Intesa Sanpaolo Bank Albania mirëpret Roadshow 2026 të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave në Tiranë
19.02.2026
Më 17 shkurt 2026, Intesa Sanpaolo Bank Albania pati nderin të mirëpriste në Tiranë Roadshow-n e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave (DNB), duke bashkuar strukturat e Shitjeve për klientë Individë dhe ata të Biznesit për një sesion strategjik në kuadër të Planit të Biznesit të Grupit 2026–2029.
Banka u nderua veçanërisht nga prania e znj. Paola Papanicolaou, Drejtuese e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave, pjesëmarrja e së cilës theksoi rëndësinë e tregut shqiptar në strategjinë e rritjes së Divizionit. Vizita e saj rikonfirmoi lidhjen e fortë midis Grupit dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, si edhe ambicien e përbashkët për vitet në vijim.
Në aktivitet morën pjesë gjithashtu përfaqësues të lartë të Divizionit, përfshirë znj. Natascia Noveri, Drejtuese e IBD për Klientët Individë dhe Menaxhimin e Pasurisë; z. Giuseppe Ferraro, Drejtues i IBD për Bizneset (online), dhe z. Alessandro Dordolo, Drejtues i IBD për Burimet Njerëzore; sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm ekzekutiv të Intesa Sanpaolo Bank Albania, z. Giuseppe Giampietro, ekipin drejtues dhe përfaqësues të rrjetit të Bankës.
Një Udhëtim i Ri
Me pjesëmarrjen e znj. Papanicolaou dhe ekipit drejtues të DNB, nisëm një fazë të re transformimi.
Roadshow shënoi fillimin e një udhëtimi të ri, të fokusuar në rritje, inovacion dhe ekselencë në këshillim.
Nga shpërndarja e produkteve tek këshillimi i besueshëm.
Nga financimi si qëllim, tek marrëdhëniet e drejtuara nga këshillimi.
Nga shërbime tradicionale, tek ekselenca omnichannel.
Drejtimi strategjik është i qartë: evoluimi nga një model tradicional i orientuar drejt produkteve, në një qasje të drejtuar nga këshillimi, duke vendosur nevojat e klientëve, marrëdhëniet afatgjata dhe krijimin e vlerës në qendër të çdo veprimi.
Klientët Individë dhe Biznes: Një Ambicie e Përbashkët
Gjatë sesioneve të dedikuara për klientët Individë dhe Biznes u prezantuan prioritetet kryesore për vitet në vijim.
Në segmentin e Individëve dhe Menaxhimin e Pasurisë, fokusi është ndërtimi i një modeli të veçantë këshillimi omnichannel, që kombinon marrëdhëniet personale, mjetet dixhitale dhe produkte inovative për t’i shërbyer më mirë çdo segmenti klientësh.
Në segmentin e Biznesit, synimi është forcimi i rolit të Bankës si partner i besuar, duke mbështetur klientët jo vetëm përmes financimit, por edhe përmes zgjidhjeve të integruara këshilluese që kontribuojnë në rritje të qëndrueshme.
Shqipëria u theksua si një treg me potencial të lartë rritjeje, duke ofruar mundësi të rëndësishme për zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve këshilluese dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët.
Dialog me Rrjetin
Një moment veçanërisht i rëndësishëm i Roadshow ishte takimi i dedikuar ndërmjet drejtuesve të DNB dhe përfaqësuesve të Rrjetit të Degëve.
Ky sesion dëgjimi krijoi hapësirë për kolegët e vijës së parë që të ndanin perspektivat, përvojat dhe idetë e tyre drejtpërdrejt me drejtuesit e Divizionit. Dialogu i hapur rikonfirmoi një parim thelbësor të këtij transformimi: transformimi ndërtohet së bashku.
Angazhimi, bashkëpunimi dhe puna në ekip në të gjitha nivelet mbeten faktorët kyç të suksesit.
Performuesit më të Mirë
Gjatë Roadshow, përfaqësuesit me performancën më të lartë nga segmentet e Individëve dhe të Biznesit u vlerësuan dhe u shpërblyen për arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe kontributin e veçantë. Përkushtimi, rezultatet e qëndrueshme dhe angazhimi i tyre ndaj ekselencës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e suksesit të përgjithshëm dhe në vendosjen e standardeve të larta në të gjithë bankën.
Të Udhëheqim të Ardhmen së Bashku
Roadshow përfundoi me një mesazh të përbashkët: evoluimi drejt një banke më të orientuar drejt këshillimit do të formësohet nga njerëzit.
Duke investuar në ekipet tona, duke forcuar kapacitetet dhe duke punuar me një vizion të përbashkët, Intesa Sanpaolo Bank Albania është gati të nisë këtë udhëtim të ri me besim dhe ambicie.
Le të udhëheqim të ardhmen. Së bashku.