• No Suggestions Result

GRUPI INTESA SANPAOLO

FINANCON PROJEKTIN E PARKUT FOTOVOLTAIK NE KARAVASTA, ME I MADHI NE BALLKANIN PERENDIMOR

Grupi Intesa Sanpaolo, nëpërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA) dhe Privredna Banka Zagreb d.d. (PBZ) mori pjesë në financimin e suksesshëm të projektit në vlerën 99 milionë euro, për ndërtimin dhe funksionimin e Parkut Fotovoltaik  të Karavastasë, në zonën bregdetare të Karavastasë në Shqipëri.

Projekti Karavasta, i cili lidhet me ndërtimin e një Parku Fotovoltaik të kapacitetit 140 MW, do të jetë-parku më i madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt sponsorizohet nga Voltalia S.A., një kompani ndërkombëtare e vendosur në Francë, që është e listuar në Euronext dhe lider në sektorin e energjisë së rinovueshme, me një kapacitet të instaluar dhe në process ndërtimi prej 2,6 GW dhe projekte te planifikuara me nje kapacitet prej 14,2 GW, i shtrirë në më shumë se 20 vende të botës.

Projekti prej 135 milionë eurosh, do të ndërtohet me financimin e një kredie sindikale në vlerën 99 milionë euro, e mundësuar nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe me mbështetjen e Grupit Intesa Sanpaolo dhe IFC (Korporata Financiare Ndërkombëtare, pjesë e Bankës Botërore). Grupi Intesa Sanpaolo është e vetmja bankë tregtare e përfshirë në transaksion, me një financim prej 29 milionë eurosh, ndërsa luan njëkohësisht dhe rolet e mëposhtme: Agjente Administrative, Agjente e Pagesave dhe Agjente lidhur me Kolateralin Offshore (jashtë territorit të Shqipërisë) (PBZ), Agjente lidhur me kolateralin Onshore (brenda territorit të Shqipërisë) dhe Banka e Llogarive (ISBA) dhe Palë Derivative.

Grupi Intesa Sanpaolo është krenar që është pjesë e një projekti kaq të rëndësishëm, i cili mbështet strategjinë e Qeverisë Shqiptare për të përqafuar tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe për të përmirësuar sektorin e energjive të rinovueshme dhe pavarësinë e vendit në burime energjitike, në përputhje edhe me angazhimin strategjik të Grupit Intesa Sanpaolo drejt parimeve ESG.

Për më tepër, financimi do të forcojë marrëdhëniet e biznesit me një operator kryesor ndërkombëtar në sektorin e energjisë së rinovueshme, qe ka-një plan ambicioz të investimeve në fushën e burimeve të rinovueshme dhe është një nga grupet më të rëndësishme të investimeve në Evropë.

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0