• No Suggestions Result

Tiranë, 11 tetor 2022 – Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështet organizimin e Partita del Cuore, një ndeshje futbolli për mbledhje të fondeve për bamirësi, organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe KF Tirana FC, me pjesëmarrjen e gazetarëve të RAI-t dhe skuadrës “All Stars Albania”.

Ky aktivitet sportiv u zhvillua në stadiumin “Selman Stermasi”. Pjesëmarrës ishin tre skuadra që luajtën tre ndeshje futbolli, me një kohëzgjatje prej 35 minutash secila. Ekipi i parë ishte “Nazionale Giornalisti RAI”, i përbërë nga përfaqësues të njohur të RAI-t, ekipi i dytë ishte “Nazionale Attori e Cantanti”, i përbërë nga figura të njohura të televizionit në Itali dhe ekipi i tretë ishte “All Stars Albania”, i përbërë nga figura publiku në Shqipëri. Biletat për të parë ndeshjen u shitën me një çmim simbolik prej 500 lekësh. Të gjitha fondet e mbledhura shkuan për OJQ-në Sanita di Frontiera.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte sponsori kryesor i këtij aktiviteti. Gjithashtu, në ndeshjen e futbollit morën pjesë edhe tre kolegë nga stafi të cilët janë njëkohësisht edhe anëtarë të ekipit zyrtar të futbollit të Bankës. Loja ishte emocionuese dhe të gjithë lojtarët ishin të motivuar për të shijuar spektaklin. Në fund të gjithë u konsideruan fitues pasi nuk ishin të rëndësishme rezultatet e lojës më shumë se arritja e kauzës sociale.

Gjatë ditës u organizua dhe një konferencë shtypi për të prezantuar ndeshjen e futbollit Partita del Cuore me praninë e figurave të rëndësishme si Z. Fabrizio Bucci – Ambasador i Italisë në Tiranë, Z. Alessandro D'Oria – Drejtor Ekzekutiv i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe sponsori kryesor i aktivitetit, Z. Americo Mancini – Kapiten i “Nazionale Attori e Cantanti”, Z. Alban Xhihani – Përfaqësues i “All Stars Albania” dhe Znj. Giorgia Zilio – Kordinatore Programi në Sanita di Frontiera.

Alessandro D’Oria u shpreh: "Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një traditë të gjatë në mbështetjen dhe organizimin e aktiviteteve me qasje sociale, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar. Gjatë këtij viti, në Shqipëri kemi iniciuar aktivitete të shumta të ngjashme për të ndihmuar pjesë vulnerabe të shoqërisë sonë. Këto aktivitete kanë qenë të llojeve të ndryshme dhe kanë vendosur theksin tek solidariteti, që është një vlerë jetike në shoqëri. Ne synojmë të vazhdojmë të krijojmë kontribut në fushat sociale dhe mjedisore edhe në të ardhmen.”

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0