“S.A.V. E Ambassadors”
23.01.2023
Tiranë, 23 janar, 2023 – Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Grupin Intesa Sanpaolo dhe Muzeun e Kursimeve në Torino është duke organizuar konkursin “S.A.V.E Ambassadors” me nxënësit e tre gjimnazeve në Tiranë: “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Ernest Koliqi”.
“S.A.V.E Ambassadors” është një nismë e veçantë për shkollat e mesme dhe ka si qëllim përfshirjen e nxënësve në tema që lidhen me ekonominë qarkulluese dhe qëndrueshmërinë ekonomike, sociale dhe mjedisore. Formati i këtij konkursi është krijuar nga Muzeu i Kursimeve dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB).
Gjatë muajit Nëntor, përfaqësues të Intesa Sanpaolo Bank Albania mbajtën një prezantim në lidhje me mënyrën e zhvillimit dhe afatet e caktuara të konkursit për secilën shkollë. Pjesëmarrja në këtë konkurs do të organizohet në klasa dhe secila klasë duhet të përgatisë një projekt (prezantim në PowerPoint ose një video të shkurtër përmbledhëse) duke u fokusuar mbi çështjet e pazgjidhura ekonomike, sociale dhe mjedisore të qytetit, si dhe të propozojë alternativa dhe ide për t'i zgjidhur ato.
Një juri e përzgjedhur me përfaqësues të Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë dhe do të zgjedhë projektin fitues për Shqipërinë më datë 23 janar 2023 mbështetur në kriteret e vlerësimit të paracaktuara. Klasa fituese që ka grumbulluar pikët më të larta do të caktohet si “S.A.V.E. Ambassador” dhe do të përfaqësojë vendin tonë në konkursin ndërkombëtar që do të zhvillohet online, me nxënësit e tjerë fitues nga çdo vend ku ka prezencë Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo.
Projektet fituese të përzgjedhur si “S.A.V.E. Ambassador” do të vlerësohen nga juria ndërkombëtare e përbërë nga Drejtori i Intesa Sanpaolo, Drejtori i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale, Drejtuesja dhe Kuratorja e Muzeut të Kursimeve, si dhe Drejtori i Programit Social në Institutin EIB, do të përzgjedhin tre projektet më të mira “S.A.V.E. International Ambassadors” në nivel ndërkombëtar më 31 janar 2023. Gjithashtu, për 3 klasat fituese në nivel ndërkombëtar do të ketë edhe 3 çmime simbolike që lidhen me tematikën e konkursit.
About Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, part of Intesa Sanpaolo Group, is a leading bank in the country that offers quality banking, financial solutions and innovative products & services to corporate clients, institutional and high-income private clients, as well as well as small and medium-sized businesses and individual customers. We encourage a style of growth that is attentive to sustainable results and the creation of a process based on trust deriving from customer and shareholder satisfaction, a sense of belonging on the part of our employees and close monitoring of the needs of local communities. We compete on the market with a sense of fair play and are ready to cooperate with other economic entities, both public and private, whenever it is necessary to reinforce the overall capacity for growth in the economies of the countries where we operate. Intesa Sanpaolo Bank Albania acquired Veneto Bank in 2017 and now has a network of 35 branches in different cities of the country and will continue to expand strategically following closely the economic development of Albania. Pro-activity, trust, innovation, simplicity and sustainability determine our relationship with our customers and business innovation and service excellence are inspired by our customers. Official Website: www.intesasanpaolobank.al