• No Suggestions Result

Deklaratë nga Carlo Messina, Rezultatet 9 Mujori

Milano, 5 Nëntor 2019 - Jemi veçanërisht të kënaqur me rezultatet e arritura gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019. Pavarësisht nga mjedisi operacional i cili rezultoi më sfidues nga sa parashikohej, Intesa Sanpaolo konfirmoi aftësinë e saj për të arritur rezultate të rëndësishme, në përputhje me objektivin për të gjeneruar të ardhura neto në 2019 më të mëdha se në vitin 2018. Ne gjithashtu arritëm të konfirmonim raportin prej 80% të pagesës për aksionerët në linjë me angazhimin tonë për të shpërblyer aksionerët tanë përsëri me një dividend të konsiderueshëm.

Të ardhurat neto gjatë nëntë muajve të parë të vitit, prej 3,31 miliardë €, janë rezultati më i mirë nëntë mujor i arritur që prej vitit 2008, falë performancës dhe ecurisë tonë operacionale të qëndrueshme dhe solide; ne kemi arritur tashmë 82% të të ardhurave neto që gjeneruam në vitin 2018. Duke përjashtuar kontributet që janë paguar për të mbështetur sistemin bankar italian, fitimi neto rezulton 3.6 miliardë €.

Edhe rezultatet e Tremujorit 3 ishin të shkëlqyera: kemi arritur të gjenerojme nivelin me të mirë të të ardhurave neto për tremujorin e tretë që prej vitit 2007 si dhe nivelin më të mirë të ardhurave nga komisionet për tremujorin e tretë që kemi arritur ndonjëherë.

Normat e ulëta të interesit së bashku me një spred më të ulët ofrojnë një mundësi për aktivitetin tonë të biznesit të administrimit të pasurive. Divizioni i Administrimit të Pasurive të Grupit po punon me shpejtësi të madhe për të shndërruar në Pasuri nën Menaxhim prej aftësisht 240 miliardë euro kursime që klientët tanë italianë i mbajnë si Pasuri nën Administrim ose depozita në të parë. Rezultatet e para pozitive janë të dukshme në Tremujorin e tretë dhe perspektiva është edhe më e mirë.

Arritëm të forconim më tej bilancin tonë. Me reduktimin e nivelit të kredive me probleme përgjatë 16 tremujorëve të njëpasnjëshëm nga niveli maksimal në vitin 2015, gjendja e kredive me probleme ka rënë me rreth 33 miliardë € në nivelin më të ulët që nga viti 2009. Këtë arritje e kemi realizuar pa asnjë kosto për aksionarët tanë. Niveli i fluksit të kredive të mira që klasifikohen në kredi me probleme gjatë nëntë muajve të parë ishte niveli më i ulët që nga krijimi i Intesa Sanpaolo, falë menaxhimit tonë proaktiv të kredisë dhe cilësisë së klientëve tanë të biznesit, të cilët tani janë shumë më solid dhe fitimprurës sesa ishin para krizës së vitit 2008.

Shpejtësia e uljeve të nivelit të kredive me probleme është shumë më përpara afatit të Planit tonë të Biznesit për periudhën 2018-2021. Vetëm për 21muaj, ne kemi arritur afërsisht 80% të objektivit katër vjeçar.

Qëndrueshmëria e kapitalit të Bankës, mbi kërkesat rregullatore, është në rritje dhe na rendit në krye të sektorit në Europë. Raporti i Kapitalit Bazë rezultoi 14.2% në fund të shtatorit, afërsisht pesë pikë bazë mbi kërkesat, pa përfshirë shumën prej 2.6 miliardë të ndara më vete për dividendë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019. Kemi një tepricë kapitali prej 14 miliardë euro, ndërkohë që gjatë pesë viteve të fundit kemi shpërndarë 13.4 miliardë euro dividendë.

Raporti i kosto/të ardhura për nëntë muajt e parë ishte 49.8% dhe na klasifikon në krye të bankave europiane në lidhje me efikasitetin. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë rezultat të cilin e arritëm krahas investimeve të mëdha në fushën dixhitale, menaxhimin dhe administrimin e pasurive dhe trajnimin e punonjësve.

Intesa Sanpaolo është një katalizator për rritjen e ekonomisë reale të Italisë: gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, kredia afatmesme / afatgjatë për individët dhe bizneset në Itali arriti mbi 32 miliardë euro.

Ne vazhduam të punojmë së bashku me kompanitë për të kapërcyer problemet e momentit: gjatë nëntë muajve të parë, kemi ndihmuar rreth 15,000 ndërmarrje që të rikuperojnë statusin e tyre aktiv dhe performues. Që nga viti 2014, ne kemi ndihmuar 108,000 ndërmarrje të rikuperohen, një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh 4 ndikimet pozitiv në punësim - me ruajtjen e më shumë se gjysmë milioni vende pune - dhe në kompanitë ofruese.

Për Intesa Sanpaolo, krijimi i vlerës interpretohet gjerësisht. Si një nga bankat më solide dhe fitimprurëse në Europë, ne duhet të jemi një motor për ekonominë sociale të vendit tonë dhe të promovojmë një projekt në shkallë të gjerë për përfshirjen ekonomike dhe zbutjen e varfërisë.

Për të mbështetur personat më në nevojë, kemi ndërmarrë projekte dhe partneritete për shpërndarjen e vakteve të ushqimit, shtretërve, ilaçeve dhe veshjeve, dhe deri tani kemi arritur afërsisht në 6 milion ndërhyrje.

Angazhimi ynë konkret për Ekonominë Qarkulluese përmes një fondi rezervë për kredi prej 5 miliardë euro ka aprovuar deri më tani kredi në vlerën prej afërsisht 750 milion euro në mbështetje të 50 iniciativat e para.

Ne jemi gjithashtu nxitës dhe promotor të nismave të rëndësishme kulturore në të gjithë Italinë. Tre muzetë e Intesa Sanpaolo, Gallerie d'Italia, pritën rreth 350,000 vizitorë gjatë nëntë muajve të parë. Ne gjithashtu huazuam mbi 200 vepra arti nga koleksioni ynë në muzetë e tjerë italianë dhe ndërkombëtarë.

Ne iniciuam Fondin tonë të Ndikimit me një kredi pa garanci për mbi 1.6 milion studentë të universitetit në Itali, të bindur se investimi në arsim është një element kryesor për rritjen e vendit. Gjatë shtatë muajve të parë, disbursimet arritën vlerën 5.6 milion €.

Të bindur që trajnimet në punë luajnë një rol po aq të rëndësishëm në konkurrencën e ekonomisë sonë, ne kemi filluar projektin për trajnimin dhe përfshirjen e 5,000 të rinjve italianë në fuqinë punëtore.

Këto rezultate i kemi arritur falë punonjësve tanë në Itali dhe jashtë saj. Dëshiroj t'i falënderoj ata për profesionalizmin dhe përgjegjësinë me të cilën ata kryejnë punën e tyre, duke bërë të mundur që të vazhdojmë të realizojmë të gjitha objektivat e përcaktuara në Planin tonë të Biznesit.

 

Për më shumë informacion kontaktoni: media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0