• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO:

BANKA E PARE* NE EVROPE PER REZULTATET E DIVERSITETIT DHE TE GJITHEPERFSHIRJES SIPAS INDEKSIT REFINITIV

Torino / Milano, 24 shtator 2021- Intesa Sanpaolo është renditur banka e parë në Evropë, e gjashta bankë në botë dhe e vetmja bankë italiane në mesin e 100 vendeve të punës më gjithëpërfshirëse dhe me më diversitet sipas Indeksit të Diversitetit dhe Përfshirjes nga Refinitiv, indeksi ndërkombëtar që vlerëson 11,000 kompani të listuara në nivel global. 

Grupi u rendit i 50 -ti, 26 vende më lart se në vitin 2020. Analiza bazohet ekskluzivisht në të dhënat publike - pasqyrat financiare, raportet financiare, njoftimet për shtyp, faqet e internetit - duke përdorur 24 parametra që ndahen në katër kategori kryesore: diversiteti gjinor, gjithëpërfshirja, zhvillimi i aftësive të punonjësve dhe polemikat. Refinitiv, një kompani e Grupit të Bursave të Londrës, është një nga ofruesit kryesorë në botë të kërkimeve dhe të dhënave financiare. 

Renditja është rezultat i aktiviteteve të Bankës në drejtim të Diversitetit dhe Gjithëpërfshirjes. Një zyrë ad hoc e krijuar në vitin 2018 që i raporton drejtpërdrejt Zyrtarit Kryesor Operativ, Paola Angeletti-t, ka për detyrë të nxisë një kulturë të gjithëpërfshirjes, të inkurajojë respektin dhe promovimin e vlerës së diversitetit duke rritur trashëgiminë multikulturore, përvojat dhe karakteristikat e personave pjesë të Grupit.

* U rendit e 50 -ta në mesin e 11,000 kompanive të listuara, të cilat u analizuan në bazë të 24 parametrave.

Informacioni i shtypit
Intesa Sanpaolo 
Media and Associations Relations 
Institutional, Social and Cultural Activities 
stampa@intesasanpaolo.com    
https://group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news  

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është Banka kryesore në Itali dhe një nga bankat më të qëndrueshme dhe më fitimprurëse në Evropë. Ajo ofron shërbime tregtare, investime për korporatat, menaxhim të aseteve dhe shërbime të sigurimit. Grupi Intesa Sanpaolo ka afërsisht 14.7 milion klientë në Itali të cilët ndihmohen përmes dy kanaleve; dixhitale dhe tradicionale. Bankat filiale ndërkombëtare të Grupit shërbejnë 7.1 milion klientë që përbëhen nga filialet që operojnë në bankat tregtare në 12 vende në Evropën Qendrore Lindore dhe zonat e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve të korporatave në 26 vende. Intesa Sanpaolo konsiderohet si një nga bankat më të qëndrueshme në botë. Për Grupin, krijimi i vlerës do të thotë të jesh nxitës i rritjes, për të mirën e shoqërisë dhe ekonomisë. Duke pasur parasysh shqetësimet mjedisore, Grupi ka krijuar një fond prej 6 miliardë eurosh për ekonominë qarkulluese. Intesa Sanpaolo mbështet përfshirjen kryesore ekonomike dhe projektet e uljes së varfërisë, duke përfshirë një fond ndikimi prej 1.5 miliardë eurosh për kreditë në dispozicion të grupeve shoqërore që luftojnë për të patur akses në kredi. Intesa Sanpaolo ka një nivel të lartë të përfshirjes në iniciativa kulturore, të organizuara nga Banka ose në bashkëpunim me subjekte të tjera në Itali dhe më gjerë. Këto përfshijnë ekspozita të përhershme dhe të përkohshme që tregojnë trashëgiminë mbresëlënëse artistike të Bankës në Gallerie d’Italia, muzetë e Grupit të vendosura në Milano, Napoli, Vicenza dhe së shpejti Torino.
Faqja zyrtare: group.intesasanpaolo.com |
Lajme: https://group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news | Twitter: @intesasanpaolo | Facebook: @intesasanpaolo | LinkedIn:  https://www.linkedin.com/company/intesa-sanpaolo | Instagram:  @intesasanpaolo  

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0