe të presim që dikush tjetër të bëjë hapin e parë. Bëhu ti ndryshimi.”
 

"Ne duhet të zbatojmë parimet e gjithëpërfshirjes për të ndërtuar një qasje më tërësore e cila krijon mundësi të reja."

Alessandro Dordolo, Drejtori i Burimeve Njerëzore, grupi Intesa Sanpaolo

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e organizuar, Dordolo foli për rëndësinë e madhe që qëndron pas përcaktimit të objektivave të përbashkëta dhe të pështatjes jo thjesht të një mendësie në teori, por edhe vënien në praktikë të re organizative e cila promovon një qasje më holistike dhe nëpërmjet bashkëpunimit, i hap rrugë mundësive të reja.

Duke risjellë në kujtesë rëndësinë që të gjitha këto ndryshime të jenë të zbatueshme në të gjithë hallkat e organizatës, Laura Maida, Kryetare e Iniciativave Strategjike, shpjegoi faktin se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një qasjeje të strukturuar. Ajo dha si shembull planin e biznesit të Bankës në periudhën 2018-21. “Përgjatë këtyre viteve ne përcaktuam si objektiva: arritjen e qëndrueshmërisë dhe ndikimit pozitiv në komunitet dhe mjedis krahas objektivave financiarë, gjë që ishte një risi e panjohur për tregun dhe kokurrentët tanë. Kjo nënkuptonte se vizioni ynë për një ndikim pozitiv në komunitete dhe mjedis ishte i bazuar dhe i matshëm nga objektiva, tregues dhe matës performance të qartë e konkretë. Këta tregues monitorohen në vazhdimësi dhe ndryshimet e tyre analizohen e prezantohen së bashku me ndryshimet e treguesve financiarë.”

Në këtë mënyrë është e mundur të “ndryshohet mënyra se si bëhet biznes, mënyra se si ndërveprohet në marrëdhënien me klientët dhe merren vendime kritike strategjike”, tha ajo.

"Ne vendosëm objektiva, tregues dhe matës performance të qartë e konkretë për të mbështetur vizionin tonë për një ndikim pozitiv në komunitete dhe mjedis."

Laura Maida, Kryetare e Iniciativave Strategjike, grupi Intesa Sanpaolo

Në mënyrë që të sigurohej fakti që ky përkushtim ndaj qëndrueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes do të vijonte të nxiste ndryshim, grupi Intesa Sanpaolo përgjatë vitit të kaluar, ndërtoi një grup pune monitorues për zbatimin e parimeve të Qeverisjes Mjedisore dhe Sociale (ESG)", duke sjellë së bashku në një ekip kolegë nga të gjitha divizionet e bankës, me qëllim që të ofrohej ndihmë në aspektin operacional për linjën e parë të menaxherëve. 

Programi ISP4ESG, i cili gjithashtu u promovua përgjatë vitit të kaluar, i shërben një roli të ngjashëm, duke bërë bashkë shumë nisma të Qeversijes Mjedisore dhe Sociale (ESG) të Bankës. “Ne kuptuam se të gjithë sektorët e departamentet e Bankës kishin bërë një punë të madhe tashmë, por megjithatë ishte e nevojshme një fushëpamje dhe udhëheqje e qartë nga strukturat qendrore,” tha Maida. “Parimet e Qeverisjes Mjedisore dhe Sociale (ESG) nuk mund të kufizohen si përgjegjësi e veçantë qoftë e një grupi, apo edhe e një skuadre të përbashkët.”

Ashtu si me të gjitha objektivat strategjikë, është thelbësore që planet për hapat e ardhshëm të jenë të qarta. “Në planin e ardhshëm të biznesit, një nga shtyllat kryesore të biznesit, do të jenë parimet e Qeverisjes Mjedisore dhe Sociale (ESG). Ne do të prezantohemi me një plan të qartë dhe konkret me faktin se çfarë ne nënkuptojmë me të qenurit udhëheqës në zbatimin e parimeve të Qeverisjes Mjedisore dhe Sociale (ESG). Përqëndrimi më i madh do të jetë në zhvillimin edhe më tej të aktiviteteve të huadhënies drejt bizneseve dhe investimeve që zbatojnë parimet e ekonomisë së qëndrueshme.”

Giovanna Paladino, Drejtore e Sekretariatit Teknik të Presidencës, ka një tjetër perspektivë mbi ndikimin bankar: “Ne duhet të operojmë duke pasur në mendje ndikimin që veprimtaria bankare shkakton në komunitet, duke zbuluar mënyra për të krijuar përfitime në terma afatgjata dhe për të zvogëluar pabarazinë që ekziston në shoqëri”. Çelësi për të arritur këtë qëllim, shtoi ajo, është të analizohet në mënyrë efektive nevoja që ekziton në shoqëri dhe pasojat e mundshme të këtij ndikimi.

Intesa Sanpaolo, përmes fondit të saj të bamirësisë, krijon një analizë të tillë e cila ka për qëllim t’ju japë formë projekteve që shtrihen si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Në vitin 2020, gjysma e buxhetit të fondit kushtuar donacioneve ndërkombëtare i’u shpërnda bankave filiale të territoreve të ndryshme. Një ndër përfituesit ka qenë edhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, së cilës iu akordua një projekt ndihme një projekt ndihme në kuadër të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit 2019 në Shqipëri. 200 nxënësve dhe 65 mësuesve ju shpërnda ushqim dhe ndihma e parë. Projekti ishte veçanërisht mbresëlënës nga një këndvështrim me ndikim afatgjatë, tha Paladino, duke qenë se ndryshe nga projektet e tjera, pjesë e tij ishte dhe ndihma psikologjike për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

"Edukimi financiar është një mjet revolucionar dhe gjithëpërfshirës."

Giovanna Paladino, Drejtore e Sekretariatit Teknik të Presidencës, grupi Intesa Sanpaolo

Një tjetër element kyç i krijimit të vlerës reale për shoqërinë është edukimi financiar, diçka për të cilën Paladino - Drejtor i Muzeut të Kursimeve të Bankës - është i apasionuar. “Përforëcimi i njohurive nëpërmjet edukimit financiar është thelbësore”.

OECD e ka të qartë se mungon.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë, të moshuarit dhe të rinjtë.
“Njohja e koncepteve bazë financiare shërben si një mjet për t'u mbrojtur kundër këshillave të gabuara, ankthit financiar apo rreziqeve të njerëzve që kanë për qëllim mashtrimet financiare. Duke qenë të mirëinformuar ne jemi në gjendje të parandalojmë kredinë me probleme dhe pasojat e saj.” Për më tepër, shtoi Paladino, edukimi i klientëve më të mirëinformuar financiarisht sjell një përfitim të sigurt të bankave.
Por arritja e këtyre objektivave kërkon nuanca të përshtatura sipas segmentit që po i drejtohen (pra të rinj, gra apo të moshuar) dhe çdo plan i vetëm global që do të zbatohej njëlloj në të gjitha vendet do të ishte i sigurt për dështim. “Ky plan duhet të përcillet përmes shumë kanaleve. Në lidhje me fëmijët ne vendosim në praktikë shkollat dhe edukimin. Por për sa i përket grave ne prodhojmë të posaçme të shkruara, për të nxitur pavarësinë e tyre financiare. Kjo për arsye se shumë prej tyre janë shprehur se nuk dëshirojnë të bëjnë takime fizike në këto kohë. 

Edukimi i suksesshëm financiar mundëson planifikim për të ardhmen. “Frika dhe kursimet paraprake nuk mund të shërbejnë si gjenratorë të rritjes së treguesve financiarë në terma afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, tha Paladino. “Edukimi financiar është një mjet revolucionar dhe gjithëpërfshirës.”

Një ndikim pozitiv kërkon ambicie dhe, siç i kujtoi Marco Rottigni audiencës së webinarit, është një përgjegjësi. “Është një sfidë e detyrueshme për kompani si e jona. Intesa Sanpaolo nuk duhet thjesht të vijojë procesin. Ne duhet të veprojmë si udhëheqësit kryesorë në këtë rrugë drej modelit të ri të ekonomisë qarkulluese.”

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0