• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO:

INVESTON £40 MILION NE KOMPANINE THOUGHT MACHINE DHE ZGJEDH PLATFORMEN VAULT PER TE FUQIZUAR KANALET E REJA DIXHITALE BANKARE

Londër dhe Torino, 14 shkurt 2022 - Intesa Sanpaolo, banka më e madhe e Italisë për nga totali i aktiveve dhe një nga institucionet financiare më fitimprurëse dhe më të qëndrueshme në Evropë, ka zgjedhur Thought Machine, kompaninë kryesore të teknologjisë bankare me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, për të fuqizuar platformën e saj të re të bankave dixhitale. Në lidhje me këtë partneritet, Intesa Sanpaolo ka bërë një investim prej 40 milionë £ në kompaninë Thought Machine” për t'u bërë pjesë e historisë së rritjes së saj.

Intesa Sanpaolo ka përzgjedhur motorin kryesor bankar të Thought Machine, Vault, për të fuqizuar Isybank, platformën e saj të re bankare dixhitale të publikuar së fundmi si pjesë e planit të biznesit të grupit 2022-2025. Isybank fillimisht do të synojë 4 milionë klientë të tregut masiv të Intesa Sanpaolo në Itali me një gamë të gjerë shërbimesh bankare dixhitale, duke nxitur një ulje strukturore të kostos për grupin.

Intesa Sanpaolo ka treguar gjithashtu një synim për të shtrirë platformën kryesore bankare të Thought Machine në infrastrukturën më të gjerë të grupit, ndërsa ajo vazhdon të investojë shumë në transformimin dixhital të bankës, duke zëvendësuar teknologjinë bazë të bazuar në mainframe dhe duke kaluar në infrastrukturën cloud.

Vault u përzgjodh për fleksibilitetin e tij për t'u shërbyer klientëve me shumë monedha dhe shumë vende - me një synim të shpallur nga banka për të shtrirë rolin e kompanisë Thought Machine në segmente të tjera të klientëve përtej bankingut me pakicë të tregut masiv, si në Itali ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Carlo Messina, DPE i Intesa Sanpaolo, tha: “Plani ynë i ri i Biznesit synon të marrë përpara sfidën e fintech. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të krijojmë një bankë të re tërësisht dixhitale për t'u shërbyer klientëve tanë të rinj me pakicë, të cilët preferojnë të mos shkojnë fizikisht në degë dhe nuk kërkojnë të njëjtin shërbim personal që bëjnë klientët tanë Ekskluzivë dhe private, të cilët marrin shërbime të Bankës nga shumë kanale të ndryshme. Kjo bankë e re dixhitale do të transfromojë biznesin tonë të shitjes me pakicë nga sfidues aktual në sfidues fintech në tregun masiv, me opsionin për t'u zgjeruar ndërkombëtarisht. Ne zgjodhëm Thought Machine si partnerin tonë për shkak të pozicionit të saj ndërkombëtar si një inovator fintech. Ne besojmë shumë në faktin që Thought Machine është partneri i duhur për këtë transformim dhe si rezultat kemi vendosur të investojmë në këtë kompani për tu bërë pjesë e historisë së saj të rritjes.”

Paul Taylor, themeluesi dhe DPE i Thought Machine, tha: “Duke plotësuar punën që kemi bërë me bankat e nivelit të parë në mbarë botën, tani jemi krenarë të njoftojmë se banka më e madhe e Italisë dhe një nga institucionet financiare kryesore në Evropë, do të miratojë teknologjinë e kompanisë Thought Machine në bankën e saj të re dixhitale. Falë investimit të grupit Intesa Sanpaolo në kompaninë tonë, ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë një marrëdhënie e cila do të teknologjinë tonë të bëhet pjesë edhe më e madhe në portofolin e gjerë të bankës – duke pasur një rol qendror në ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dixhitale dhe përvojave për bazën e gjerë të klientëve të bankës në Itali dhe përtej.”

Grupi Intesa Sanpaolo ka afërsisht 13.5 milionë klientë në Itali, të cilët marrin shërbime përmes kanaleve të saj dixhitale dhe tradicionale, dhe 7.1 milionë klientë jashtë vendit, ku është e pranishme me banka filiale që operojnë në strukturën e bankave tregtare në 12 vende të ndodhura në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Egjipt, si dhe me një rrjet ndërkombëtar të specializuar në mbështetjen e klientëve të korporatave në 25 vende.

Kompania Thought Machine është bërë opsioni më i përzgjedhur për bankat me një veprimtari të gjerë që janë të vendosura të ndërmarrin rrugë e transformimit dixhital të kanalaeve përmes së cilëve ofrojnë shërbimet e tyre. Asnjë shitës tjetër bankar kryesor nuk ka nënshkruar aq shumë klientë në këtë sektor. Lista e klientëve të kompanisë Thought Machine përfshin banka dhe institucione financiare prestigjoze të tilla si JPMorgan Chase, Lloyds Banking Group dhe Standard Chartered, ndër të tjera në mbarë botën. Kompania ka arritu të tërheqë më shumë se 340 milion dollarë në financim, me një miliard dollarë plus vlerësimin, dhe ka selinë në Londër, me zyra rajonale në Nju Jork, Singapor dhe Sidnei.

Rreth Thought Machine
Thought Machine ka zhvilluar shtresën themelore të bankingut modern. Motori ynë bazë bankar në renë kompjuterike (cloud), Vault, ka fituar besimin e bankave dhe institucioneve kryesore financiare në mbarë botën – duke përfshirë JPMorgan Chase, Intesa Sanpaolo, Lloyds Banking Group, Standard Chartered, ING, Atom bank, Curve dhe më shumë. Ky sistem i gjeneratës së ardhshme është krijuar nga e para si një platformë krejtësisht e re dhe u jep bankave kontroll të plotë për të ndërtuar çdo produkt që kërkohet për të lulëzuar në një botë që ndryshon me shpejtësi. Aktualisht jemi një ekip prej më shumë se 500 personash të shpërndarë në zyra në mbarë botën si në Londër, Nju Jork, Singapor, Sidnei dhe Melburn dhe kemi mbledhur më shumë se 340 milionë dollarë financime me një vlerësim prej 1 miliardë dollarësh.

Për më shumë informacion vizito: thoughtmachine.net

Rreth grupit Intesa Sanpaolo
Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë reale – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit i Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin, të fokusuar shumë në teknologjinë dixhitale dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga fabrikat e saj të produkteve në pronësi të plotë në menaxhimin e aseteve dhe sigurimet. Angazhimi i fortë ESG i Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie me ndikim deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për tranzicionin e gjelbër, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për Neto Zero deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një mbrojtës i angazhuar i kulturës italiane, Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e saj të muzeve, Galleri d'Italia, për të pritur trashëgiminë artistike të bankës dhe si një vend për projekte kulturore prestigjioze.

Për më shumë informacion vizitoni: group.intesasanpaolo.com/en/

Media enquiries

Thought Machine

Asif Faruque, Head of Communications

press@thoughtmachine.net

Intesa Sanpaolo

Ian Limbach, Head of International & Digital Media Communications

international.media@intesasanpaolo.com

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0