Ikona e rinovuar e aplikacionit
Një pamje e freskuar për Aplikacionin e Mobile Banking
Aplikacioni Mobile Banking ka një pamje të rifreskuar, më të qartë dhe intuitive. Ai vazhdon të jetë i disponueshëm me të njëjtin emër, Intesa Sanpaolo Bank Albania, ndërsa ikona e re e gjelbër pasqyron identitetin e ri vizual.
Si të përditësosh aplikacionin? Është shumë e thjeshtë:
Hap App Store, Google Play Store ose Huawei AppGallery
Kërko Intesa Sanpaolo Bank Albania
Kliko mbi Përditeso
Nuk ka nevojë të fshish aplikacionin që ke instaluar tashmë.
Përditëso aplikacionin dhe përjeto përvojën e re të shërbimit bankar dixhital.
Të rejat që janë tashmë të disponueshme
Kanalet tona Dixhitale reflektojnë identitetin e ri vizual të Bankës dhe të ofrojnë një përvojë më të lehtë, më të qartë dhe më intuitive në Aplikacion dhe Internet Banking.
Tani e gjen më lehtë atë që të nevojitet: aksesueshmëria është përmirësuar, funksionalitetet që përdor çdo ditë janë optimizuar dhe shërbimet e reja e bëjnë çdo hap të përdorimit më të thjeshtë dhe më të qartë.
Një pamje moderne dhe e aksesueshme për sherbimet e tua të përditshme bankare
Aplikacioni dhe Internet Banking ofrojnë një pamje të rifreskuar, navigim më të qartë dhe aksesueshmëri të përmirësuar, duke e bërë më të lehtë gjetjen e funksioneve kryesore, kryerjen e veprimeve të përditshme dhe përdorimin e shërbimeve bankare.
Përvoja e përmirësuar e Shërbimit Bankar Dixhital
Përmirësimet e reja e bëjnë përdorimin e platformës edhe më të thjeshtë, duke mbështetur veprimet e tua të përditshme dhe duke të të ndihmuar të menaxhosh aktivitetet bankare me siguri dhe qetësi.
Një mënyrë e re për të menaxhuar kursimet e tua
Një version i përmirësuar i #withSAVE është tashmë i disponueshëm. Menaxho kursimet e tua siç bën sot, me mundësinë e re për të vendosur synime dhe për të kursyer me një qëllim të qartë.
Në një faqe të dedikuar, mund të monitorosh progresin e kursimeve dhe të vendosësh veprime shtesë si:
- shtimin ose heqjen e parave,
- krijimin e një synimi të ri,
- lëvizjen e fondeve nga një synim në tjetrin, etj.
Procese dhe funksionalitete të reja dixhitale, krijuar sipas nevojave të tua
Funksionalitetet e reja e bëjnë përvojën tënde bankare më të thjeshtë dhe më efikase. Të gjitha pagesat e tua, brenda apo jashtë vendit, mund të kryhen nga një menu e vetme, përmes një procesi të unifikuar dhe vetëm në pak hapa.
Gjithashtu, zona e Kartave ka një pamje të re, duke të ofruar një përvojë më intuitive dhe qasje më të shpejtë në informacionin dhe shërbimet që përdor më shpesh.
Me këto përmirësime, menaxhimi i pagesave dhe kartave të tua është më i lehtë, më i shpejtë dhe më i përshtatshëm se më parë.
Disa seksione janë bashkuar
Hapësirat janë optimizuar për të të ofruar një përvojë më të thjeshtë dhe më të qartë. “Vitrina ime” tashmë quhet “Ofertat e mia”, ku ofertat, produktet dhe shërbimet për klientët janë të aksesueshme në një vend të vetëm.
Gjithashtu, Njoftimet dhe Mesazhet e mia janë bashkuar në një seksion të vetëm, duke e bërë më të lehtë ndjekjen e informacioneve të rëndësishme.
Me këtë organizim të ri, informacioni që të nevojitet gjendet më lehtë dhe veprimet kryhen më shpejt.
Funksionalitetet kryesore në majë të gishtave, edhe para hyrjes në aplikacion
Quick Actions përmirëson përvojën tënde që përpara hyrjes në aplikacion. Me vetëm disa prekje, mund të zgjedhësh dhe të aksesosh funksionet që përdor më shpesh, pa pasur nevojë të hysh në aplikacion.
Mund të personalizosh deri në 3 funksione kryesore, duke i përshtatur sipas nevojave të tua dhe duke i ndryshuar në çdo moment.
Më shumë shpejtësi, më shumë fleksibilitet dhe një përvojë më e përshtatur për ty që nga momenti i parë.