15.11.2020
Të nderuar klientë!
Për shkak të rritjes së rasteve të fundit të COVID-19 në Shqipëri ju informojmë se, në përputhje të plotë me Udhëzimet Qeveritare për punën në distancë, duke siguruar vazhdimin e shërbimeve për klientët tanë, duke filluar nga data 16 Nëntor 2020 Dega në Rr. Sadik Zotaj në Vlorë do të mbyllet deri në një njoftim tjetër.
Ju lutemi të gjeni më poshtë degën tjetër më të afërt që mund të përdorni për shërbimet tuaja bankare:
- DEGA QENDRORE VLORE (Lagjja "Pavarësia", pranë Hotel Vlora Internacional)
Ne dëshirojmë t'ju inkurajojmë që të përdorni kanalet alternative për nevojat tuaja ditore bankare të tilla si: Digital Banking për transferta dhe pagesa, ATM për tërheqje në Lek / Eur dhe karta debiti dhe krediti për blerjet në POS dhe internet.
Në link më poshtë mund të gjeni vendndodhjen e të gjitha Degëve dhe / ose ATM-ve tona:
https://www.intesasanpaolobank.al/retail/branch-locator.html
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!
INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA