Intesa Sanpaolo Bank Albania miraton financim prej 1.5 milionë euro për Sicily by Car Albania
Tiranë, 28 Mars 2023 - Intesa Sanpaolo Bank Albania ka miratuar një financim 1.5 milionë euro për Përfaqësinë në Shqipëri të Kompanisë Ndërkombëtare “Sicily by Car S.P.A.”. Kjo kredi do të përdoret për të rinovuar flotën e tyre të automjeteve të cilat u ofrohen klientëve të tyre si makina me qira.
Sicily by Car, është një kompani lider në sektorin e makinave me qira. Ajo është e pranishme me aktivitetet e saj në Shqipëri që prej vitit 2017. Kompania operon duke mbështetur sektorin e turizmit; ndërsa performanca e saj ka qenë e qëndrueshme ndër vite.
Financimi prej 1.5 milion euro plotëson kërkesën e klientëve, për të mundësuar sa më shumë shërbim gjatë sezonit turistik. Në vijim dhe të angazhimeve tona drejt parimeve ESG, flota e makinave do t'i përkasë kategorisë së emetimeve të ulëta.
Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet në mënyrë aktive zhvillimin e Industrisë së Turizmit duke ofruar produkte të personalizuara për të përmbushur nevojat e klientëve të saj të biznesit.
Ermenita Harasani, Drejtore e Departamentit të Korporatave Shumëkombëshe, Intesa Sanpaolo Bank Albania deklaroi se: “Intesa Sanpaolo konfirmon gjithmonë të jetë një partner i vlefshëm për zgjerimin e kompanive shumëkombëshe jashtë vendit dhe është lider në mbështetjen e investimeve që kanë një vlerë të shtuar në shtyllat e zhvillimin e ekonomisë dhe promovimin e vendit.
Rreth "Sicily By Car S.P.A."
Sicily by Car u themelua në vitin 1963 nga Tommaso Dragotto, i cili filloi sipërmarrjen e tij me një flotë makinash të përbërë nga një Fiat 1300, një Fiat 1100 dhe dy Fiat 500. Nga ai vit, kjo sipërmarrje është rritur dhe zgjeruar në kufijtë rajonalë dhe më të mëdhenj. Në vitin 2017, kompania zgjeroi veprimtarinë e saj në Shqipëri.
SBC Albania u bë plotësisht funksionale duke filluar nga prilli 2018 me një flotë më të vogël në pronësi. Në vitin pasardhës kompania realizoi një xhiro të rritur dhe po planifikon të jetë një nga kompanitë më të rëndësishme të qirasë së automjeteve brenda Shqipërisë, sikurse dhe është në Itali.