INFORMACION PER SHTYRJEN E AFATIT TE KREDIVE
18.03.2020
Tiranë, 18 Mars 2020 - Pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga emergjenca e COVID-19, Intesa Sanpaolo Bank Albania mirëpret vendimin e përbashkët të Kryeministrit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për të shtyrë këstet e kredive ekzistuese për një periudhë 3 mujore, për familjet dhe kompanitë e prekura nga emergjenca COVID-19.
Intesa Sanpaolo Bank Albania është e gatshme të qëndrojë pranë atyre familjeve dhe kompanive të prekura drejtpërdrejt dhe indirekt nga emergjenca COVID-19. Në këtë kohë, ne jemi duke zhvilluar plane të brendshme në lidhje me procedurat që do të ndiqen nga Banka dhe klientët e saj që dëshirojnë të shtyjnë kreditë ekzistuese dhe mbështetjen e mëtejshme për klientët tanë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë shpejt të gjitha kërkesat e dërguara. Ne i sigurojmë klientët tanë që po përdorim burime njerëzore të konsiderueshme për t'u shërbyer atyre sa më mirë. Menaxhmenti i Intesa Sanpaolo Bank Albania, dëshiron të vlerësojë profesionalizmin e punonjësve të saj, ata që ofrojnë shërbime për klientët në Degë dhe ata që punojnë në distancë nga shtëpia për të siguruar efektivitetin optimal të këtyre masave.