• No Suggestions Result

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka shqyrtuar të gjitha aplikimet e ardhura deri tani për pezullimin e kësteve të kredive nga klientët individë dhe biznese të prekur nga kriza e COVID-19

Tiranë, 16 Prill 2020: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, dëshiron të informojë se ka shqyrtuar të gjitha aplikimet e ardhura deri tani për pezullimin e kësteve të kredive nga klientët individë dhe biznese të prekur nga kriza e COVID-19. Efektet e pezullimit të kredive janë aplikuar sipas nevojave të klientëve; në datat e dërgimit të aplikimit ose më herët.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ka informuar shumicën e aplikantëve për vendimin e marrë në lidhje me aplikimin e tyre. Ky proces është mbështetur nga mjete teknologjike dhe procedura të brendshme të zhvilluara posaçërisht për të na lejuar të përshpejtojmë proceset tona të brendshme.

Plani i lehtësimit financiar dhe i mbështetjes, i ofruar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania për individët dhe bizneset e prekura nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, ofron mundësinë e pezullimit të kësteve të kredisë (hipotekore, personale ose biznesi) pa aplikuar asnjë penalitet ose tarifë deri në 31 Korrik 2020. Ky plan ofron dhe zgjatje të mëtejshme për pezullimin e kësteve për 3/6 muaj në varësi të vazhdimësisë së krizës së COVID-19. Ne nxisim klientët tanë, individë dhe biznese, që janë prekur nga kriza të vazhdojnë dhe të aplikojnë për pezullimin e kësteve të kredisë.

Më tej, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka dedikuar një fond prej 50 milion euro për financime të reja për ndërmarrjet e prekura nga kriza COVID -19. Kohëzgjatja e financimeve është për një periudhë prej 18 muajsh, me një periudhë mospagimi prej 6 muajsh dhe me një normë interesi të privilegjuar prej 2% në EUR & 2.75% në LEK. Fondi ka për qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për kapital qarkullues, financimin e zinxhirit të furnizimit dhe financiminin e metejshëm të tregtisë. Këto lloj financimesh do të ofrohën me ZERO komisione dhe tarifa.  

Në përputhje të plotë me vendimet e autoriteteve shtetërore dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë:

- Klientët tanë të biznesit mund të bëjnë kërkesë për kredi të mbështetur nga Garancia Sovrane e Qeverisë për të siguruar pagimin e pagave të punonjësve të tyre dhe për të mbuluar nevojat shtesë të biznesit të tyre;

- të gjitha llogaritë rrjedhëse të reja të hapura nga individë dhe persona juridikë që do të përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria, ofrohen me tarifa dhe komisione ZERO

- kartat e debitit të lidhura me llogari të reja kanë tarifa dhe komisione ZERO.

- duke përdorur kanalet dixhitale për të kryer transaksione në monedhën LEK do të gëzoni gjithashtu tarifa dhe komisione ZERO; Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron platformën Digital Banking me komision ZERO.

 

Intesa Sanpaolo Bank Albania Sha, në këtë mënyrë, rikonfirmon kontributin dhe mbështetjen e vet konkrete për të gjitha familjet dhe bizneset e prekura nga kriza COVID-19 dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

#GjithmonëBashkë

Informacion për media: media.relations@intesasanpaolobank.al

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0