Njoftim mbi vendimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve
04.05.2018
Njoftim mbi vendimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve
Asambleja e Jashtëzakonshme e Aksionerëve të "Intesa Sanpaolo Bank Albania" SHA, u mblodh me dt. 4 Maj 2018 dhe vendosi të miratojë bashkimin me përthithje të Veneto Banka Albania (shoqëria e përthithur) dhe ISP Albania (shoqëria përthithëse); Të mos ndryshojë kapitalin e regjistruar aktualisht të ISP Albania, dhe as Statutin e saj, pas bashkimit; Të miratojë Projekt Planin e Bashkimit; Të miratojë Planin e Biznesit për 2018-2021; Të miratojë Projekt Marrëveshjen për Bashkimin; Të emërojë ekspertin e pavarur dhe pranojë raportin e ekspertit të pavarur si dhe të emërojë dhe caktojë Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Z. Silvio Pedrazzi, si përfaqësues të posaçëm, dhe të autorizojë atë duke i dhënë kompetenca dhe të drejta të plota për të vepruar në emrin dhe për llogari të ISP Albania për nënshkrimin e gjithë dokumentacionit ligjor dhe shkresave e aprovimeve të institucioneve përkatëse për këtë bashkim.
Në 1 nëntor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i dha Intesa Sanpaolo S.p.A ("ISP") miratimin paraprak për blerjen e 100% të aksioneve të Veneto Banka SHA. Pas miratimit nga Banka e Shqipërisë dhe marrjes së lejes nga Autoriteti i Konkurrencës në 14 shtator 2017, 100% të aksioneve të VB Albania iu transferuan Intesa Sanpaolo S.p.A ("Transferimi i Aksioneve"). Pas transferimit të aksioneve, ISP Albania dhe VB Albania tani janë 100% në pronësi të Intesa Sanpaolo S.p.A. ("Aksioneri i vetëm").
ISP, si aksionere e vetme e VB Albania dhe ISP Albania, vlerësoi paraprakisht mundësitë e ndryshme për racionalizimin e pranisë së saj në vend, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë aktuale dhe të ardhshme si dhe rentabilitetin e aktivitetit të biznesit të të dy subjekteve. Pas vlerësimit, ISP vendosi që të dyja kompanitë që janë subjekt i bashkimit të bashkohen siç konfirmohet në vendimin e Këshillit Drejtues të ISP-së në 4 prill 2018. Rrjedhimisht, VB Albania (Kompania e Përthithur) do të bashkohet në ISP Albania (Kompania Përthithëse), dhe kjo e fundit do të jetë i vetmi subjekt juridik pas përfundimit të bashkimit.
Pas vendimit të ISP-së, në të dyja Mbledhjet e Asambleve të Jashtëzakonshme të Aksionerëve (“Asambleja e Aksionarëve”) të ISP Albania që u zhvillua në 4.05.2018 pasdite, dhe VB Albania që u zhvilluar në 04.05.2018 paradite, është vendosur të vijohet me bashkimin dhe për këtë qëllim u vendos që VB Albania do të përthithet nga ISP Albania, sipas kushteve te përcaktuara në projekt marrëveshjen për bashkimin dhe në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440
media.relation@intesasanpaolobank.al