02.10.2025
Intesa Sanpaolo Bank Albania është krenare që, për të dytin vit radhazi, vazhdon bashkëpunimin me Kolegjin e Europës, një nga institucionet akademike më prestigjioze të Europës, duke mbështetur me bursa studentët pasuniversitarë.
Në vitin akademik 2024–2025, Banka akordoi bursa për dy studentë. Këtë vit, programi është zgjeruar për të mbështetur tre studentë, me një kontribut total prej 27,000 €.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit afatgjatë të Intesa Sanpaolo Bank Albania ndaj të rinjve dhe arsimit, duke riafirmuar rolin e Bankës si një institucion me përgjegjësi sociale, i përkushtuar në nxitjen e dijes, lidershipit dhe inovacionit.
“Arsimi është një gur themel i progresit. Duke mbështetur talentet e reja në studimet e tyre në Kolegjin e Europës, ne po investojmë në një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar për Europën,” u shpreh z. Alessandro D’Oria, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Përmes këtij programi, Intesa Sanpaolo Bank Albania thekson misionin e saj për të krijuar mundësi për gjeneratën e ardhshme dhe për të dhënë një kontribut domethënës në zhvillimin e shoqërisë.
Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al
Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €422 miliardë të ofruara në financime dhe €1.4 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2024, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d'Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.
X: @intesasanpaolo
LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo