• No Suggestions Result

DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania Z. Silvio Pedrazzi
është nderuar më 3 çmime nga revistat prestigjoze të biznesit dhe financës.

Tiranë, 4 Shtator 2020 – Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Z. Silvio Pedrazzi është nderuar me çmimet e mëposhtme nga revistat prestigjoze ndërkombëtare në fushën e biznesit dhe financës:

Business Worldwide Çmimet për DPE:

  • DPE më i mirë në Industrinë Bankare në Shqipëri
  • DPE më Inovativ i Vitit - Shqipëri

Çmimet janë krijuar për të shpërblyer ata individë dhe kompani që e meritojnë më së shumti në këtë mjedis global dhe shumë sfidues. BWCA (Business Worldwide CEO Award) kryen një analizë gjithëpërfshirëse të industrisë dhe nxjerr një renditje të plotë përmes më të mirëve për sa i përket udhëheqësve të sektorëve të ndryshëm. Çmimet e 2020 për DPE nga “Business Worldwide” identifikojnë dhe nderojnë drejtuesit më të respektuar të nivelit C në të gjithë globin nga një larmi sektorësh të ndryshëm.

Çmimet e Revistës “International Business”:

  • DPE i Vitit në Industrinë Bankare për Shqipërinë
  • (Revista International Business ka shpallur gjithashtu Intesa Sanpaolo Bank Albania si Bankën më të mirë për Shërbimet e Klientëve VIP - “Private Banking” në Shqipëri, 2020)

Çmimet e Revistës “International Business” janë themeluar me qëllimin kryesor të vlerësimit të arritjeve më të mira në treg si psh. identifikimin e talenteve në fushën e menaxhimit të sektorëve të ndryshëm, identifikimin e udhëheqësve globalë, korporatave etj. në arenën ndërkombëtare të biznesit dhe financës. Çmimet e “International Business” identifikojnë dhe zgjedhin përfaqësuesit kryesorë të korporatave të cilët janë të njohur për fuqinë e tyre të jashtëzakonshme për të udhëhequr në krye dhe nderojnë të gjithë ata që përpiqen më shumë për arritjen e një cilësie sa më të lartë.

Arsyeja e përzgjedhjes së z. Pedrazzi si fitues i këtyre çmimeve prestigjioze ishte:

“Ka qenë një kohë sfiduese për qytetarët e vendit, me një tërmet shkatërrues në Nëntor 2019, pasuar nga pandemia globale COVID-19, por ekipi i Intesa Sanpaolo Bank Albania i drejtuar nga Z. Pedrazzi ka qenë në gjendje të mbështesë klientët përmes sfidave financiare duke ofruar një sërë zgjidhjesh inovative bankare. Mbështetja e familjeve dhe bizneseve në kohë krize është e rëndësishme për Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, i cili inicioi Planin e Ndihmës dhe Mbështetjes për të prekurit nga Tërmeti dhe më vonë, një Plan Mbështetje për Individët dhe Personat Juridik të prekur nga kriza COVID-19 që synoi të siguronte mbështetje dhe lehtësim financiar për ekonominë shqiptare. Në përgjigje të pandemisë globale, platforma e punës “Smart Working” të Bankës mundësoi më shumë se 70% të stafit në Zyrën Qendrore të punonin nga shtëpia dhe të ofronin një shërbim të përsosur për klientët ".

 

Z. Pedrazzi u shpreh: "Unë ndjehem krenar për këto çmime të cilat i atribuohen përpjekjeve kolektive dhe të përkushtuara të të gjithë stafit të Intesa Sanpaolo Bank Albania: misioni ynë është të krijojmë vlera të qëndrueshme në ekonominë e vendit. Ne të gjithë besojmë se mund ta arrijmë këtë mision duke zbatuar në çdo kohë standardet më të larta etike, praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ato të Grupit Intesa Sanpaolo, duke promovuar inovacionin si dhe nëpërmjet zhvillimit të një dialogu frutdhënës me aktorët e ndryshëm të shoqërisë. Nën këtë këndvështrim, sigurimi i një mbështetjeje konkrete për klientët tanë dhe për punonjësit tanë, veçanërisht gjatë këtyre kohërave të vështira, bëhet një përparësi dhe detyrë e qartë."

Link për publikimet e çmimeve dhe artikujve:

https://bwmonline.com/awards

https://www.bwmonline.com/2020/08/17/intesa-sanpaolo-bank-albania-new-skills-new-roles-for-a-digital-transformation/

https://intlbm.com/awards/

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0