26.01.2024
Tiranë, 23 Janar 2024 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, inauguroi zyrtarisht degën më të re në hapësirën e Qendrës Piramida.
Dega Piramida është konceptuar në përputhje me praktikat më të mira të Grupit Intesa Sanpaolo. Kjo qasje nxit krijimin e një mjedisi më komod, inovativ dhe modern për klientët dhe punonjësit. Një risi është edhe orari i degës, pasi ajo funksionon nga ora 10:15 deri në orën 17:15 duke mundësuar akses në shërbimin bankar edhe pas orarit standard të punës së sektorit bankar në vend.
Dega Piramida është dega e parë pa sportel arke e Intesa Sanpaolo Bank Albania. Arsyeja e një dege që nuk ka një arkë, por ofron shërbime cash vetë-shërbimi është t'u ofrojë klientëve të saj një shërbim financiar më të mirë dhe më të personalizuar. Për më tepër, ai siguron kohë shtesë të ndihmës dhe trajnimit në drejtim të përdorimit të kanaleve dixhitale.
Kur të vizitoni degën, do të keni mundësinë të ndërveproni me robotin “PEPPER” i cili ka udhëtuar nga Qendra e Inovacionit të grupit Intesa Sanpaolo në Torino, Itali për të qenë pjesë e Degës së re. Kjo degë do të shërbejë edhe si qendër komunitare për brezin e ri, ku ata do të prezantohen me konceptet e edukimit financiar si edhe do të promovohen idetë e reja në lidhje me teknologjinë dhe inovacionin.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë, Z. Alessandro D'Oria, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Z. Stefano Salmaso, Drejtor Komercial i Ambasadës Italiane në Shqipëri, Znj. Olta Manjani, Zëvendës Ministre, Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe bashkëpunëtorë, klientë dhe punonjës të Bankës.
Për tu njohur me momente nga inaugurimi i Degës Piramida, ndiqni videon në link:
Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorim të ngushtë të nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al
Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e QMS-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d'Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore.
News: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news
Twitter: @intesasanpaolo
LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo