09.10.2025
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga data 8 tetor 2025, banka është bërë pjesë zyrtare e sistemit SEPA (Single Euro Payments Area) për transfertat në Euro. Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm për klientët tanë, duke sjellë lehtësi dhe efikasitet më të madh në pagesat ndërkufitare.
Çfarë është SEPA?
SEPA është iniciativa evropiane që standardizon transfertat në euro brenda dhe jashtë kufijve të BE-së, duke i trajtuar ato si pagesa kombëtare.
Kjo nënkupton:
- kushte të barabarta për transfertat brenda dhe jashtë vendit,
- më shumë transparencë dhe siguri,
- procedura të unifikuara në të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Avantazhet për klientët tanë
- Shpejtësi dhe efikasitet – Transfertat SEPA realizohen zakonisht brenda 1 dite pune.
- Tarifa më të ulëta – Kosto transparente dhe më të favorshme krahasuar me transfertat ndërkombëtare tradicionale.
- Njësim i kushteve – Të njëjtat rregulla si për transfertat kombëtare në Euro.
- Përdorim i thjeshtë – Disponibël në degë dhe përmes kanaleve digjitale (Internet dhe Mobile Banking).
- Siguri e lartë – Proces i standardizuar dhe plotësisht i gjurmueshëm.
Pse të zgjidhni Intesa Sanpaolo Bank Albania?
Si pjesë e grupit ndërkombëtar Intesa Sanpaolo, ne ofrojmë siguri, përvojë dhe standarde evropiane në çdo transfertë. Anëtarësimi në SEPA forcon përkushtimin tonë për t’ju ofruar shërbime moderne, të besueshme dhe transparente.