01.07.2024
NJOFTIM PËR SHTYP
PAOLA PAPANICOLAOU ËSHTË DREJTUESJA E RE
E DIVIZIONIT NDËRKOMBËTAR TË BANKAVE FILIALE TË GRUPIT INTESA SANPAOLO
Grupi Intesa Sanpaolo krijon "Strukturën e Përshpejtimit të Sinergjisë për Bankat e Filialeve Ndërkombëtare"
Milano, korrik 2024 – Paola Papanicolaou është drejtuesja e re e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale (ISBD) të Grupit Intesa Sanpaolo. Ajo zëvendëson Marco Elio Rottigni i cili largohet nga Grupi pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i ABI, shoqata e bankave italiane.
Paola Papanicolaou, më parë zëvendësdrejtuese e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale, merr tani rolin e drejtueses duke qenë e përshtatshme në mënyrë të përsosur për rolin për shkak të ekspertizës së saj në kompanitë kryesore të Grupit dhe përvojës së saj në inovacionin teknologjik. Ajo u bashkua Grupit Intesa Sanpaolo në vitin 2015 dhe emërimi i saj në këtë rol thekson edhe njëherë angazhimin e Grupit Intesa Sanpaolo për të njohur dhe promovuar talentet më të mira menaxheriale nga brenda organizatës.
Për më tepër, Grupi Intesa Sanpaolo krijon "Strukturën e Përshpejtimit të Sinergjisë për Bankat e Filialeve Ndërkombëtare" për të nxitur sinergjitë ndërdivizionale. Struktura e sapokrijuar do të ndihmojë bankat ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo të përfitojnë akoma më shumë nga praktikat më të mira të Banca dei Territori dhe divizioni IMI Corporate & Investment Banking. Përveç kësaj, synohet rritja e mëtejshme e bashkëpunimit me sektorin e menaxhimit të pasurisë, një forcë kyçe e Intesa Sanpaolo. Zhvillimi dixhital dhe teknologjik do të forcohet edhe në filialet ndërkombëtare, duke synuar risi shërbimesh në të gjitha vendet në të cilat operon Grupi.
Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale (ISBD) kontribuon ndjeshëm në fitimin e Grupit Intesa Sanpaolo; me gati 14% të të ardhurave neto të Grupit në tremujorin e parë të vitit 2024. ISBD operon në tre kontinente, me banka në 12 vende (zona CEE dhe Egjipt), dhe një kompanie të menaxhimit të aseteve në Kinë. Ky rrjet i gjerë aktualisht u shërben 7.2 milionë klientëve, nëpërmjet rreth 900 degëve dhe një stafi të përkushtuar prej rreth 21,000 punonjësish.
Intesa Sanpaolo, me mbi 420 miliardë € kredi dhe 1.3 trilion € në asetet financiare të klientëve në fund të vitit 2023, është grupi më i madh bankar në Itali, me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Është një lider evropian në menaxhimin e pasurisë, me një fokus të fortë në dixhital dhe fintech. Grupi do të japë 115 miliard € të huadhënies së Impact deri në vitin 2025 për të mbështetur komunitetet dhe tranzicionin e gjelbër, së bashku me një program prej 1.5 miliard € (2023-2027) për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rrjeti i muzeve të Bankës, Gallerie d'Italia, prezanton trashëgiminë e saj artistike dhe projektet kulturore me vlerë të spikatur.
Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news
X: @intesasanpaolo https://twitter.com/intesasanpaolo
LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo
group.intesasanpaolo.com