• No Suggestions Result

Turizmi në Shqipëri

Karakteristikat kryesore dhe potencialet
për Zhvillim Ekonomik

Vlorë, 23 nëntor 2023 - Gjatë muajit nëntor, në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti “Sfidat e Reja të Turizmit në Shqipëri”. Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i një studimi të rëndësishëm për këtë sektor te Autoritetet qendrore dhe vendore, klientë dhe bashkëpunëtorë të Bankës të cilët operojnë në sektorin e Turizmit.

Studimi ishte përgatitur nga QKE, Qendra e Kërkimeve Ekonomike e lidhur me Grupin Intesa Sanpaolo. Studimi analizoi potencialin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe politikat e mundshme për rritjen e ndikimit ekonomik të këtij sektori në rajon. Në aktivitet morën pjesë znj. Vilma Bello, zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, z. Ermal Dredha, Kryetar i Bashkisë Vlorë, z. Stefano Salmaso, Drejtues i Zyrës Komerciale në Ambasadën Italiane në Shqipëri, z. Massimo Deandreis, Drejtues Ekzekutiv i SRMdhe Drejtues i Raportit, z. Alessandro D’Oria, Drejtues i Përgjithëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania si edhe 100 klientë përfaqësues të bizneseve në sektorin e turizmit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me rezultatet e kërkimit dhe strategjitë e mundshme për tu aplikuar nga të gjithë grupet e interesit për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përgjatë aktivitetit u zhvillua dhe një panel diskutimi mes aktorësh të rëndesishëm në vend në fushën e turizmit të cilët evidentuan sfidat e punësimit për këtë sektor si dhe investimet në infrastukturë si faktorë kyç për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Të gjithë të interesuarit mund të njihen me studimin e plotë në dokumentin më poshtë:

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0