• No Suggestions Result

Paola Angeletti emërohet Drejtore e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale 

20.12.2018

Intesa Sanpaolo: Paola Angeletti emërohet Drejtore e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale 

Milano, 20 Dhjetor 2018 - Intesa Sanpaolo njofton se Paola Angeletti emërohet Drejtore e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale.
Paola Angeletti, e diplomuar për Ekonomi Politike, specializuar për Ekonomi Monetare në Universitetin Bocconi, iu bashkua Grupit në mesin e viteve 1990 në sektorin e Investimeve Bankare. Ajo ka mbajtur detyra me përgjegjësi në rritje dhe, që nga janari i vitit 2015, ka qenë Drejtore e Departamentit të Bashkimeve & Blerjeve në Drejtorinë Qendrore të Grupit, dhe në vijim Drejtore Departamentit të Aksionerëve në Drejtorinë Qendrore.
Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale mbikëqyr aktivitetet e Grupit në tregun e huaj ku operon nëpërmjet bankave filiale të cilat kryejnë aktivitetin bankar dhe tregtar. Divizioni përfshin Privredna Banka Zagreb në Kroaci, Banca Intesa Beograd në Serbi, Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovina në Bosnje Hercegovinë, Intesa Sanpaolo Bank Albania në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank Romania në Rumani, Intesa Sanpaolo Bank në Slloveni, VUB Banka në Sllovaki, CIB Bank në Hungari, Pravex Bank në Ukraine, Eximbank në Moldavi dhe Bankën e Aleksandrisë në Egjipt.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2018, Divizioni ka regjistruar të ardhura operative neto prej 1,450 milionë euro, e barabartë me rreth 11% të të ardhurave neto të konsoliduara të Grupit dhe një fitim neto prej 525 milionë euro.
"Emërimi i Paola Angeletti - shprehet Carlo Messina, Administrator i Deleguar i Intesa Sanpaolo - demonstron mënyrën se si zhvillimi i njerëzve më të talentuar në Grup, dhe veçanërisht gratë, është thelbësore për strategjitë tona për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Paola Angeletti, e cila ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Bankën tonë, do të luajë një rol kryesor në arritjen e objektivave të Planit tonë të Biznesit, një pozicion që deri më tani ka arritur rezultate të shkëlqyera me Ignacio Jaquotot, të cilit i shprehim falënderimet tona më të sinqerta për kontributin drejtues, menaxherial dhe njerëzor që ka dhënë në sfidat e shumta me të cilat është përballur Grupi ndër vite në nivel ndërkombëtar".

Intesa Sanpaolo 
Media Relations 
Corporate & Investment Banking and International Media
T: +39 02 879 67504
stampa@intesasanpaolo.com 
 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0