Intesa Sanpaolo Bank Albania

i bashkohet Programit Të Rinjtë në Biznes nga BERZH

•    BERZH jep një kredi 1 milion EUR për Intesa Sanpaolo Bank Albania në kuadër të programit Të Rinjtë në Biznes
•    Kredi për të rritur huadhënien për SMVM-të në pronësi ose të menaxhuara nga sipërmarrës nën 35 vjeç
•    Suedia, Italia dhe Luksemburgu mbështesin programin me fonde të bashkëpunimit teknik. 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë një financim prej 1 milionë EUR për Intesa Sanpaolo Bank Albania, në kuadër të programit të saj inovativ “Të Rinjtë në Biznes”. Kredia do të nxisë huadhënien për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (SMVM) që janë në pronësi ose të menaxhuara nga sipërmarrës të rinj.

Programi Të Rinjtë në Biznes synon të fuqizojë sipërmarrësit nën moshën 35 vjeç, duke i mbështetur ata me produkte financiare dhe jofinanciare të përshtatura për nevojat e tyre, duke treguar se ata janë një ndër segmentet kryesore në planin e Bankës. Ky program mbështet si institucionin financiar partner, Intesa Sanpaolo Bank Albania ashtu edhe huamarrësit me trajnime dhe mbështetje këshillimore. Krahas mundësive të reja të një aksesi më të mirë në burime financiare, sipërmarrësit e rinj do të përfitojnë nga projekte konsulence, e-learning dhe trajnime.

Programi do të ndihmojë gjithashtu Intesa Sanpaolo Bank Albania të zhvillojë modelin e saj unik të biznesit, duke kontribuar në praktika të reja dhe më gjithëpërfshirëse të huadhënies. Ai do të mundësojë një kuptim më të gjerë të nevojave financiare të SMVM-ve nën menaxhimin e të rinjve dhe për hapjen e linjave të qëndrueshme të kreditimit të përshtatura me kërkesat e të rinjve.

Në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, e cila u zhvillua pranë zyrave qëndrore të Intesa Sanpaolo Bank Albania, ishin të pranishëm përfaqësues të Bankës dhe BERZH; z. Alessandro D'Oria, Drejtues i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, zj. Elena Balliu, Drejtuese e Departamentit të Biznesit të Vogël në Intesa Sanpaolo Bank Albania, znj. Jola Dima, Drejtuese e Divizionit të Menaxhimit të Riskut në Intesa Sanpaolo Bank Albania, znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it në Shqipëri dhe znj. Anjeza Hobdari, Associate Director/ Senior Banker BERZH. 

Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, tha: “Qëllimi ynë për të stimuluar tregun vendas të investimeve dhe për të nxitur më tej rritjen ekonomike është plotësisht në përputhje me mundësitë që duam t'u ofrojmë sipërmarrësve të rinj. Programi Të Rinjtë në Biznes pasuron më tej katalogun tonë të produkteve për të rinjtë dhe është në përputhje me angazhimet tona ESG.”

Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it në Shqipëri, shtoi: “Programi ynë kryesor Të Rinjtë në Biznes tregon qartë përkushtimin e BERZH-it për të ardhmen dhe rëndësinë e madhe që ka përfshirja e të rinjve në misionin e BERZH-it. Jemi të lumtur që kemi Intesa Sanpaolo Bank Albania si partner me të cilin mund ta zhvillojmë këtë mision.”

Financimi për programin në formën e fondeve të bashkëpunimit teknik është siguruar nga Suedia nëpërmjet Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim; Italia nëpërmjet Iniciativës së Evropës Qendrore; dhe Luksemburgu nëpërmjet BERZH Small Business Impact Fund. Këto fonde do të mbështesin ndërtimin e kapaciteteve të ISBA-së, shërbimet këshilluese dhe trajnimin për të rinjtë që drejtojnë MSME-të.
Në rajonin më të gjerë, programi i Të Rinjve në Biznes i BERZH për Ballkanin Perëndimor pret të sigurojë 100 milionë euro për bankat lokale gjatë viteve të ardhshme.

BERZH është një investitor institucional lider në Shqipëri. Deri më sot, Banka ka investuar 2 miliardë euro në më shumë se 140 projekte në vend.

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri është një bankë lider në vend që ofron për kompanitë, klientët institucionalë dhe klientët e mëdhenj privatë si dhe për klientët retail në Shqipëri zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe produkte e shërbime të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti të gjerë duke qenë prezente në të gjithë qytetet kryesore në vend dhe duke vijuar shtrirjen e saj strategjike në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0