NJOFTIM I RENDESISHEM

INFORMACION PER KLIENTET INDIVIDE NE LIDHJE ME TRANSAKSIONE NE SPORTELE QE KRYHEN PA KOMISION

NJOFTIM I RENDESISHEM

INFORMACION PER KLIENTET INDIVIDE NE LIDHJE ME TRANSAKSIONE NE SPORTELE QE KRYHEN PA KOMISION

I nderuar klient,

Në vijim të njoftimit mbi komisionet e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 01/03/2023, te cilin e gjeni në link: https://bit.ly/NjoftimperKlientet, dëshirojmë t’ju njoftojmë mbi transaksionet (depozitime dhe tërheqje) në sportelet e bankës të cilat vijojnë të kryhen pa komision:

DEPOZITIME NË LLOGARI RRJEDHËSE

  • Depozitime në llogari personale në çdo sportel të Bankës mund të kryhen pa komision.
  • Depozitimet në llogari kursimi, pagesë kësti kredie, apo kartë krediti, në sportelet e bankës mund të kryhen pa komision.

 

TËRHEQJE NË LLOGARI

  • Tërheqje nga 50,001 – 300,000 LEK në sportelet e Bankës mund të kryhen pa komision
  • Tërheqjet ne monedhë të huaj në sportelet e bankës deri në 300,000 LEK ekuivalent mund të kryhen pa komision
  • Tërheqjet në llogaritë e kursimit, llogaritë rrjedhëse të lidhur me depozitën, apo këmbime valutore midis llogarive deri në vlerën 300,000 LEK në sportelet e bankës mund të kryhen pa komision

 

Ju rikujtojmë se, Depozitime në llogari personale deri në 100,000 LEK si dhe TERHEQJE nga llogari personale mund të kryhen pa komision në të gjitha Bankomatet e Intesa Sanpaolo Bank Albania përmes kartës tuaj të debitit.

Ndërkohë përvec investimeve në teknologji të cilat synojnë t’ju ofrojnë një eksperience bankare tërësisht dixhitale, jemi gjithmonë pranë jush për t’ju ofruar shërbime të këshillimit financiar për investime të kursimeve tuaja, apo për plotësimin e nevojave për planet tuaja të investimit.

Faleminderit,

Intesa Sanpaolo Bank Albania

 

 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0