Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. nisi proçesin e aprovimit të bashkimit me përputhje të Veneto Banka sh.a.
10.05.2018
Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. nisi proçesin e aprovimit të bashkimit me përputhje të Veneto Banka sh.a.
Intesa Sanpaolo Bank Albania nisi në 10 Maj 2018 proçesin e Bashkimit me Përthithje të Veneto Banka duke dorëzuar në Bankën e Shqipërisë dokumentet e duhura për këtë aprovim dhe duke njoftuar respektivisht Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Asambletë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Aksionerëve të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" SHA dhe Veneto Bank SHA që u mblodhën me dt. 4 Maj 2018, miratuan bashkimin me përthithje të Veneto Banka Albania (Shoqëria e Përthithur) dhe ISP Albania (Shoqëria Përthithëse). Intesa Sanpaolo Bank Albania nisi në 10 Maj 2018 procedurat e Bashkimit.
Z. Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshem Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, deklaroi: “Pas marrjes së aprovimit final nga autoritetet, ne do të nisnim të zbatojmë këtë bashkim në mënyrën më të natyrshme e më efektive të mundshme, së pari për të gjithë klientët e Veneto Bank. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të focuar lidhjet me klientët tanë të rinj e ekzistues, duke i ofruar atyre eksperiencën tonë të shkëlqyer bankare, shërbime më të mira, inovative, efikase dhe më pak të kushtueshme.”
Intesa Sanpaolo, si aksionere e vetme e VB Albania dhe ISP Albania, pas vlerësimit mbi qëndrueshmërinë aktuale dhe të ardhshme si dhe rentabilitetin e aktivitetit të biznesit të të dy subjekteve, vendosi që VB Albania të shkrihet me ISP Albania, e cila do të jetë i vetmi subjekt juridik pas përfundimit të bashkimit me përthithje, duke synuar të bëhet Banka e tretë në vend, në terma të aseteve, duke rritur gjithashtu dhe përqindjen që zë në treg. Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vijojë të ofrojë shërbime e produkte bankare cilësore për klientët individë dhe biznese të të gjitha segmenteve, duke zgjeruar rrjetin e saj të degëve në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440
media.relation@intesasanpaolobank.al