• No Suggestions Result

Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton realizimin e Bashkimit me Përthithje të Veneto Banka Sh.A

01.08.2018

Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton realizimin e Bashkimit me Përthithje të Veneto Banka sh.A


Intesa Sanpaolo Bank Albania me kënaqësi njofton se procesi i Bashkimit me Përthithje të Veneto Banka është finalizuar nga pikëpamja ligjore dhe operacionale. Në vijim, duke nisur nga 1 Tetori 2018, Veneto Banka sha është fshirë nga Regjistri Tregtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa Intesa Sanpaolo Bank Albania Sha ka mbartur të gjitha asetet, të drejtat e detyrimet, si dhe marrëdhëniet me klientët, të cilët shërbehen tashmë nga një rrjet i njëjtësuar degësh bankare dhe sistemi operimi. 


Z. Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, daklaroi: “Qëllimi ynë kryesor ishte të realizonim këtë bashim në mënyrë të lehtë e efektive, duke u siguruar që klientët të mos përballeshin me asnjë vështirësi gjatë këtij procesi; ne mund të konfirmojmë tani përfundimin e suksesshëm të të gjithë operacioneve dhe unë po përfitoj nga ky rast për të falenderuar të gjithë njerëzit që e bënë këtë të mundur. Kjo blerje rrit praninë e Intesa Sanpaolo në tregun shqiptar dhe sjell një vlerë të shtuar për klientët, të cilët mund të shijojnë tashmë një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh konkuruese, të ofruara nga një prej grupeve bankare më të mëdha e më të forta të eurozonës.”


Intesa Sanpaolo Bank Albania, si pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, lider bankar në Itali në të gjithë sektorët e biznesit, me një prezencë ndërkombëtare në 38 shtete, 5659 degë dhe rreth 19.4 milion klientë,
përfiton shumë nga njohuritë e thella në ecurinë e sektorëve të ndryshëm, duke kuptuar nevojat e klientëve dhe duke mbështetur rritjen e tyre, duke ndërmjetësuar krijimin e bashkëpunimeve mes aktorëve kryesorë të industrive të ndryshme dhe duke u bërë pararendëse e zhvillimeve teknologjike e kërkesave të tregut në shërbimet bankare. 
 
Duke qënduar të bashkuar në familjen Intesa Sanpaolo, ne mund të vijojmë të krijojmë një botë mundësish reale! 

Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440 
media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0