• No Suggestions Result

Një plafond prej 20 milionë eurosh

Për investimet e gjelbra të BVM-ve aktive në Shqipëri

Grupi Intesa Sanpaolo mbështet ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që operojnë në Italinë e jugut dhe u ofron BVM-ve aktive në Shqipëri mjete për të rritur mundësitë e tyre të biznesit dhe investimit, duke përfshirë:

• një plafond prej 20 milionë eurosh për të mbështetur investimet në ekonominë e gjelbër - si për shembull në panelet fotovoltaike, projekte të efiçencës së energjisë etj - vënë në dispozicion nga Intesa Sanpaolo Bank Albania;

• shtrirja në Shqipëri e platformës ndërkombëtare “Confirming”, një zgjidhje dixhitale inovative e financimit të zinxhirit të furnizimit që mbështet kompanitë italiane dhe të huaja në aktivitetet e tyre të shkëmbimit tregtar.

Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me një përqindje të tregut mbi 31%, e barabartë me 2,9 miliardë euro (+28,7% kundrejt 2020) dhe Pulia është rajoni i parë italian për shkëmbime tregtare me Shqipërinë. Në vitin 2021 ekonomia shqiptare u rrit me 8.5% duke u rikuperuar në nivelet para pandemisë dhe tregtia ndërkombëtare arriti në rreth 11 miliardë euro, me një rritje tendenciale të shkëmbimit prej 39% krahasuar me një vit më parë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, e cila është pjesë e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale, ofron shërbime financiare në përputhje me standardet më të larta evropiane për më shumë se 2000 kompani kliente, 500 prej të cilave janë kompani italiane kryesisht aktive në sektorët e tekstilit-veshjeve dhe mekanikës, duke luajtur një rol udhëheqës për zhvillimin e sistemit ekonomik të vendit. Me asete totale prej 1,621 milion € dhe 35 degë, Banka ka konfirmuar edhe një herë pozicionin e saj nëpërmjet rezultateve, inovacionit dhe dixhitalizimit dhe gjithashtu së fundmi është vlerësuar nga The Banker me çmimin "Banka e Vitit për Veprime të Qëndrueshme Bankare në Komunitet" në vitin 2021.

Për të ilustruar mundësitë e biznesit që u ofrohen kompanive që operojnë në Shqipëri, Intesa Sanpaolo organizoi një takim në Bari kushtuar BVM-ve me qendër në Puglia, Basilicata dhe Molise, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë nga Italia dhe Shqipëria.

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0