• No Suggestions Result

“Arti i Kursimit, Një mundësi për të mbështetur përfshirjen financiare përmes edukimit financiar të gjeneratës së re!"

24.10.2018

“Arti i Kursimit, Një mundësi për të mbështetur përfshirjen financiare përmes edukimit financiar të gjeneratës së re!"

Intesa Sanpaolo Bank Albania iu bashkua për të dytin vit rradhazi iniciativës së suksesshme ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo & Muzeut të Kursimit* (Museo del Risparmio), Galerive Italiane (Gallerie d’Italia) dhe Arkivës Historike për të festuar së bashku Ditën Botërore të Kursimit në 31 Tetor 2018! 

Prej 24 Tetorit deri në 7 Nëntor 2018 një iniciativë e gjerë kombëtare u organizua në të gjithë Shqipërinë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit & Rinisë, duke përfshirë rreth 2000 nxënës të shkollave fillore, rreth 600 nxënës të klasave 5-9, dhe rreth 280 nxënës të Gjimnazeve, duke i mësuar atyre përmes metodave të edukimit jo-formal rëndësinë e Kursimit përmes shembujve konkrete. Kjo iniciativë u shoqërua dhe me një fushatë interesante në mediat sociale. 

Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit & Rinisë ndërmorrën rolin e mbështetjes së edukimit financiar të fëmijëve e adoleshentëve duke përfshirë vullnetarisht punonjësit e Bankës, si instruktorë në klasa, për prezantimin e 3 kurrikulave (laboratorëve multimediale), përgatitur nga Muzeu i Kursimit në Torino, të krijuara enkas për grupmosha të ndryshme.  
Nga 24 Tetori deri në 7 Nentor, rreth 13% e kolegëve që punojnë në Intesa Sanpaolo Bank Albania vullnetarizuan duke dhënë një orë mësimi në 51 shkolla në të gjithë vendin.  
Rreth 2000 fëmijë të moshës 6-10 vjeç, rreth 600 fëmijë të moshës 11-14 vjeç dhe rreth 280 adoleshentë u bënë pjesë e kësaj iniciative, ku punonjësit e bankës ndanë konceptet kryesore të kursimit dhe rëndësisë së tij për të plotësuar ëndrrat. Nxënësit u angazhuan përmes lojrave dhe quizeve me synim familjarizimin e tyre me konceptet e menaxhimit të financave personale, duke identifikuar objektivat, duke i klasifikuar në afate kohore, dhe duke krijuar mundësi për biseda të hapura rreth koncepteve financiare bazë, përmes punës në grupe. 
Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, e mbështeti plotësisht këtë iniciativë, duke theksuar rolin aktiv të çdo punonjësi të Bankës, si një ambasador të shpërndarjes së informacionit dhe rritjes së ndërgjegjësimit rreth edukimit financiar dhe rëndësisë së tij në të gjitha shtresat sociale. “Ne mbetemi energjikë në vijimin e promovimit të edukimit financiar për të siguruar përfshirjen financiare. Vetëm duke ndërmarrë hapa konkretë, do të mund të ndihmojmë aksesin e gjeneratave të reja në shërbimet e ofruara nga sektori financiar. Secili prej nesh ka një rol për të luajtur dhe 75 kolegët tanë në këtë moment janë duke dhënë shembullin më të mirë personal! Rruga për të arritur përfshirjen financiare nis me edukimin financiar.” 
------
  Muzeu i Kursimit ka mision të ndihmojë njerëzit të kuptojnë se si mund t’i përdorin me efektivitet burimet e tyre financiare.  Një vend unik që sjell më afër publikun me një çështje kaq komplekse përmes mënyrave inovative, argëtuese, interaktive dhe shpesh mbresëlënëse. Muzeu synon të tërheqë një publik sa më të gjerë e të pa-specializuar që nga fëmijët e vegjël tek adoleshentët, të rriturit e të moshuarit. Materialet audio-vizuale janë krijuar duke pasur parasysh kuriozitetin e njerëzve dhe dëshirën e tyre për dije. 

Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440 
media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0