• No Suggestions Result

GLOBAL BANKING FINANCE REVIEW®

VLERESON INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA
PER CILESINE E SHKELQYER DHE INOVACIONIN E SHERBIMEVE TE SAJ BANKARE DIXHITALE

Tiranë, 24 Prill 2020 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, vlerësohet me çmimet e mëposhtme nga revista ndërkombëtare prestigjioze Global Banking Finance*:

  1. Banka më e mirë Dixhitale në Shqipëri për 2020
  2. Dizajni më Inovativ për Degën Dixhitale në Shqipëri për 2020

Z. Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh: "Ne jemi shumë të gëzuar për marrjen e këtyre çmimeve për cilësinë e shkëlqyer dhe inovacionin e Shërbimeve Bankare Dixhitale, veçanërisht në këto momente kur shërbimet dixhitale janë bërë një mjet kaq i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për individët dhe sigurimin e vazhdimit të shërbimeve të bizneseve”.

Global Banking & Finance Review® është portali kryesor financiar dhe revista që publikon Lajme, Analiza, Opinione, Vlerësime, Intervista dhe Video nga bota e Bankave, Financës, Biznesit, Tregtisë, Teknologjisë, Investimit, Ndërmjetësimit, Këmbimit Valutor, Tatimeve & Legjislacionit, Financave Islame, Menaxhimit të Aktiveve & Pasurisë. Çmimet Global Banking & Finance filluan të akordoheshin në vitin 2011 për të vlerësuar dhe nderuar ndryshimet frymëzuese që ndodhin në komunitetin global financiar. Ato pasqyrojnë risitë, arritjet, strategjinë, ndryshimet progresive dhe frymëzuese që ndodhin në sektorin financiar çdo vit, me ndihmën e analistëve financiarë zgjedhin bankat me ecurinë më të mirë midis bankave ndërkombëtare dhe ofruesve të shërbimeve financiare dhe çmimet jepen në sektorë të ndryshëm financiarë. Performuesit kryesorë në këtë kategori zgjidhen përmes vlerësimit të një grupi të kritereve të cilat përfshijnë: modelin e biznesit të qëndrueshëm, qeverisjen e shëndoshë, rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, përsosmërinë në menaxhim dhe drejtim, teknologjinë inovative që u ofrohet klientëve dhe drejtimin e kryesimin në transformimin dixhital.

 

Për më shumë informacion: media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0