Nënshkrimi i kontratës me ASD
30.01.2018
Nënshkrimi i kontratës me ASD në 30 Janar 2018
Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka nënshkruar kontratën me bankat agjente të përzgjedhura fituese në procedurën e zhvilluar për këtë qëllim, në kuadër të zbatimit të rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”, miratuar me urdhër të Guvernatorit nr. 3762, datë 18.07.2016. Nga kjo procedurë është përzgjedhur fituese dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a.
Banka agjente është një hallkë shumë e rëndësishme në të gjithë zinxhirin e procesit të kompensimit, gjithmonë nëse do të ndeshemi më një proces të tillë në të ardhmen. Banka agjente do të jetë ajo që do të kryejë pagesat e kompensimit të depozitave në emër dhe për llogari të Agjencisë në rast të vendosjes së një subjekti anëtar të skemës në likuidim të detyruar me vendim të Bankës së Shqipërisë (Autoriteti Mbikëqyrës).
Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440
media.relation@intesasanpaolobank.al