INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET

NGA CFI.CO (Capital Finance International)
SI “BANKA ME E MIRE NE SHQIPERI 2024

Tiranë, 29 maj 2024 – Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, vlerësohet me çmimin "Banka më e Mirë në Shqipëri 2024" nga revista prestigjioze financiare CFI.co. (Capital Finance International) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti i panelit të jurisë të CFI.co deklaroi:

“Intesa Sanpaolo Bank Albania ka treguar një angazhim të qëndrueshëm për të nxitur rritjen ekonomike dhe stabilitetin brenda sektorit financiar në Shqipëri. Si një degë thelbësore e Grupit Intesa Sanpaolo, i cili është një nga grupet më të mira bankare në Evropë, ajo sjell një nivel të lartë ekspertize ndërkombëtare, përshtatur më së miri për të përmbushur kërkesat vendase. Sipas panelit të jurisë, "Banka ka spikatur vazhdimisht në ofrimin e një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, të përshtatura për të përmbushur nevojat e segmenteve të ndryshme të klientëve, nga individë e deri te ndërmarrjet e mëdha. Përkushtimi i saj ndaj inovacionit është veçanërisht i dukshëm në adoptimin e teknologjive të avancuara të bankingut dixhital, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm si përvojën e klientit ashtu edhe efikasitetin operacional." Për më tepër, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka treguar një vëmendje të shtuar në implementimin e praktikave bankare të qëndrueshme, duke u angazhuar aktivisht në projekte që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe mirëqenien sociale. Qasja strategjike e bankës ndaj përgjegjësisë sociale të korporatës, veçanërisht iniciativat e saj për përmirësimin e edukimit financiar dhe mbështetjen e komunitetit, nënvizon rolin e saj si një shtyllë themelore e zhvillimit shoqëror në Shqipëri. Këto përpjekje janë vlerësuar jo vetëm nga palët e interesit por kanë forcuar gjithashtu pozicionin e saj në sektorin bankar shqiptar si një lider për mënyrën etike të operimit në sistemin bankar. Me prezencën e saj të mirëvendosur dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për ekselencë dhe angazhim në komunitet, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka vendosur një standard për institucionet e tjera financiare në rajon. Në njohje të këtyre arritjeve, Intesa Sanpaolo Bank Albania është shpallur fituese e çmimit Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2024.”

 

Rreth CFI.co (Capital Finance International): CFI.co është një revistë e printuar dhe online që raporton mbi biznesin, ekonominë dhe financën, duke pranuar se ndarja tradicionale midis tregjeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara është bërë më pak e rëndësishme me konvergjencën e ekonomive globale. Me qendër në Londër, qyteti më multikulturor në botë, CFI.co ofron mbulim dhe analizë të forcave shtytëse pas këtij ndryshimi. Duke u mbështetur në njohuritë nga organizatat kryesore shumëpalëshe dhe kombëtare, si dhe nga mendimtarë të shquar në mbarë botën, ekipi i saj redaktorial i përkushtuar siguron që lexuesit të fitojnë një kuptim më të thellë të ndikimeve që formojnë ekonominë globale. CFI.co ofron lajme, analiza dhe komente mbi tregjet në mbarë botën, duke adresuar ndryshimet, përfshirë ato në teknologji dhe inovacion, që ndikojnë në këto tregje dhe duke identifikuar rajone, sektorë industrialë dhe kompani që janë të destinuara për të patur sukses. CFI.co shërben si një burim lajmesh për të ndihmuar në kuptimin e dinamikave ekonomike komplekse të botës në zhvillim dhe ndërveprimet e tyre me vendet e zhvilluara. Për çdo pyetje në lidhje me raportimin e tij ose për informacione shtesë, individët mund të kontaktojnë ekipin redaktorial të CFI.co në editor@cfi.co.

 

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Faqja zyrtare  www.intesasanpaolobank.al

Për informacione të mëtejshme:

media.relation@intesasanpaolobank.al

 

Intesa Sanpaolo, me mbi €420 miliardë të ofruara në financime dhe €1.3 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2023, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d'Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.   

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news 

X: @intesasanpaolo 

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo 

group.intesasanpaolo.com/en/

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0