• No Suggestions Result

TE NDIHMOJME NJERI TJETRIN KUNDER COVID-19

Të nderuar klientë dhe miq,

Intesa Sanpaolo Bank Albania është e angazhuar fuqimisht të aktivizojë të gjitha masat e mundshme për të siguruar vazhdimësinë e plotë të Shërbimeve Bankare dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur, nga infeksionet e mundshme, klientët dhe punonjësit e saj. Për këtë qëllim, është krijuar një udhëzues disa rregullash dhe sjelljesh të thjeshta, por efikase.

Ne me mirësi u kërkojmë të gjithë partnerëve tanë të sillen në përputhje me rrethanat në përpjekjen e përbashkët për të mbrojtur Shqipërinë tonë të dashur.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

(Për çdo informacion/ ndihmë në lidhje me Degët tona dhe shërbimet e ofruara, ju lutemi vizitoni faqen tonë www.intesasanpaolobank.al ose kontaktoni Contact Center 08006000 (Falas nga Albtelecom); +355 4 2276000; +355 692080903.

 

UDHEZIME PER KLIENTET

- PERDORNI DIGITAL/INTERNET BANKING në telefon apo kompjuter sa herë që është e mundur në vend që të shkoni fizikisht në Degën tuaj të Bankës (është më e lehtë, merr më pak kohë dhe shmang kontaktin fizik me njerëzit e tjerë); nëse nuk jeni regjistruar ende për Digital Banking, apliko tani! Shërbimi Digital Banking është FALAS. Nëpërmjet Digital Banking ju mund të kryeni pagesa përfshirë pagesa brenda bankës si dhe pagesa brenda dhe jashtë vendit, mund të verifikoni situatën tuaj financiare, mund të shlyeni detyrimin e kartës tuaj të kreditit dhe shumë  shë rbime të  tjera bankare. 

- PERDORNI KARTAT TUAJA TE DEBITIT OSE TE KREDITIT PER BLERJE NE VEND TE PERDORIMIT TE PARAVE CASH: të gjitha kartat e lëshuara nga Intesa Sanpaolo kanë komision ZERO për të gjitha blerjet në në territorin shqiptar. Të gjitha kartat e Intesa Sanpaolo Bank Albania janë contactless – pa kontakt.

PERDORIM I DETYRUESHEM I MASKAVE DHE DOREZAVE: për të gjithë Klientët që duan të kryejnë veprime në ambjentet e brendshme të degëve, duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse dhe doreza.  

- MATJA E TEMPERATURES: Çdo klienti të bankës, i matet temperatura me termometra infra-red përpara se të hyjë në bankë. Nëse temperatura rezulton mbi 38 gradë celsius, nuk do të lejohet hyrja në bankë.

RESPEKTONI DISTANCEN E SIGURISE TE SHENUAR ME SHIRITAT E VERDHE: Nëse e keni të domosdoshëm shërbimin në Degë ju lutemi të respektoni distancën e largësisë prej 2 metrash për të parandaluar shpërndarjen e virusit.

MBANI DISTANCEN E DUHUR NGA KLIENTET E TJERE: 2 metra

- HARROJENI SHTRENGIMIN E DUARVE, PERQAFIMET DHE PUTHJET: ne mund t'i shprehim ndjenjat tona në një mënyrë të ndryshme dhe më të sigurt.

KUFIZONI SA ME SHUME TE JETE E MUNDUR KONTAKTIN ME MONEDHA DHE KARTMONEDHA:  paratë fizike konsiderohen një mjet mjaft i rrezikshëm i transmetimit të virozave dhe mikrobeve. KUJDES!

PERDORNI BANKOMATET (ATM) PER TERHEQJE TE PARAVE NE VEND TE ARKES: do të shmangni afërsinë fizike me punonjësit e bankës ose klientët e tjerë.

 

MASAT E ZBATUARA NGA INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA SH.A

(ZYRAT QENDRORE & DEGET)

  • KUFIZIM NE NUMRIN E KLIENTEVE NE DEGE: fluksi i klientëve është rregulluar.
  • PERDORIM I DETYRUESHEM I MASKAVE DHE DOREZAVE NJEPERDORIMESHE: për të gjithë punonjësit.
  • MATJA E TEMPERATURES: Çdo personeli të bankës, i matet temperatura me termometra infra-red përpara se të hyjë në bankë. Nëse temperatura rezulton mbi 38 gradë celsius, nuk do të lejohet hyrja në bankë.
  • DETERGJENTE DHE DEZINFEKTANTE: mjete dezinfektuese janë siguruar për të gjithë punonjësit.
  • MBAJTJA E DISTANCES: në të gjitha pozicionet e ofrimit të shërbimit të klienteve të Bankës distanca minimale midis vendit të punës të çdo punonjësi është 2 metra.
  • PASTRIM: të gjitha ambjentet fizike të Bankës janë objekt i pastrimit dhe dezinfektimit të thelluar ditor.
  • PUNE NGA SHTEPIA: me qëllim të zvogëlimit të kontakteve fizike, më shumë se 70% e punonjësve të Zyrës Qendrore janë pajisur me Laptopë dhe punojnë nga shtëpia e tyre.
  • UDHETIME PUNE: të ndaluara në territorin shqiptar dhe jashtë vendit.
  • VENDIMET E AUTORITETEVE: Banka ndjek plotësisht të gjitha udhëzimet dhe vendimet e Autoriteteve kompetente dhe Stafi i Bankës është i informuar vazhdimisht në lidhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore vendore dhe ndërkombëtare për masat parandaluese ndaj COVID-19.

 

Protokolli i Verdhë për Bankat

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0