• No Suggestions Result

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

SJELL NJE PERVOJE UNIKE, TE SIGURTE, DHE TRANSPARENTE TE SHERBIMIT BANKAR DIXHITAL

Tiranë, 7 tetor, 2021: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, sjell një përvojë unike, të sigurtë dhe transparente të shërbimit bankar dixhital për klientët e saj, të cilët tani mund të përfitojnë nga procese të përfunduara brenda një aplikacioni të vetëm.

Të gjithë klientët e Intesa Sanpaolo Bank Albania që kanë të dhënat e tyre personale të përditësuara në sistemet e Intesa Sanpaolo Bank Albania, tani mund të regjistrohen në shërbimin e platformës Digital Banking tërësisht online, pa qenë nevoja të vizitojnë fizikisht Degët e Bankës.

Duke aktivizuar online firmën e tyre elektronike të autorizuar #withSIGN, klientët mund të nënshkruajnë kontratat në mënyrë elektronike dhe të kenë qasje në produktet dhe shërbimet e bankës jo vetëm tërësisht online, por edhe përmes krijimit të një procesi ku nuk është i nevojshëm përdorimi i letrës. Aktivizimi i firmës elektronike të autorizuar bëhet brenda aplikacionit Digital Banking dhe nuk kërkohen aplikacione të tjera, duke u siguruar klientëve tanë siguri të plotë në transaksionet bankare dixhitale.

Për aplikimin e kredisë së shpejtë konsumatore nuk kërkohet asnjë vizitë në degë dhe nuk printohet asnjë dokument. I gjithë procesi i aplikimit dhe disbursimit të kredisë së shpejtë konsumatore tani është i realizueshëm brenda platformës Digital Banking (desktop dhe celular).

Aplikimi për kartat e debitit mund të menaxhohet plotësisht online dhe klienti mund të zgjedhë degën ku dëshiron të marrë kartën e tij të debitit.

Menaxherët e Marrëdhënieve me Klientin do të dërgojnë te klientët oferta të personalizuara që mund të kontraktohen dhe realizohen tërësisht online. Klientët do të jenë në gjendje të ngarkojnë dokumentet e kërkuara online dhe të nënshkruajnë kontratat e tyre në mënyrë elektronike përmes firmës elektronike të autorizuar #withSIGN.

Inkurajojmë Klientët e Bankës tonë të përfitojnë plotësisht nga platforma e përditësuar e Digital Banking për plotësimin e nevojave të tyre të përditshme bankare, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në ambientet e Degëve të Bankës.

DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, z. Alessandro D’Oria, u shpreh:

“Versioni i përditësuar i aplikacionit tonë Digital Banking shënon një arritje të rëndësishme në marrëdhëniet me të gjithë klientët tanë individë dhe shpërblen përpjekjet e ndërrmara nga njerëzit tanë që synojnë ta bëjnë jetën e klientëve më të lehtë. Nënshkrimi dixhital në distancë së bashku me funksionalitetet e reja hapin dyert për një mënyrë të re të ndërveprimit me Bankën, duke vënë në pah përdorimin e teknologjive të sofistikuara, por duke ruajtur njëkohësisht edhe marrëdhënien njerëzore me klientët. Mund të shprehem me entuziasëm se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi pasi shumë përmirësime dhe shërbime të reja pritet të vijnë.”

 

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është Banka kryesore në Itali dhe një nga bankat më të qendrueshme dhe më fitimprurëse në Evropë. Ajo ofron shërbime tregtare, investime për korporatat, menaxhim të aseteve dhe shërbime të sigurimit. Grupi Intesa Sanpaolo ka afërsisht 14.7 milion klientë në Itali të cilët ndihmohen përmes dy kanaleve; dixhitale dhe tradicionale. Bankat filiale ndërkombëtare të Grupit shërbejnë 7.1 milion klientë që përbëhen nga filialet që operojnë në bankat tregtare në 12 vende në Evropën Qendrore Lindore dhe zonat e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe një rrjet ndërkombëtar specialistësh në mbështetje të klientëve të korporatave në 26 vende. Intesa Sanpaolo konsiderohet si një nga bankat më të qëndrueshme në botë. Për Grupin, krijimi i vlerës do të thotë të jesh nxitës i rritjes, për të mirën e shoqërisë dhe ekonomisë. Duke pasur parasysh shqetësimet mjedisore, Grupi ka krijuar një fond prej 6 miliardë eurosh për ekonominë qarkulluese. Intesa Sanpaolo mbështet përfshirjen kryesore ekonomike dhe projektet e uljes së varfërisë, duke përfshirë një fond ndikimi prej 1.5 miliardë eurosh për kreditë në dispozicion të grupeve shoqërore që luftojnë për të patur akses në kredi. Intesa Sanpaolo ka një nivel të lartë të përfshirjes në iniciativa kulturore, të organizuara nga Banka ose në bashkëpunim me subjekte të tjera në Itali dhe më gjerë. Këto përfshijnë ekspozita të përhershme dhe të përkohshme që tregojnë trashëgiminë mbresëlënëse artistike të Bankës në Gallerie d’Italia, muzetë e Grupit të vendosura në Milano, Napoli, Vicenza dhe së shpejti Torino.

Faqja zyrtare: group.intesasanpaolo.com

 

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionerëve, një ndjenjë e përkatësisë nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme të forcojmë kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë.

 

Faqe zyrtare: www.intesasanpaolobank.al

Për më shumë informacion: media.relation@intesasanpaolobank.al

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0