• No Suggestions Result

NJOFTIM I RENDESISHEM!

Të nderuar klientë,

Në zbatim të Ligjit nr. 4/2020, datë 30.01.2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, dëshirojmë t’ju njoftojmë se Intesa Sanpaolo Bank Albania ka detyrimin të respektojë dhe zbatojë Standartin e Përbashkët të Raportimit, sipas të cilit detyrimet kryesore të bankave dhe institucioneve të tjera financiare konsistojnë në: (i) realizimin e vigjilencës mbi të gjithë klientët ekzistues të Bankës dhe mbi të gjithë klientët e rinj; (ii) identifikimin e klientëve/personave të raportueshëm (individë/persona fizikë dhe persona juridikë) rezidentë për qëllime tatimore në një apo më shumë Juridiksione (Shtete) të tjera të Raportueshme, si dhe e të gjithë marrëdhënieve të tyre me Bankën; si dhe (iii) raportimin mbi bazë vjetore (brenda datës 30 Maj) pranë organeve kompetente tatimore në Republikën e Shqipërisë i llogarive të personave të raportueshëm  të Juridiksioneve (Shteteve) të Raportueshme si dhe i të dhënave të tyre (sipas kërkesave të përcaktuara në Standartin e Përbashkët të Raportimit), përveç rasteve kur klienti paraqitet pranë Bankës për të nënshkruar formularin përkatës të vetëdeklarimit si dhe paraqet dokumentacion justifikues mbështetës për të vërtetuar se nuk është rezident për qëllime tatimore në asnjë Juridiksion të Raportueshëm.

Nëse ende nuk keni nënshkruar formularin e vetëdeklarimit, jeni të lutur të vizitoni degën më të afërt të bankës dhe të bëni deklarimin tuaj duke paraqitur dhe dokumentet përkatës.

Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj,

Intesa Sanpaolo Bank Albania

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0