• No Suggestions Result

Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Eurizon Capital S.A janë shoqëritë e para që licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për t'u ofruar qytetarëve shqiptarë akses të drejtpërdrejtë në investimet kolektive në Bashkimin Evropian.

Tiranë, 21 shtator 2023 - Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Divizionit të Bankave Filiale Ndërkombëtare (ISBD) dhe Eurizon Capital S.A., filial i Eurizon Capital SGR, janë shoqëritë e para që licencohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare për t'u ofruar qytetarëve vendas akses të drejtpërdrejtë në investimet kolektive në Bashkimin Evropian.

Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a është licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Shqiptare për të vepruar si ndërmjetës për tregtimin dhe marketimin e aksioneve dhe kuotave të sipërmarrjeve të huaja për investime kolektive në Shqipëri duke ofruar SIK-e të përzgjedhura në Luksemburg të cilat emetohen nga Eurizon Capital S.A.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar gjithashtu njohjen për shoqërinë administruese Eurizon Capital S.A. dhe disa prej fondeve të saj të investimeve.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është duke pasuruar ofertën e produkteve të dedikuara për klientët e saj me një gamë të gjerë zgjidhjesh investimi të cilat janë të disponueshme brenda Grupit Intesa Sanpaolo dhe ofrohen nga Eurizon, Divizioni i Menaxhimit të Aseteve të Grupit dhe një nga kompanitë kryesore evropiane të menaxhimit të aseteve me një eksperiencë dhe përvojë të konsoliduar dhe të suksesshme prej më shumë se 30 vjet në menaxhimin e investimeve dhe ekspertizën në fushën e inovacionit të produkteve.
Aktiviteti për prezantimin e kësaj arritje të rëndësishme dhe mundësisë për investitorët shqiptarë me tematikë “Hapja e mundësive të reja për investime në fonde kolektive në Bashkimin Evropian për qytetarët shqiptarë” u zhvillua në Rezidencën e Ambasadorit Italian në Tiranë, me pjesëmarrjen e të ftuarve të nderuar, SH.T. z. Fabrizio Bucci, Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Mimoza Kaçi Kryetare në Detyrë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri, z. Massimo Mazzini, Drejtues i Marketingut dhe Zhvillimit të Biznesit në Eurizon, z. Alexander Resch, Drejtor Ekzekutiv i Retail dhe Menaxhimit të Pasurisë në Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo, z. Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania si dhe përfaqësues të shtypit. Ky aktivitet kishte si objektiv zhvillimin e sektorit të Menaxhimit të Pasurisë në Shqipëri nga Grupi Intesa Sanpaolo, i cili synon që t'u ofrojë klientëve vendas mundësi investimi për të zgjeruar gamën e produkteve në portofolin e tyre.

Z. Alessandro D'Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania deklaroi se: “Mundësia për të ofruar një zgjidhje të përparuar, siç janë fondet kolektive të shoqërisë Eurizon, është jo vetëm një hap i madh për bankën, por edhe një hap themelor për investitorin shqiptar. Paralelisht, së bashku me aktivitetin e Bancassurance që po ofrohet nga Banka, ne i mbetemi besnikë qëllimit dhe synimit tonë për të zgjeruar më tej katalogun e produkteve tona, për të rritur rentabilitetin dhe për t'u shërbyer më mirë klientëve tanë duke mbetur të qëndrueshëm në të ardhmen." 

Për Eurizon, një nga aktorët kryesorë në industrinë evropiane të menaxhimit të aseteve, hyrja në tregun shqiptar përbën një hap të mëtejshëm në strategjinë e tij për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar. Me anë të ekspertizës së tij në menaxhimin profesional të kursimeve, ai synon të ofrojë një gamë të madhe të zgjidhjeve për investime për të përmbushur dhe plotësuar nevojat e klientëve të ndryshëm sipas profileve të riskut dhe të mbështesë zgjerimin e sektorit të menaxhimit të pasurisë në vend.

Për Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo, i cili ka një prani strategjike ndërkombëtare, me afërsisht 890 degë dhe 7.1 milionë klientë, nëpërmjet filialeve të tij që operojnë në 12 vende në Evropën Qendrore Lindore dhe Afrikën e Veriut - kjo lëvizje forcon më tej marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë dhe ndihmon stimulimin e tregut vendas të investimeve, duke nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e sektorit te menaxhimit të pasurisë në Shqipëri. Kjo iniciativë mbështetet nga fokusi i Grupit Intesa Sanpaolo në qasjen që ka ndaj klientëve, angazhimin e tij të fortë ndaj inovacionit dixhital dhe çështjeve ESG.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Bankën Veneto në vitin 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përkufizojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë. Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al

Eurizon është një shoqëri lider në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të menaxhimit të aseteve e cila ofron një gamë të gjerë produktesh. Eurizon Capital SGR është kompania e menaxhimit të aseteve të Grupit Intesa Sanpaolo. Ajo është e pranishme në Evropë përmes filialeve të saj: Eurizon Capital S.A., një kompani për menaxhimin e aseteve me seli në Luksemburg e cila ka në fokus rritjen në tregjet e huaja, Epsilon SGR, një kompani e specializuar në produkte të strukturuara, HUB-i i Evropës Lindore (Eurizon Asset Management Sllovaki, Eurizon Asset Management Hungari dhe Eurizon Asset Management Kroaci), Eurizon Capital Real Asset SGR (ku zotëron 20% të aksioneve, 51% të drejta votimi), dedikuar kategorive alternative të aktiveve dhe Eurizon SLJ Capital LTD (65%), një shoqëri për menaxhimin e aseteve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka në fokus strategjitë makro dhe valutore. Eurizon është i pranishëm në Azi me Eurizon Capital Asia Limited në Hong Kong dhe Penghua Fund Management (49%) në Kinë. Filiali në Luksemburg, Eurizon Capital S.A. tregton fondet e Luksemburgut në 24 vende, duke ushtruar aktivitetin e tij në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Zvicër.

Grupi Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor në Itali duke u ofruar shërbimet e tij familjeve, bizneseve dhe ekonomisë reale – me një prezencë të rëndësishme dhe të madhe ndërkombëtare. Modeli i veçantë i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider në Europë për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Pasurive, si dhe për Këshillimin, duke u fokusuar shumë në zhvillimet dixhitale dhe fintech, veçanërisht me Isybank, bankën dixhitale të Grupit. Duke qenë një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërmarrjet e saj të produkteve që zotëron për menaxhimin e aseteve dhe sigurimet. Angazhimi i fortë i Grupit ndaj ESG-s përfshin ofrimin e shumës prej 115 miliardë euro për kreditim deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për tranzicionin e gjelbër, si dhe ofrimin e shumës prej 500 milionë euro si kontribut për mbështetjen e njerëzit në nevojë, duke e pozicionuar Grupin Intesa Sanpaolo si lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për emetim Zero deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një mbrojtës i angazhuar i kulturës italiane, Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e saj të muzeve, Galleri d'Italia, për të prezantuar dhe ruajtur trashëgiminë artistike të bankës dhe si një vend për projekte kulturore prestigjioze.

Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news  
Twitter: twitter.com/intesasanpaolo 
LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo 

Ky dokument dhe as ndonjë pjesë e veçantë e tij, informacion apo e dhënë që paraqitet në të nuk përbën një kërkesë ose sugjerim për të ndërmarrë transaksione në instrumente financiare ose për të investuar në fonde të përbashkëta.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0