GRUPI INTESA SANPAOLO

FINALIZON BLERJEN E FIRST BANK
DUKE DYFISHUAR PRANINE NE RUMANI

Milano dhe Bukuresht, 31 maj 2024 – Grupi Intesa Sanpaolo ka përfunduar me sukses blerjen e Romanian First Bank S.A. (Rumani) nga fondi privat amerikan i investimeve J.C. Flowers & Co.

Pas nënshkrimit më 28 tetor 2023, Intesa Sanpaolo S.p.A. dhe JCF Tiger Holdings S.A.R.L.; aksioneri kryesor i First Bank S.A.; të një marrëveshje për blerjen e 99.980513% të aksioneve në First Bank S.A., dhe pasi kanë marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga të gjitha autoritetet rregullatore përkatëse, Grupi Intesa Sanpaolo finalizoi blerjen e First Bank.

Blerja e First Bank i mundëson Intesa Sanpaolo të rrisë praninë e saj në Rumani (më shume se dyfish) ku ka qenë aktive që nga viti 1996 përmes Intesa Sanpaolo Bank Romania. Blerja forcon ndjeshëm pozicionimin konkurrues të Grupit Intesa Sanpaolo në tregun lokal, duke e renditur Intesa Sanpaolo Bank Romania në një nga 10 bankat më të mëdha në Rumani.

Duke bashkuar forcat, Intesa Sanpaolo Bank Romania dhe First Bank do të kenë asete totale prej rreth 3.2 miliardë euro, do i shërbejnë rreth 143,000 klientëve dhe do të punësojnë mbi 1,500 njerëz.

Me blerjen e First Bank, familjet, individët dhe bizneset në Rumani do të përfitojnë nga një rrjet i zgjeruar degësh dhe ATM-sh, i plotësuar me një platformë të avancuar shërbimesh dixhitale dhe në distancë, duke përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e shërbimit ndaj klientit. Një ofertë e zgjeruar e shërbimeve financiare të cilësisë së lartë – nga shërbimet e përditshme bankare tek produktet e financimit, nga produktet e sigurimit dhe mbrojtjes tek shërbimet e investimit dhe këshillimit – do të plotësojnë pritshmëritë më të larta të klientëve të të gjitha moshave dhe niveleve të të ardhurave.

Të dy bankat – First Bank dhe Intesa Sanpaolo Bank Romania – janë pjesë e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit, një lojtar kyç në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, që ofron shërbime për klientët individë, korporata dhe SME.

Marco Elio Rottigni, Drejtues i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo, u shpreh: "Ne mirëpresim me ngrohtësi punonjësit dhe klientët e First Bank në Grupin Intesa Sanpaolo, një nga grupet bankare më të mëdha dhe më solide në Evropë. Forcimi i pranisë sonë në Rumani do të rrisë investimet italiane dhe të huaja në vend, do të nxisë tregtinë dhe do të mbështesë ndërkombëtarizimin e SME-ve. Rritja jonë do të stimulojë inovacionin në sektor, me përfitues familjet dhe bizneset."

Prania e zgjeruar e Grupit Intesa Sanpaolo në Rumani pritet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke rritur investimet dhe ofruar mbështetje për bizneset, të cilat do të përfitojnë nga shërbimet që lehtësojnë zgjerimin ndërkombëtar dhe këshillime të specializuara për tranzicionin e gjelbër. Klientët rumunë do të kenë gjithashtu qasje në produktet dhe shërbimet e ofruara globalisht nga Grupi Intesa Sanpaolo.

Si grupi kryesor bankar i Italisë, Banka Intesa Sanpaolo është e pozicionuar për të forcuar lidhjet dhe sinergjitë e biznesit midis Italisë dhe Rumanisë – një vend që është shtëpia e shumë kompanive italiane që luajnë një rol udhëheqës në sektorët kyç të zhvillimit të ekonomisë dhe në zhvillimin e industrisë vendase.

First Bank po bashkohet me Grupin Intesa Sanpaolo, një lider evropian në banking që menaxhon mbi 1.3 trilion euro në asete financiare të klientëve dhe renditet i treti për kapitalizimin e tregut ndër bankat e eurozonës. Modeli i diversifikuar dhe i qëndrueshëm i biznesit i Grupit Intesa Sanpaolo spikat nga fokusi i dhënë në Menaxhimin & Mbrojtjen e Pasurisë, së bashku me investime të larta në teknologji dhe inovacion. Në fund të vitit 2023, Grupi Intesa Sanpaolo kishte 20.8 milionë klientë dhe 94,400 punonjës në Itali dhe jashtë vendit, me asete totale mbi 964 miliardë euro, duke gjeneruar një të ardhur neto prej 7.7 miliardë euro.

Rezulatet e larta financiare e Intesa Sanpaolo përkthehen në krijim të ndjeshëm vlerash për të gjithë palët e interesuara, duke mbështetur angazhimin e fortë ESG të Grupit, me një pozicion udhëheqës botëror në ndikimin social dhe një fokus të fortë në tranzicionin e gjelbër duke respektuar parimet ESG.

Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale Bankave Ndërkombëtare (ISBD) kontribuon ndjeshëm në fitimin e Intesa Sanpaolo, duke përbërë pothuajse 14% të të ardhurave neto të Grupit në tremujorin e parë të vitit 2024. ISBD operon në tre kontinente, me banka filiale në 12 vende (zona e CEE dhe Egjipti), si dhe një kompanie të menaxhimit të aseteve në Kinë. Ky rrjet i gjerë aktualisht i shërben 7.2 milionë klientëve, përmes afërsisht 900 degësh dhe një fuqie punëtore të dedikuar prej rreth 21,000 punonjësish.

 

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo, me mbi €420 miliardë të ofruara në financime dhe €1.3 trilion në asete financiare të klientëve në fund të vitit 2023, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të lartë në sferën dixhitale dhe fintech. Grupi do të ofrojë €115 miliardë kredi për projekte të qëndrueshme deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej €1.5 miliardë (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d'Italia, kuron dhe prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projekte kulturore të vlerësuara në kohë.  

J.C. Flowers është një firmë lider investimesh private e dedikuar për të investuar globalisht në industrinë e shërbimeve financiare. E themeluar në vitin 1998, firma ka investuar më shumë se 18 miliardë dollarë kapital, duke përfshirë bashkë-investime, me 66 kompani në portofol në 18 vende në një sërë nënsektorësh të industrisë duke përfshirë bankat, sigurimet dhe risigurimet, firmat e letrave me vlerë, financat e specializuara dhe shërbimet dhe aktivet e menaxhimit. Me afërsisht 5 miliardë dollarë asete nën menaxhim, J.C. Flowers ka zyra në Nju Jork, Londër dhe Palm Beach. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.jcfco.com.

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news 

X: @intesasanpaolo 

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo 

group.intesasanpaolo.com/en/

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0