NDRYSHIMI I LIMITIT TE KARTAVE
22.05.2024
I nderuar kartëmbajtës,
Të njoftojmë se duke nisur nga data 23 korrik 2024, do të ketë ndyshime në limitin e blerjeve pa kontakt pa PIN dhe limitin ditor të tërheqjes në ATM.
Limiti i blerjeve pa kontakt brenda dhe jashtë vendit me të gjitha kartat e lëshuara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania do të jetë si më poshtë:
- Limiti i blerjes pa kontakt për një transaksion - 5,000 LEK / 50 EUR / 50 USD
- *Numri maksimal i transaksioneve pa kontakt – 5 transaksione
- *Limiti maksimal i blerjeve pa kontakt – 15,000 LEK / 150 EUR / 150 USD
*Limiti/numri maksimal i blerjeve pa kontakt që mund të përdoret nga blerja e fundit me kontakt (chip & pin) deri në blerjen me Pin të radhës (cilido që arrihet më parë).
Limiti ditor i tërheqjes në të gjitha ATM të bankës dhe ATM të bankave të tjera brenda dhe jashtë vendit do të përditësohen si më poshtë:
- Për kartën Visa Inspire - 75,000 LEK
- Për kartën Mastercard Standard - 700 EUR
- Për kartën Visa Classic - 700 USD
- Për kartën Mastercard Business - 1,000 EUR
Të gjitha kushtet e tjera mbeten të pandryshuara.
Ndryshimet e mësipërme do të ndodhin automatikisht duke filluar nga data 23 korrik 2024 dhe nuk nevojitet asnjë veprim i mëtejshëm.
Nëse dëshiron të ndryshosh limitet e mësipërme kontakto Menaxherin tënd të Marrëdhënies me Klientin.
Sinqerisht,
Intesa Sanpaolo Bank Albania