• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET

BANKA ME E MIRE PER PERGJEGJESINE SOCIALE TE KORPORATES SHQIPERI 2021
NGA GLOBAL BANKING FINANCE REVIEW ®

Tiranë, 29 Mars 2021 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si BANKA ME E MIRE PER PERGJEGJESINE SOCIALE TE KORPORATES NE SHQIPERI 2021 nga revista ndërkombëtare prestigjioze Global Banking Finance*:

Z. Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh: "Ne jemi shumë mirënjohës për këtë çmim të rëndësishëm që ka marrë Banka jonë. Ky çmim thekson faktin se Përgjegjësia Sociale e Korporatës në Bankën tonë nuk është vetëm një koncept; përkundrazi është një pjesë e integruar e strategjisë tonë të biznesit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit me produktet dhe shërbimet tona por edhe komunitetet me projekte sociale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”.

Global Banking & Finance Review® është portali kryesor financiar dhe revista që publikon Lajme, Analiza, Opinione, Vlerësime, Intervista dhe Video nga bota e Bankave, Financës, Biznesit, Tregtisë, Teknologjisë, Investimit, Ndërmjetësimit, Këmbimit Valutor, Tatimeve & Legjislacionit, Financave Islame, Menaxhimit të Aktiveve & Pasurisë. Çmimet Global Banking & Finance filluan të akordoheshin në vitin 2011 për të vlerësuar dhe nderuar ndryshimet frymëzuese që ndodhin në komunitetin global financiar. Ato pasqyrojnë risitë, arritjet, strategjinë, ndryshimet progresive dhe frymëzuese që ndodhin në sektorin financiar çdo vit, me ndihmën e analistëve financiarë zgjedhin bankat me ecurinë më të mirë midis bankave ndërkombëtare dhe ofruesve të shërbimeve financiare dhe çmimet jepen në sektorë të ndryshëm financiarë. Performuesit kryesorë në këtë kategori zgjidhen përmes vlerësimit të një grupi të kritereve të cilat përfshijnë: modelin e biznesit të qëndrueshëm, qeverisjen e shëndoshë, rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, përsosmërinë në menaxhim dhe drejtim, teknologjinë inovative që u ofrohet klientëve dhe drejtimin e kryesimin në transformimin dixhital.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionarëve, një ndjenjë e përkatësisë nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme të forcojmë kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë.

 

Për më shumë informacion: media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0