• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA PREZANTON

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA AWARDS
DEDIKUAR PËRSOSMËRISË SË BIZNESIT SHQIPTAR

Tiranë, 6 Mars 2023: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, në vitin e saj të 15 -të të prezencës së suksesshme në Shqipëri, po prezanton iniciativën Intesa Sanpaolo Bank Awards Albania, dedikuar sipërmarrjeve shqiptare. Kjo është një iniciativë e cila synon përmirësimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat përfaqësojnë modelet më të mira të biznesit në zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes në vend.

Intesa Sanpaolo Bank Albania monitoron nga afër zhvillimin e ekonomisë lokale dhe mbështet zhvillimin e biznesit duke u ofruar atyre produkte dhe shërbime inovative të standardeve më të larta ndërkombëtare. Intesa Sanpaolo Bank Albania po ndërmerr këtë iniciativë jo vetëm për të vlerësuar rezultatet më të mira të sipërmarrjeve, por edhe për të paraqitur arritjet e këtyre kompanive tek një audiencë më e gjerë.

Në prezantimin për herë të parë të kësaj iniciative, Intesa Sanpaolo Bank Albania Awards do të përqëndrohen në segmentet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe bizneseve të vogla (SB) për të nxjerrë në pah rëndësinë e tyre në zhvillimin e ekonomisë lokale. Një juri e veçantë, e cila përbëhet nga ekspertë të fushës, që vijnë nga Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, është krijuar për secilën kategori.

Në mesin e klientëve të shumtë të Bankës sonë në segmentet e SME & SB, do të përzgjidhen 60 prej tyre - të cilët kanë spikatur me rezultatet e tyre financiare, apo në projekte të inovacionit, në projekte të zhvillimit në fushat e turizmit dhe bujqësisë dhe nismave të ESG-së. Për secilën kategori çmimesh do të ketë pesë kompani të përzgjedhura. Këto janë kompani me një profil inovativ dhe të qëndrueshëm, i cili mund të jetë pak i njohur për publikun, por është i aftë për të krijuar vlerë të shtuar për vendin dhe tregun e punës.

Iniciativa do të trajtojë akoma dhe 2 kategori të rëndësishme; agrobiznesin - një industri themelore që ka tendencë rritjeje pozitive në PBB -në e vendit dhe turizmin - një sektor i cili pasi u prek shumë nga efektet e pandemisë, po dëshmon të jetë një industri vendimtare që po zhvillohet me një shpejtësi të madhe, duke e vendosur kështu Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike për vitin 2023. Të dyja këto industri kanë një ndikim jo vetëm për sa i përket zhvillimit ekonomik, por edhe në rritjen e punësimit të të rinjve në zonat rurale.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet gjithëpërfshirjes në biznes, duke vlerësuar me një çmim të dedikuar gratë e suksesshme në biznes.

Bizneset fituese do të prezantohen gjatë një aktiviteti përmbyllës me rëndësi kombëtare, i cili do të zhvillohet në 25 maj 2023, me praninë e palëve të interesuara lokale dhe përfaqësuesëve të mediave.

Aktiviteti përmbyllës i ndarjes së çmimeve do të përfshijë të 60-të kompanitë, të cilat do të paraqiten nëpërmjet një panorame të larmishme dhe përfaqësuese të faktorëve të suksesit të sipërmarrjes shqiptare.

Z. Alessandro D 'Oria, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Shqipëri deklaroi: "Kjo iniciativë synon të ofrojë një mundësi për klientët tanë që të përfshihen në këto çmime duke iu ofruar  vlerësim për rezultatet e arritura dhe vizibilitet në niveli kombëtar për përpjekjet e tyre në zhvillimin e biznesit, në fusha që janë shtylla kurrizore e ekonomisë lokale. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizën dhe mbështetjen tonë për të gjitha bizneset në rrugëtimin e tyre drejt inovacionit dhe qëndrueshmërisë.”

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorim të ngushtë të nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e ESG-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d'Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore.

LAJME: GRUP.Intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

Twitter: @intesasanpaolo

LinkedIn: LinkedIn.com/Company/intesa-Sanpaolo

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0