• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO:

REZULTATET E KONSOLIDUARA PËR PERIUDHËN DERI NË 30 SHTATOR 2021.

REZULTATET PËR PERIUDHËN NËNTËMUJORE TË VITIT 2021 KONFIRMOJNË AFTËSINË E INTESA SANPAOLO PËR TË PËRBALLUAR ME EFIKASITET SITUATËN KOMPLEKSE QË REZULTOI SI PASOJË E PANDEMISË COVID-19 DHE DËSHMOJNË SE KEMI ARRITUR TË REALIZOJMË OBJEKTIVIN PËR NIVELIN MINIMAL TË FITIMIT NETO NË VLERËN PREJ 4 MILIARD EURO, E CILA ISHTE PARASHIKUAR PËR TË GJITHË VITIN 2021. 


REZULTATET PËR NËNTËMUJORIN E VITIT 2021 PASQYROJNË NJË FITIM TË QËNDRUESHËM TË INTESA SANPAOLO, I CILI BURON NGA BAZA SOLIDE E KAPITALIT DHE POZICIONI I LIKUIDITETIT, MODELI FLEKSIBËL I BIZNESIT DHE MJAFT MIRË I DIVERSIFIKUAR, FLEKSIBILITETI STRATEGJIK NË MENAXHIMIN DHE ADMINISTRIMIN E KOSTOVE DHE SHPENZIMEVE OPERACIONALE SI DHE NGA CILËSIA E AKTIVEVE. KËTO KARAKTERISTIKA KANË MUNDËSUAR ZBUTJEN ME EFIKASITET TË NDIKIMIT TË SKENARIT TË RËNDUAR TË STRES TESTIT TË AUTORITETIT BANKAR EUROPIAN/BANKËS QENDRORE EUROPIANE  PËR VITIN 2021 DHE REFLEKTOHEN NË NJË PROFIL TË ULËT RISKU QË KONFIRMON MBËSHTETJEN QË GRUPI I KA OFRUAR ITALISË, I CILI MBETET I ANGAZHUAR TË BËHET NJË MODEL REFERIMI NË LIDHJE ME QËNDRUESHMËRINË DHE PËRGJEGJËSINË SOCIALE DHE KULTURORE.


GJENERIMI I VLERAVE PËR TË GJITHA GRUPET E INTERESIT DO TË MUNDËSOHET NGA SINERGJITË TË CILAT PARASHIKOHEN NË VLERËN MBI 1 MILIARD EURO, SI REZULTAT I BASHKIMIT TË UBI BANCA, BASHKIM I CILI PËRFUNDOI ME SUKSES PA KOSTO SOCIALE, DHE NGA VLERA MBI 6 MILIARD EURO NË VITIN 2020 DHE AFËRSISHT MBI 500 MILION EURO GJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021, TË DYJA KËTO SHUMA PËRBËJNË FITIMIN PARA TATIMIT, TË CILAT GRUPI I KA VËNË NË DISPOZICION PËR TË FORCUAR MË TEJ QËNDRUESHMËRINË E REZULTATEVE.


NISMAT DHE INICIATIVAT E INTESA SANPAOLO PËR TË PËRBALLUR NDIKIMET E PANDEMISË COVID-19:
- SIGURIMI DHE OFRIMI I KUSHTEVE TË SIGURTA PËR PUNONJËSIT E GRUPIT DHE KLIENTËT;
- MBËSHTETJA EKONOMIKE PËR INICIATIVAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR PËRMES DONACIONEVE NË VLERËN PREJ MË SHUMË SE 100 MILIONË EURO;
- AKORDIMI I SHUMËS PREJ 150 MILION EURO NGA FONDI PËR NDIKIMET (E BARABARTË ME 50%) ME QËLLIM ZVOGËLIMIN E DHE ZBUTJEN E VËSHTIRËSIVE SOCIALE EKONOMIKE;
- BANKA E PARË NË ITALI QË PEZULLOI PAGESËN E KËSTEVE TË KREDIVE HIPOTEKORE DHE KREDIVE TË TJERA, PËRPARA HYRJES NË FUQI TË RREGULLORES (PEZULLIMET E PAGESAVE PËR SHUMËN PREJ 114 MILIARD EURO TË MIRATUAR DERI MË SOT) DHE QË NËNSHKROI PROTOKOLLIN E BASHKËPUNIMIT  ME SACE, DUKE OFRUAR DHE GARANTUAR KËSHTU MBËSHTETJE TË MENJËHERSHME PËR NDËRMARRJET DHE SHOQËRITË QË JANË SUBJEKT I DEKRETIT PËR LIKUIDITETIN (42 MILIARD EURO DUKE PËRFSHIRË DHE FONDIN PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME TË AKORDUAR DERI MË SOT);
- DHËNIA E KREDIVE TË REJA DERI NË VLERËN PREJ 50 MILIARD EURO NDËRMARRJEVE DHE PROFESIONISTËVE PËR TË MBROJTUR PUNËT DHE MENAXHIMIN E PAGESAVE GJATË SITUATËS SË EMERGJENCËS.
TENDENCAT E MJEDISIT TË RI E GJETËN INTESA SANPAOLO TË PAJISUR PLOTËSISHT ME MJETET E DUHURA FALË AVANTAZHEVE DHE PËRPARËSIVE KONKURRUESE TË GRUPIT:
- LIDERSHIPI NË MENAXHIMIN & MBROJTJEN E PASURIVE;
- MENAXHIMI EFEKTIV PROAKTIV I KREDISË (PULSE) DHE PARTNERITETET STRATEGJIKE TË GRUPIT ME AKTORËT KRYESOR TË MENAXHIMIT TË KREDIVE ME PROBLEME;
- PLANI DHE PROGRAMI I MIRË-ORGANIZUAR  DIXHITAL, ME RRETH 12.5 MILION KLIENTË QË PËRDORIN KANALET BANKARE ALTERNATIVE (MULTICHANNEL) DHE RRETH 7.8 MILION KLIENTË TË CILËT PËRDORIN APLIKACIONIN E INTESA SANPAOLO, SI DHE PARTNERITETI STRATEGJIK ME NEXI PËR SISTEMET E PAGESAVE;
- RRETH 78,000 PUNONJËS TË GRUPIT KANË PUNUAR NË DISTANCE FALË INICIATIVËS SMART WORKING DHE OPTIMIZIMIT TË MODELIT TË SHPËRNDARJES ME RACIONALIZIMIN E DEGËVE, PARTNERITETIT STRATEGJIK BANCA 5 - SISALPAY (MOONEY), DHE OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PËR PJESËN MË TË MADHE TË KLIENTËVE NËPËRMJET KANALEVE ALTERNATIVE;
- LIDERSHIPI PËR PËRFSHIRJEN E TREGUESBE TE QËNDRUESHMËRISË DHE VLERËSIMET NDËRKOMBËTARE ESG, ANGAZHIMI PËR ARRITJEN NIVELIT ZERO TË EMETIMEVE BRENDA VITIT 2050 -PËR EMETIMET E VETË GRUPIT, PORTOFOLET E KREDITIMIT DHE INVESTIMIT, DHE MENAXHIMIN E AKTIVEVE, SI DHE PJESËMARRJA NË ALEANCËN BANKARE PËR ZERO EMETIM (NZBA) DHE NË INICIATIVËN PËR MENAXHIMIN E AKTIVEVE ME ZERO EMETIM (NZAMI). 
POZICIONI I KAPITALIT REZULTOI SOLID DHE MBI KËRKESAT RREGULLATORE, EDHE SIPAS SKENARIT TË RËNDUAR TË STRES TESTIT TË AUTORITETIT BANKAR EUROPIAN/ BANKËS QENDRORE EUROPIANE: RAPORTI I KAPITALIT BAZË REZULTOI 15.1% PAS ZBRITJES NGA KAPITALI TË VLERËS PREJ 1.9 MILIARD EURO TË FONDIT TË REZERVËS QË U SHPËRNDA NË MUAJIN TETOR DHE TË VLERËS  PREJ 2,8 MILIARD EURO TË DIVIDENDËVE TË PËRLLOGARITUR PËR NËNTËMUJORIN 2021. 
TË ARDHURAT NETO ARRITËN VLERËN PREJ 4,006 MILION EURO. U MIRATUA VLERA E DIVIDENDËVE TË NDËRMJETËM NË MJETE MONETARE PREJ 1,401 MILION EURO E CILA DO TË PAGUHET NË DATËN 24 NËNTOR 2021. 
TË ARDHURAT NETO U RRITËN ME 28.7% NË KRAHASIM ME PERIUDHËN NËNTËMUJORE 2020, DUKE PËRJASHTUAR NDIKIMIN NEGATIV QË REZULTOI SI PASOJË E EMRIT GJATË TREMUJORIT TË TRETË NGA BLERJA E BANKËS UBI.
TË ARDHURAT BRUTO U RRITËN ME 15.6% NË KRAHASIM ME PERIUDHËN NËNTËMUJORE 2020. 
MARZHI OPERACIONAL U RRIT ME 9.8% NË KRAHASIM ME PERIUDHËN NËNTËMUJORE 2020.
CILËSIA E KREDISË U PËRMIRËSUA, NIVELI I KREDIVE ME PROBLEME BRUTO U ZVOGËLUA ME 12.6% NË KRAHASIM ME FUNDIN E VITIT 2020 DHE ME GATI 34 MILIARD EURO QË PREJ FUNDIT TË VITIT 2017, DUKE TEJKALUAR ME AFËRSISHT 8 MILIARD EURO OBJEKTIVIN PREJ 26 MILIARD EURO TË ULJES SË NIVELIT TË BORXHIT PËR TË GJITHË PERIUDHËN KATËR VJEÇARE TË PLANIT TË BIZNESIT 2018 – 2021. RAPORTI BRUTO I KREDIVE ME PROBLEME REZULTOI 3.8% DHE RAPORTI NETO I KREDIVE ME PROBLEME 2.1%. KOSTOJA VJETORE E RISKUT GJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021 PËSOI NJË RËNIE NË 44 PIKË BAZË.

INTESA SANPAOLO VAZHDON TË OPEROJË SI FAKTOR PËRSHPEJTUES NË RRITJEN E EKONOMISË REALE NË ITALI. GJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021 KREDITË E REJA AFAT-MESME/ AFAT-GJATA QË KA DISBURSUAR GRUPI PËR INDIVIDËT DHE BIZNESET ITALIANE ARRITËN VLERËN PREJ AFËRSISHT 50 MILIARD EURO. PËRGJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021, GRUPI KA NDIHMUAR DHE LEHTËSUAR RIKUPERIMIN NË STATUSIN E KREDIVE PA PROBLEME MË SHUMË SE 7,300 KOMPANI, DUKE RUAJTUR KËSHTU 36,000 VENDE PUNE, DUKE E ÇUAR NUMRIN TOTAL NË 131,000 KOMPANI QË PREJ VITIT 2014, DHE DUKE RUAJTUR RRETH 655,000 VENDE PUNE PËRGJATË TË NJËJTËS PERIUDHË. GRUPI KA DHËNË KREDI AFAT MESME/AFAT GJATA NË VLERËN PREJ MË SHUMË SE 400 MILIARD EURO PËR BIZNESET DHE INDIVIDËT NË MBËSHTETJE TË PLANIT TË ITALISË PËR RIKUPERIMIN DHE RIPËRTËRITJEN.  

PËRGJEGJËSIA SOCIALE DHE KULTURORE E GRUPIT NË ITALI U PASQYRUA DHE REZULTOI NË:
- NISMA DHE INICIATIVA PËR TË ULUR NIVELIN E VARFËRISË SË FËMIJËVE DHE PËR TË MBËSHTETUR NJERËZIT NË NEVOJË, DUKE SHPËRNDARË QË NGA VITI 2018, RRETH 21.9 MILION VAKTE USHQIMORE, 1.3 MILION SHTRETËR, DUKE MBULUAR SHPENZIMET PËR 274.200 RECETA MJEKËSORE DHE 228.000 ARTIKUJ VESHJEJE;
- FONDI PËR NDIKIM, ME RRETH 141 MILION EURO, I CILI ËSHTË AKORDUAR QË PREJ FILLIMIT TË KRIJIMIT TË TIJ NGA FINANCIMI PER MERITO (LINJA E PARË E KREDISË PA KOLATERAL, DEDIKUAR PËR TË GJITHË STUDENTËT ITALIAN); FILLIMI NË KORRIK TË VITIT 2020 I INICIATIVËS MAMMA@WORK, (NJË HUA E SUBVENCIONUAR PËR TË RUAJTUR EKUILIBRIN MIDIS MËMËSISË DHE PUNËS, E CILA PREJ FILLIMIT TË SAJ KA ARRITUR VLERËN PREJ RRETH 0.8 MILION EURO); DHE NË GUSHT 2020 U NDËRMOR INICIATIVA E KREDIDHËNIES "XME STUDIOSTATION" (KREDI AKORDUAR FAMILJEVE NË MBËSHTETJE TË MËSIMIT NË DISTANCË NË VLERËN PREJ 1.7 MILION EURO QË PREJ FILLIMIT TË INICIATIVËS);
- LINJA PLAFOND PËR KREDITIMIN E EKONOMISË QARKULLUESE ME VLERË 6 MILIARD EURO NË MBËSHTETJE TË ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM, NGA E CILA AKTUALISHT ËSHTË DISBURSUAR VLERA PREJ RRETH 5.7 MILIARD EURO; KREDIA S PËR PËRMIRËSIMIN E PROFILIT TË QËNDRUESHMËRISË SË NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (NGA LINJA PLAFOND PREJ 2 MILIARD EURO, AKTUALISHT PREJ FILLIMIT JANË DISBURSUAR AFËRSISHT 1 MILIARD EURO);
-GJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021, JANË VLERËSUAR MBI 290 KOMPANI TË REJA (RRETH 2,930 QË PREJ VITIT 2018) NËPËRMJET KATËR PROGRAMEVE TË PËRSHPEJTIMIT TË CILAT KANË TRAJNUAR DHE ASISTUAR 74 KOMPANI TË REJA (MBI 460 KOMPANI QË PREJ VITIT 2018);
- PROGRAMI NË ZHVILLIM "TË RINJTË DHE PUNA - GIOVANI E LAVORO" KISHTE SI QËLLIM PREZANTIMIN E 5,000 TË RINJVE NË TREGUN ITALIAN TË PUNËS: GJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021, APLIKUAN NË PROGRAM RRETH 7,000 RINJ (MBI 22,000 PREJ VITIT 2019), AFËRSISHT 950 STUDENTË U INTERVISTUAN DHE GATI 450 STUDENTË U TRAJNUAN NË 17 KURSE TRAJNIMI, NJË PROGRAM KU PREJ FILLIMIT TË TIJ JANË PËRFSHIRË RRETH 1,800 KOMPANI (JANË INTERVISTUAR GATI 4,500 STUDENTË DHE JANË TRAJNUAR MBI 1,900 NGA VITI 2019);
-PARTNERITETE TË RËNDËSISHME KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE: MIART, “SFERA PASQYRË” NGA JEFF KOONS, “NËN QIELIN E VENECIAS”; “TË SHOHËSH TË PADUKSHMEN”, RRUGA E RE E EKSPOZITAVE TË PËRHERSHME NË GALERINË D’ITALIA IN VICENZA NË PARTNERITET DHE BASHKËPUNIM ME CSAR - UNIVERSITÀ CA’ FOSCARI DEDIKUAR IKONAVE RUSE NGA KOLEKSIONI I INTESA SANPAOLO, PASURUAR ME ARKITEKTURËN HYJNORE TË VALERY KOSHLYAKOV; PËRFUNDIMI I KURSIT TË TRAJNIMIT TË AVANCUAR TË AKADEMISË SË GALLERIE D’ITALIA PËR “MENAXHIMIN E TRASHËGIMISË ARTISTIKE DHE KOLEKSIONEVE TË KORPORATAVE”.  
• FITIMI NETO ARRITI VLERËN 4,006 MILION EURO PËR NËNTËMUJORIN 2021, 28.7% MË SHUMË SE NË TË NJËJTË PERIUDHË NË VITIN 2020, DUKE PËRJASHTUAR NDIKIMIN NEGATIV QË REZULTOI SI PASOJË E EMRIT GJATË TREMUJORIT TË TRETË NGA BLERJA E BANKËS UBI.
• FITIMI BRUTO U RRIT ME 15.6% NË KRAHASIM ME TË NJËJTËN PERIUDHË NË 2020
• MARZHI OPERACIONAL U RRIT ME 9.8% ME SHUMË SE NË TË NJËJTËN PERIUDHË TË VITIT 2020
• TË ARDHURAT NET NGA KOMISIONET U RRITËN ME 11.5% MË SHUMË SE NË TË NJËJTËN PERIUDHË TË VITIT 2020
• SHPENZIMET OPERACIONALE RANË ME 2.3% NË KRAHASIM ME TË NJËJTËN PERIUDHË NË 2020
• U PËRMIRËSUA TENDENCA E CILËSISË SË KREDISË
• NIVELI I KREDIVE ME PROBLEME PËSOI RËNIE
RËNIA E NIVELIT BRUTO E KREDIVE ME PROBLEME: RRETH 34 MILIARD EURO QË NGA MUAJI DHJETOR 2017 DHE RRETH 47 MILIARD EURO QË NGA SHTATORI 2015, MUAJ NË TË CILIN U REGJISTRUA DHE NIVELI ME I LARTË
NIVELI BRUTO I KREDIVE ME PROBLEME RA ME 12.6% DHE NIVELI NETO ME 14.9% NË KRAHASIM ME FUNDIN E VITIT 2020, RAPORTI I KREDIVE ME PROBLEME NDAJ TOTALIT TË KREDISË REZULTOI 3.8% BRUTO DHE 2% NETO 
• KOSTOJA VJETORE E RISKUT GJATË NËNTËMUJORIT TË VITIT 2021 U ZVOGËLUA NË 44 PIKË BAZË
• POZICIONI SOLID I KAPITALIT REZULTOI MBI KËRKESAT RREGULLATORE
• RAPORTI I KAPITALIT BAZË NË 30 SHTATOR 2021, PAS ZBRITJES NGA KAPITALI TË VLERËS PREJ 1.9 MILIARD EURO TË FONDIT TË REZERVËS QË U SHPËRNDA NË MUAJIN TETOR DHE TË VLERËS  PREJ 2,8 MILIARD EURO TË DIVIDENDËVE TË PËRLLOGARITUR PËR NËNTËMUJORIN 2021. (°)
•    14.9% NË PËRDORIM GRADUAL PHASED-IN (1) (2)
•    14.4% I NGARKUAR PLOTËSISHT (1) (3)
•    15.7% PRO-FORMA NGARKUAR PLOTËSISHT (1) (*)

(0) nga e cila 2.4 miliard Euro u miratua si dividendë të ndërmjetëm, për tu paguar në 24 nëntor 2021.
(1) pas zbritjes së vlerës së rezervës së shpërndarë në Tetor 2021, dividendëve të përllogaritur për nëntëmujorin e vitit 2021 dhe kuponëve të përllogaritur për çështje të kapitalit shtesë. 
(2) llogaritur duke përfshirë zbutjen e impaktit të zbatimit për herë të parë të SNRF 9. 
(3) llogaritur duke përjashtuar zbutjen e impaktit të zbatimit për herë të parë të SNRF 9. 
(*) vlerësuar duke zbatuar parametrat e ngarkuar plotësisht në pasqyrat financiare më datë 30 shtator 2021, duke marrë në konsideratë përthithjen totale të të drejtave tatimore të shtyra (DTSH) në lidhje me ripozicionimin e emrit të mirë, rregullimet e kredive, zbatimin për herë të parë të SNRF 9 dhe kontributin në mjete monetare publike të patatueshme me vlerë €1,285 milion, fond i cili mbulon kostot për integrimin dhe racionalizimin në lidhje me blerjen e grupit të agreguar  të Bankës Popullore të Vicenza dhe Bankës Veneto (Banca Popolare di Vicenza dhe Veneto Banca), si dhe përthithjes së pritshme të të drejtave tatimore të shtyra për humbjet e mbartura dhe të drejtat tatimore të shtyra për blerjen e UBI Banca, dhe shpërndarjen e parashikuar të fitimit neto të nëntëmujorit të vitit 2021 të kompanive të sigurimit.
 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0